038 558 600  info@akademiaevolucion.com

Studentët e Dizajnit të Komunikimit në Akademinë Evolucion së bashku me Youth Innovation Center Peja përformuan me projektin e përbashkët për të pikturuar - murale në Shkollën e Artit Pejë! - Akademia Evolucion

  • July 6, 2023
  • by Akademia Evolucion
  • LAJME & NGJARJE
  • Comments Off on Studentët e Dizajnit të Komunikimit në Akademinë Evolucion së bashku me Youth Innovation Center Peja përformuan me projektin e përbashkët për të pikturuar – murale në Shkollën e Artit Pejë!

Ky projekt u zhvillua në kuadër të edicionit të dytë të RrugeFestit të përfshirë në festival të ANIBAR dhe komunën e Pejës, me një bashkëpunim të suksesshëm ndërmjet AE dhe YIC-Peja.

Studentët e Designit të Komunikimit AE në bashkpunim me prof. Vesa Govori-Hapçiu me marrëveshjen e organizatës YIC-Peja propozuan tematikwn për të shprehur kreativitetin e tyre jashtë mësimit klasor.

Studentët në lëndën e Vizatimit Dizajnit të Komunikimite të udhëhequr nga Prof. Vesa kishin mundësinë të gërmojnë thellë në një temë me interes duke gërshetuar veshjet tradicionale me anën artistike dhe të kryejnë kërkime duke fituar një kuptim më të thellë të temës ““RrugëFest – Who are We?!” .

Studentët të përzgjedhur nga prof.Vesa në këtë projekt:

1. Albina Avdiji

2. Adonis Thaqi

3. Dea Kelmendi

4. Kron Salihu

5. Dion Raqi

Me një afat kohor studentët pikturuan murin me portretin e një personazhi kombëtar, femrën tradicionale të përzgjedhur me shumë kujdes,të pikturuar në formatin 2D, ku si mënyrë e shprehjes ishte performaca me brushë, ngjyrë dhe kujdes të shtruar në skele të larta.

Studentët tanë me anë të përformancës në mural nxitën kreativitetin dhe bënë një punë të palodhshme me aftësitë e tyre organizative dhe menaxhuese në hapësirën më të bukur të qytetit të Pejës në murin e lartë të shkollës së Artit Pejë.

Me mbështetjen e AE’së dhe organizatës YIC-Peja, ky bashkëpunim jo vetëm që pasuroi projektin por gjithashtu hap dyert për rrjetëzimin dhe ndërtimin e lidhjeve me individë me të njëjtin mendim kreativ dhe Artistik.