038 558 600  info@akademiaevolucion.com

BIBLIOTEKA

Mirësevini në Bibliotekën Online

Hyni në llogarinë tuaj të Bibliotekës

Biblioteka është në shërbimin tuaj për t’ju ofruar mundësinë e sigurimit të literaturës dhe e informimit shtesë, të cilat do t’ju ndihmojnë gjatë aktiviteteve mësimore dhe të hulumtimit. Biblioteka ka një koleksion të gjerë të librave për të mbështetur studimin tuaj, si dhe qasjen në një numër të madh të revistave online dhe e-libra. Për të shfrytëzuar shërbimet e bibliotekës juve ju nevojitet kartela e identitetit tuaj akademike.  

Zyrtarit përgjegjës për bibliotekë mund t’i drejtoheni për:

  • Paraqitjen e kërkesës dhe plotësimin e formularëve përkatës për regjistrim në bibliotekë;
  • Marrjen në shfrytëzim të literaturës;
  • Kthimin e literaturës që është marrë në shfrytëzim.

Huazimi dhe kthimi i librit

Libri ose materialet tjera të Bibliotekës huazohen për një kohë të caktuar dhe pas shfrytëzimit dorëzohet në Bibliotekë të Akademisë. Në rast të kthimit të librit ose materialeve të tjera kur Biblioteka është e mbyllur, studenti i drejtohet recepcionit për të bërë dorëzimin e tyre.

Shtypja dhe kopjimi

Një makinë për shtypje dhe fotokopjim bardhë e zi ndodhet në katin përdhes, në  anën e djathtë të Bibliotekës. Kërkesat për shtypje/fotokopjim bëhen vetëm nga kompjuterët e AE nën mbikqyrjen e zyrtares përgjegjëse për bibliotekën e AE’së.

 Stafi i Bibliotekës së Akademisë “Evolucion”

Mimoza Murtezi


Zyrtare përgjegjëse për bibliotekë


e-mail: m.murtezi@akademiaevolucion.com


Tel: +383 38 558 600  |  Mob: +383 44 344 711


Përkrahni Bibliotekën e Akademisë Evolucion

Ju faleminderit për shqyrtimin e mundësisë së dhurimit të një libri apo reviste për studentët dhe stafin tonë!

Fondacioni i Bibliotekës së Akademisë “Evolucion”.

Orari për shfrytëzimin e Biblotekës

E Hënë – E Premte nga 09:00 – 20:00