Shkollat verore 2019
Tashmë kanë filluar regjistrimet në shkollën verore në Akademinë Evolucion.
Ju që kërkoni të njihni dizajnin e modës, historinë e saj, strukturat dhe ndërtimin e koleksionit,ndërtimin e patronit dhe të veshjes.
Ju që ëndërroni të bëheni Dizajner të Modës dhe që jeni në dyshim të zgjedhjes së profesionit tuaj , të gjitha këto e shumë të tjera, jeni të ftuar të merni pjesë në kursin veror në Akademinë Evolucion.
Ky kurs është i përkryer për individët që dëshirojnë të hyjnë në botën e modës.Për ata persona që e kanë hobi këtë profesion por edhe për ata që e shohin të ardhmen si dizajner të suksesshëm brënda dhe jashte Kosovës.
Synimi I këtij kursi është që studentët të mësojne aftësitë themelore të tilla si zgjedhja e një koncepti, burimet e kërkimit, zhvillimin e ideve në modë si dhe ndërtimi I patronit dhe veshjes.
Teorija dhe praktika ndërthuren mirë me njëra tjetrën, të cilat sjellin në fund një koleksion te përfunduar dhe veshje të realizuara nga ky koleksion.
Kohëzgjatja e kursit është 4 javë prej:
01 deri më 29 Korrik 2019
5 ditë në javë nga 3 orë secila
Në fund të kursit studentët pajisen me certifiktë.
Këto kurse do të mbahen në laboratoret dhe nga profesorët dhe asistentët e Akademisë:
Enkelejda Shatri
Flora Loshi
Florina Hoxha
Rregjistrimet e kursit janë të hapura deri më 30 Qershor 2019
Per info te te tjera na telefononi ne:
Vala : 00388 44 396030
Ipko : 00383 49 345868
Fix : 00383 38 558 600