038 558 600  info@akademiaevolucion.com

DEPARTAMENTET

e Akademisë Evolucion

Departamenti i Dizajnit të Modës

Kërkesat në industri si edhe në modë janë shumë komplekse dhe shumë kërkuese. Prandaj zhvillimi dhe evoluimi në fushën e modës nuk mund te varet gjatë nga spontaniteti ose improvizimi momental. Sot, tregu kerkon kreativitet, kompetencë, seriozitet, ndjeshmëri dhe kulturë të cilat i bashkangjiten talentit.

Në programet tona studentët, marrin njohuri qe nga njohja e thellë e materialeve, njohuri nga historia e modës, që nga lindja e njerëzimit dhe deri në ditët e sotme dhe aplikimi i tyre në stil.
Ata njihen me krijimin e stilit personal dhe modelimet e teknikave në patron. Pra që në fillim studentet e kërkojnë stilin e tyre dhe ndërtojen atë.

Çdo gjë është e prekeshme sepse orët teorike janë të shoqëruara me ato praktike të cilat në art janë shumë të rëndësishme.

Gjitashtu studentët krijojnë koleksionet e tyre jo vetëm në veshje por edhe në aksesorë që është një pjesë e rëndësishme e botës se modës.

Njohuritë profesionale që merren në këtë fakultet, e ndihmojnë studentin qe jo vetëm te dale nga kjo shkollë si nje stilist, por edhe si një drejtues i nje salloni ose shtëpie mode ose të jetë në gjendje të punojë në një fabrikë të tekstilit, si stilist ose konsulent mode në një televizion, shoqeri etj.

Fakulteti ynë si i tillë, është i vetmi i Licencuar nga MASHT ( 503/02-1).

Akademia Evolucion ( ish Instituti i Modës Evolucion), në fushën e dizajnit te modës është shkolla e vetme në Ballkan që përfaqëson njrin ndër Institutet me zë në botën e modës Instituto di moda Burgo me të cilin ka marrëveshje.
Akademia jone mundëson këmbim studentësh ne nivel Bachelor, dhe sudime Masteri në Itali.

Synimet e drejtimit

Programi trevjeçar në shkollën tonë ofron nivel Bachelor të studimeve, i cili me anë të teknikave dhe kërkimeve në dizajn të modës dhe në fushat tjera e ndihmojnë studentin që nga fillimi i studimeve të ndihet dhe të jetë një stilist dhe artist i vërtetë.

Qëllimi i këtij drejtimi është përgatitja e stilistëve të ardhshëm, që do të japin kontributin e tyre në zhvillimin e industrisë së modës në Kosovë dhe në rajon. Objektivi është kualifikimi profesional i stilistëve të rinj, që aspirojnë të krijojnë në këtë lëmi.

Të arriturat e përgjithshme

Viti i parë:

Studenti do të dëshmojë se kupton dhe mund t’i aplikojë me sukses bazat e studimeve të artit dhe formave tjera te dizajnit;
Studenti do të arrijë të definojë dhe të shpjegojë konceptet kryesore bashkëkohore, teoritë dhe qasjet e studimeve kulturore/mediale, siç praktikohen në universitetet moderne përëndimore;
Studenti do të fitojë njohuri në historine e kostumeve që nga antikiteti e deri me sot;
Studenti do të arrijë të analizojë ndikimin e institucioneve, teknologjive dhe formave mediale në sferën kulturore dhe sociale duke marrur shembuj konkretë lokalë e globalë;
Studenti do të arrijë të zhvillojë premisat e para si profesionist i dizajnit të modës në aspektin individual;
Studenti do të njihet me bazat e ndërtimit të patronit dhe të modelimit si dhe me bazat e ndërtimit të veshjes;
Studenti do të fitojë njohuri të stilimit te veshjeve;
Studenti do të përfitojë njohuri bazë në ndërtimin e materialeve të ndryshme të tekstilit. Do të mund të dallojë ato dhe do të përfitojë njohuri në aplikimin dhe kombinimin e tyre në industrinë e modës.

Viti i dytë:

Studenti do të arrijë të aplikojë profesionalisht dhe në mënyrë të thuktë konceptet dhe teoritë kryesore në krijimin e veshjeve;
Studenti do të njihet me idetë, konceptet dhe mjeshtrinë e inspirimit për krijimin e veshjes;
Studenti do të vazhdojë të merr njohuri të avancuara në ndërtimin e patronit si hallkë themelore në industrinë e veshjeve;
Studenti do të arrijë të kuptojë konceptet themelore mbi stilizmin, dhe do të arrijë të realizojë punën e tij duke patur parasysh rëndësinë e domethënies autoriale të krijimi dhe kuptimit që i jipet asaj nga stilistët;
Studenti do të njihet me historinë e veshjeve;
Studenti do të njihet me praktikat e realizimit të një koleksioni që nga ideja e deri në finalizim;
Studenti merr njohuri në shfrytëzimin e programeve kompjuterike në realizimin e krijimeve të tyre.
Studenti do të mësojë të punojë si pjesë e grupit dhe në mënyrë individuale.

Viti i tretë:

Studenti do të arrijë që në mënyrë të suksesshme të planifikojë, menaxhojë dhe implementojë projekte në dizajnin e modës;
Studenti do të zhvillojë njohuri të avansuara në zhvillimin e stilit dhe do të arrijë t’i aplikojë këto njohuri në krijimtarinë e tij;
Studenti do të arrijë që të kuptojë se si kombinohen aftësitë kreative, teknologjike, administrative dhe të punës ekipore në produksionin e modës, që nga ideja e deri në finalizim;
Studenti do të jetë në gjendje të realizojë tërësisht i pavarur krijimet e tij;
Studenti merr njohuri themelore në planifikimin dhe menaxhimin e një projekti dhe të biznesit të tij;
Studenti do të arrijë të planifikojë, të hulumtojë, të menaxhojë dhe të prodhojë koleksionin e tij me kualitetit të lartë apo projekt profesional, duke aplikuar njohuritë e tij të nxëna gjatë studimeve;
Studentët realizojnë projektin e diplomimit (sfilatën) duke punuar në mënyrë grupore, por duke dhënë kontributin e tyre individual që nga planifikimi e deri në realizimin e plotë të tij.

Metodologjia mësimore

Ky program aplikon strategji bashkëkohore metodologjike si për mësimdhënës ashtu edhe për studentë, të bazuar në ide, forma dhe praktika të reja.

Programi është i bazuar në dy shtylla kryesore: Stilizëm dhe Modelizëm/Patronizëm, të marrura nga Istituto di Moda Burgo dhe të pasuruara me praktikat e shkollave të njohura të modës ne Evropë.

Metodat e mësimdhënies janë bashkëkohore dhe gërshetojnë pothuajse të gjitha metodat e mësimdhënies në artet aplikative: mësim i bazuar në projekt, ligjërata, ushtrime praktike, punë e përbashkët dhe interaktive, krijim i portofolios profesionale, ligjërues mysafirë, diskutime, përvojë pune praktike në institucione partnere, etj.
Puna praktike zhvillohet kryesisht në studio të shkollës.
Notimi dhe evaluimi Realizimi i detyrave; analiza e punimeve; ese; prezantime; portofolio të punimeve praktike; planifikimi i punës; menaxhimi i projekteve (gjatë studimeve) mediale.

Mundësitë e punësimit

Fakti që të gjithë të diplomuarit e deritashëm në Akademinë Evolucion janë të punësuar në profesionin e tyre, tregon për mungesën aktuale dhe kërkesën për një profil të tillë të krijuesve profesionalë.

Punëdhënësit potencial

Ekzistojnë më shumë se 10 fabrika të tekstilit, qindra studio të dizajnit të modës, 4 televizione nacionale si dhe më shumë se 50 transmetues televizivë lokalë, dhjetra shkolla me drejtime profesionale të dizajnit dhe teknologjisë së tekstilit, dhjetra teatro lokale, dhjetra mediume informative e kulturore të shkruara, që kërkojnë profesionistë në fushën e dizajnimit të veshjeve, kostumografisë dhe kritikës së modës.

Meqenëse studentët do të kenë aftësi teknike dhe teorike, ata do të jenë stilistë, kostumografë, patronistë, kritikë të modës, realizues të veshjeve etj.

Pas përfundimit të suksesshëm të programit, studentët do të jenë praktikues kritikë dhe kreativë dhe mund të bëhen pjesë e sektorit medial në cilësi të ndryshme.

Përveç njohurive të mira në një fushë të specializuar sipas zgjedhjes së tyre, ata poashtu do të kenë edhe një pasqyrim të shkëlqyeshëm dhe të plotë të fushave të ndërlidhura të ekspertizës, industrive dhe njohuri të profesioneve të ndryshme të kësaj lëmije.

Kjo do t’iu mundësojë studentëve të identifikojnë marrëdhëniet e rëndësishme brenda këtij sektori dhe t’iu japë atyre një pasqyrë më të thellë brenda punës efektive në ekip.
Poashtu, synimi ynë është që studentëve t’iu japim përkrahjen e duhur të mendojnë në mënyrë kritike dhe si ndërmarrës.

Studentët, që me sukses e kryejnë programin, do të jenë në gjendje të fillojnë iniciativa të reja – të hapin studio të reja, punojnë si stilistë të pavarur, hapin ndërmarrje dhe punësojnë vetveten dhe të tjerët, të punojnë si profesionistë të vetëpunësuar, etj.

Normat e Kalueshmërisë së Programit

Normat e kalueshmërisë së programit janë të njëjta për të gjitha lëndët. Përqindja minimale për kalim është 50%. Ndryshimet mund të ndodhin vetëm në mënyrën se si zhvillohet vlerësimi (p.sh. teste, detyra, projekte, prezantime), por jo në pragun e kalimit.

Mënyra e vlerësimit dhe kriteret për përfitimin e pikëve qartësohen në syllabus-in e çdo lënde, i cili u prezantohet studentëve në fillim të semestrit, në javën e parë. Syllabus-i specifikon qartë elementet e vlerësimit, peshat e tyre dhe format përmes të cilave studenti arrin rezultatin final.

Institucioni mbledh dhe përpunon statistika vjetore të kalueshmërisë për secilën lëndë, program dhe vit akademik. Këto të dhëna ndihmojnë në monitorimin e procesit mësimor, identifikimin e nevojave për përmirësim dhe planifikimin e veprimeve zhvillimore.

Statistikat përkatëse dhe analizat e tyre përfshihen në Raportin Vjetor të Institucionit, duke siguruar transparencë dhe llogaridhënie në veprimtarinë akademike.

Procedurat e vleresimit

Procedurat e
vlerësimit në Akademinë “Evolucion” i përshtaten natyrës së lëndës dhe
janë të rregulluara me Rregulloret e studimeve Bachelor dhe Master.
(vendos lidhezen per ta derguar tek rregulloret) Programet e studimeve
përbëhen nga një numër lëndësh të detyrueshme dhe zgjedhore, ku një
semester ka gjithsej 30 kredi, ndërsa një vit akademik 60 kredi.
Mësimdhënësit janë të obliguar të informojnë studentët për programin
mësimorë dhe procedurat e vlërësimit. Kriteret e vlerësimit janë të
përshkruara kjartë në syllabuset e secilës lendëd dhe mësimdhënësit janë
të obliguar tia prezantojnë ato studentëve në javën e parë të
ligjeratave. Në kuadër të kritereve të vlerësimit hyn: dorëzimi i
seminareve, projekteve, detyrave të shtëpisë, vijueshmëria, testet
finale me shkrim ose me gojë dhe puna praktike. Puna e studentëve
vlerësohet vazhdimisht gjatë semestrit dhe gjatë një viti akademik.

Mësimi dhe mësimdhëni

Aktiviteti mësimor në Akademinë “Evolucion” realizohet nga katër programe të organizuara në 3
departamente akademike:
– Programi i Dizajnit të Modës, niveli BA dhe MA, në kuadër të Departamentit të Dizajnit
të Modës;
– Programi i Dizajnit të Komunikimit, niveli BA, në kuadër të Departamenti të Dizajnit të
Komunikimit; dhe
– Programi i Stilizëm dhe Komunikim në Modë, në kuadwr tw Departamentit të Stilizmit
dhe Komunikimit në Modë
Objektivat e mësimdhënies dhe mësimnxënies në Akademinë “Evolucion”.
Studentët e Akademisë “Evolucion” marrin një arsimim të kualitetit të lartë dhe konkurrues në
suaza ndërkombëtare, që plotëson kërkesat e tregut të punës në fushat specifike. Për të
përmbushur këtë qëllim, modernizimi i qasjes arsimore është një proces i vazhdueshëm, duke
përfshirë programet e studimit dhe metodat e mësimdhënies, si dhe konceptin e përgjithshëm të
arsimit dhe rolet e palëve të ndryshme në procesin arsimor. Studentët duhet të marrin më shumë
përgjegjësi për formësimin e studimeve të tyre dhe për arritjen e rezultateve të të nxënit.
Ky synim është theksuar edhe në Planin strategjik të Akademisë “Evolucion” dhe veçanërisht në
kapitullin e saj të Programeve të studimit.
Për të arritur objektivat e lartpërmendura, në Akademinë “Evolucion” mes tjerash, vazhdojnë
aktivitetet e mëposhtme:
– promovimi i përdorimit të formave të hapura të studimit, integrimit në mes të lëndëve dhe
mësimit nga njëra tjetra;
– zhvillimi i metodave për rritjen e transparencës dhe krahasueshmërisë së vlerësimit;
– zbatimi i formave të reja të studimit për të zhvilluar nismën e studentëve, aftësitë
sipërmarrëse, sipas nevojave të tregut të punës dhe të punës në grup;
– Marrja dhe transmetimi i informacioneve të reja në zhvillimet e artit, dizajnit dhe
teknologjisë duke ndikuar në formimin e studentëve si profesionistë në fushata e
caktuara;
– Ndikimi në zhvillimin e karakterit artistik, profesional dhe personal nëpërmjet
metodikave adekuate të mesimdhënies dhe mësimnxënies duke respektuar lirinë kritike
dhe talentin e tyre;
– Inkurajimi dhe mbështetja në procese dhe përfshirja e tyre në projekte.
Disa nga objektivat që duhet të rezultojnë nga aktivitetet e mësipërme janë:

– reduktimi i fragmentimit të kurrikulave;
– zhvillimi i aftësive sipërmarrëse të studentëve dhe
– intensifikimi i bashkëpunimit me punëdhënësit.

Kualifikimet e dhëna

Pas përfundimit me sukses të studimeve, Akademia “Evolucion” jep këto kualifikime zyrtare të akredituara:

Bachelor në Dizajn të Modës (BA)
Studentët fitojnë specializim në Dizajn Mode ose Patron, në varësi të drejtimit të zgjedhur në vitin e tretë të studimeve.

Të drejtat dhe përgjegjësitë e studentëve

Të drejtat dhe përgjegjësitë e studentëve të Akademisë “Evolucion” janë të përcaktuara në dokumentet zyrtare të institucionit dhe publikohen në uebfaqe për transparencë të plotë. Këto dokumente përfshijnë:

Statutin e Akademisë Evolucion
Rregulloren e Studentëve
Doracakun e Studentëve
Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit të Studentëve
Procedurën e Ankimimit për Studentët – e zhvilluar së fundi dhe e publikuar në web

Këto dokumente përmbajnë informacion të detajuar mbi:
– të drejtat akademike dhe administrative të studentëve
– përgjegjësitë gjatë studimeve
– pjesëmarrjen në proceset institucionale përmes Këshillit të Studentëve
– kodin e sjelljes dhe standardet etike
– procedurat e ankesave dhe mjetet e mbrojtjes së të drejtave studentore

Akademia “Evolucion” publikon tarifat vjetore të shkollimit dhe pagesat administrative për secilin program të studimit, duke siguruar transparencë të plotë për të gjithë kandidatët dhe studentët. Pagesa e tarifës vjetore mund të realizohet me këste fleksibile deri në 12 muaj, sipas planit të miratuar nga Zyra e Financave.

  1. Tarifat vjetore të shkollimit 2025/2026
  • Dizajn i Modës – Bachelor (BA): 2,000 € në vit
  1. Tarifat administrative

Zyra e Financave është e obliguar të zbatojë tarifat administrative sipas rasteve të mëposhtme:

2.1 Zëvendësimi i kartelës së studentit

Në rast të humbjes ose dëmtimit të kartelës së studentit:
10 €

2.2 Tarifa për dokumente pas diplomimit

  • Pasqyra e notave – 5 €
  • Pasqyra e notave në gjuhën angleze – 5 €
  • Pasqyra e notave me data provimesh në gjuhën shqipe – 5 €
  • Diploma e zëvendësuar (dublikatë) – 50 €
  • Shtojca e diplomës – 2 €
  • Certifikata e diplomimit – 2 €
  • Programi i studimeve & përshkrimi i lëndëve (SHQ/ANG) – 10 €

2.3 Tarifa për provime të përsëritura

Nëse studenti/ja në tri afatet e rregullta nuk paraqet ose nuk kalon provimin, nga afati i katërt e tutje aplikohet tarifa:
5 € për çdo provim të përsëritur

2.4 Regjistrimi i semestrit

  • Regjistrimi brenda afatit → pa pagesë
  • Regjistrimi jashtë afatit → 10 €

Regjistrimi i semestrit lejohet vetëm për studentët që kanë kryer pagesat e tarifave të vitit.

2.5 Regjistrimi i semestrave pas përfundimit të vitit të tretë (BA)

Studentët që:

  • kanë përfunduar tri vite studim,
  • nuk kanë diplomuar, ose
  • kanë provime të pambyllura,

duhet të vazhdojnë regjistrimet derisa të diplomojnë.

Tarifa për çdo semestër shtesë:
10% e shumës së kontratës për semestër

2.6 Tarifa për përsëritje lënde / transfer

Në rast të:

  • përsëritjes së lëndës me kërkesë të studentit/es, ose
  • transferimit nga një institucion tjetër dhe detyrimit për të ndjekur lëndë shtesë,

studenti/ja paguan koston e lëndëve 

Mundësitë e larmishme të mësimnxënies

Akademia “Evolucion” ofron forma të ndryshme dhe bashkëkohore të mësimnxënies, të cilat mbështesin zhvillimin akademik, praktik dhe krijues të studentëve në të gjitha programet e studimit.

Ligjërata teorike dhe seminare
Punë praktike në studio dhe laboratorë profesionalë
Punëtori dhe trajnime me ekspertë të jashtëm
Projekte të lidhura me industrinë dhe bashkëpunëtorët profesionalë
Vizita studimore dhe punë në terren
Pjesëmarrje në konkurse, ekspozita dhe evente publike
Projekte kërkimore-artistike dhe punë të pavarura
Mësim i kombinuar dhe qasje në platforma digjitale

Këto forma mësimnxënieje u mundësojnë studentëve të zhvillojnë aftësi të avancuara profesionale, kreative dhe bashkëpunuese, të nevojshme për tregun bashkëkohor të punës.

Akademia “Evolucion” çdo vit ndan bursa për studentët nga kategori të rrezikuara sociale, përfshirë:

– studentët që rrjedhin nga familjet e dëshmorëve të luftës së fundit,
– jetimët,
– familjet pa një prind,
– studentët me aftësi të kufizuara,
– studentët nga familje me të ardhura të ulëta, etj.

Akademia “Evolucion” mbështet gjithashtu të rinjtë dhe nënat familje-mbajtëse të fshatit “SOS” me bursa, ndërsa çdo vit ndan 3 bursa për vajzat që mbështeten nga Fondacioni BUCINCA, i cili ndihmon vajzat nga zonat rurale ose nga familje me kushte të vështira ekonomike.

Po ashtu, Akademia “Evolucion” organizon, financon dhe bashkëpunon çdo vit në projekte me impakt të përgjithshëm shoqëror dhe në dobi të komunitetit. Kriteri kryesor në miratimin e propozimeve për bashkëpunim në projekte — në cilësinë e financuesit, bashkëfinancuesit ose pjesëmarrësit — është dobia për komunitetin.

Disa shembuj të këtij angazhimi përfshijnë:
– përkrahjen dhe pjesëmarrjen në konferencën vjetore të organizatës “Let’s Do It World” të mbajtur në Kosovë;
– iniciimin e transformimit të objektit të vjetër të Termokos (tash “Termokiss”) në qendër kulturore, përmes projektit ndërkombëtar “Unifikimi”;
– organizimin e sfilatave dhe aktiviteteve kreative me fëmijët e shoqatës Autizmi Flet, me fëmijët me sindromën Down, si dhe me organizatën Hendikos;
– përkrahjen e studentëve në Albania Designers Competition, të zhvilluar në mediumin prestigjioz Vizion Plus, ku tre studentë të AE-së kanë fituar vendin e parë, të tretë dhe të katërt, duke u shpërblyer me bursa studimi në nivel Master në Akademinë “Evolucion”;

   Akademia ka ofruar bursë për studimet Master në Dizajn Mode në kuadër të Muza Competition.  

Programi i studimit Master në drejtimin e Dizajnit të Modës ofron njohuri të avancuara në lëmitë, trendet dhe shkathtësitë e Dizajnit të Modës. Programi kombinon njohuritë teorike/kritike për artin dhe shkathtësitë praktike në dizajnin e veshjeve.

Përmbajtja e nivelit Master mundëson studim të pavarur dhe të specializuar, ashtu që nga studentët kërkohet përqendrim në lëmi të caktuar të studimeve. Kështu, studentët që përfundojnë me sukses këtë program, formohen si profesionistë të aftësuar në lëminë e dizajnit dhe në të gjitha fazat e krijimit të veshjeve si: patronit, prerjes, qepjes, ndërtimit të veshjeve dhe ndërtimit të veshjeve në kukull.

Poashtu, studentët do të zotërojnë filozofi të përcaktuar të dizajnit dhe bazë të fortë të të kuptuarit e historikut të kostumeve. Programi i inkurajon sudentët të synojnë përsosmëri në metodologjitë krijuese, në studimin e trendeve, në parashikimin e tyre si dhe në teknikat e prezantimit.

Ky program i studimit i aftëson studentët të krijojnë dizajne inovative dhe aktuale njëkohësisht, që janë të përshtatshme për prodhuesit dhe tregtuesit e tyre brenda dhe jasht vendit. Të drejtë regjistrimi kanë kandidatët që kanë diplomë Bachelor në drejtim të Dizajnit të Modës, Kostumografi/Skenografi, Dizajn Tekstili, Inxhinjeri Tekstili ose nga drejtime të fushave të ngjashme.

Përparësi kanë kandidatët që kanë përvojë kreative dhe interesim të shtuar në studimin profesional të dizajnit. Studentët do të punojnë vetëm dhe në grup dhe nën mbikëqyrje të ligjëruesve.

Ky program, është i akredituara nga Agjencia për Akreditim e Kosovës. Niveli Master (MA) zgjatë 2 vite dhe përmbanë 120 ECTS kredi.

Normat e Kalueshmërisë së Programit

Normat e kalueshmërisë së programit janë të njëjta për të gjitha lëndët. Përqindja minimale për kalim është 50%. Ndryshimet mund të ndodhin vetëm në mënyrën se si zhvillohet vlerësimi (p.sh. teste, detyra, projekte, prezantime), por jo në pragun e kalimit.

Mënyra e vlerësimit dhe kriteret për përfitimin e pikëve qartësohen në syllabus-in e çdo lënde, i cili u prezantohet studentëve në fillim të semestrit, në javën e parë. Syllabus-i specifikon qartë elementet e vlerësimit, peshat e tyre dhe format përmes të cilave studenti arrin rezultatin final.

Institucioni mbledh dhe përpunon statistika vjetore të kalueshmërisë për secilën lëndë, program dhe vit akademik. Këto të dhëna ndihmojnë në monitorimin e procesit mësimor, identifikimin e nevojave për përmirësim dhe planifikimin e veprimeve zhvillimore.

Statistikat përkatëse dhe analizat e tyre përfshihen në Raportin Vjetor të Institucionit, duke siguruar transparencë dhe llogaridhënie në veprimtarinë akademike.

Procedurat e vleresimit

Procedurat e
vlerësimit në Akademinë “Evolucion” i përshtaten natyrës së lëndës dhe
janë të rregulluara me Rregulloret e studimeve Bachelor dhe Master.
(vendos lidhezen per ta derguar tek rregulloret) Programet e studimeve
përbëhen nga një numër lëndësh të detyrueshme dhe zgjedhore, ku një
semester ka gjithsej 30 kredi, ndërsa një vit akademik 60 kredi.
Mësimdhënësit janë të obliguar të informojnë studentët për programin
mësimorë dhe procedurat e vlërësimit. Kriteret e vlerësimit janë të
përshkruara kjartë në syllabuset e secilës lendëd dhe mësimdhënësit janë
të obliguar tia prezantojnë ato studentëve në javën e parë të
ligjeratave. Në kuadër të kritereve të vlerësimit hyn: dorëzimi i
seminareve, projekteve, detyrave të shtëpisë, vijueshmëria, testet
finale me shkrim ose me gojë dhe puna praktike. Puna e studentëve
vlerësohet vazhdimisht gjatë semestrit dhe gjatë një viti akademik.

Mësimi dhe mësimdhënia

Aktiviteti mësimor në Akademinë “Evolucion” realizohet nga katër programe të organizuara në 3
departamente akademike:
– Programi i Dizajnit të Modës, niveli BA dhe MA, në kuadër të Departamentit të Dizajnit
të Modës;
– Programi i Dizajnit të Komunikimit, niveli BA, në kuadër të Departamenti të Dizajnit të
Komunikimit; dhe
– Programi i Stilizëm dhe Komunikim në Modë, në kuadwr tw Departamentit të Stilizmit
dhe Komunikimit në Modë
Objektivat e mësimdhënies dhe mësimnxënies në Akademinë “Evolucion”.
Studentët e Akademisë “Evolucion” marrin një arsimim të kualitetit të lartë dhe konkurrues në
suaza ndërkombëtare, që plotëson kërkesat e tregut të punës në fushat specifike. Për të
përmbushur këtë qëllim, modernizimi i qasjes arsimore është një proces i vazhdueshëm, duke
përfshirë programet e studimit dhe metodat e mësimdhënies, si dhe konceptin e përgjithshëm të
arsimit dhe rolet e palëve të ndryshme në procesin arsimor. Studentët duhet të marrin më shumë
përgjegjësi për formësimin e studimeve të tyre dhe për arritjen e rezultateve të të nxënit.
Ky synim është theksuar edhe në Planin strategjik të Akademisë “Evolucion” dhe veçanërisht në
kapitullin e saj të Programeve të studimit.
Për të arritur objektivat e lartpërmendura, në Akademinë “Evolucion” mes tjerash, vazhdojnë
aktivitetet e mëposhtme:
– promovimi i përdorimit të formave të hapura të studimit, integrimit në mes të lëndëve dhe
mësimit nga njëra tjetra;
– zhvillimi i metodave për rritjen e transparencës dhe krahasueshmërisë së vlerësimit;
– zbatimi i formave të reja të studimit për të zhvilluar nismën e studentëve, aftësitë
sipërmarrëse, sipas nevojave të tregut të punës dhe të punës në grup;
– Marrja dhe transmetimi i informacioneve të reja në zhvillimet e artit, dizajnit dhe
teknologjisë duke ndikuar në formimin e studentëve si profesionistë në fushata e
caktuara;
– Ndikimi në zhvillimin e karakterit artistik, profesional dhe personal nëpërmjet
metodikave adekuate të mesimdhënies dhe mësimnxënies duke respektuar lirinë kritike
dhe talentin e tyre;
– Inkurajimi dhe mbështetja në procese dhe përfshirja e tyre në projekte.
Disa nga objektivat që duhet të rezultojnë nga aktivitetet e mësipërme janë:

– reduktimi i fragmentimit të kurrikulave;
– zhvillimi i aftësive sipërmarrëse të studentëve dhe
– intensifikimi i bashkëpunimit me punëdhënësit.

Kualifikimet e dhëna

Pas përfundimit me sukses të studimeve, Akademia “Evolucion” jep këto kualifikime zyrtare të akredituara:

Master në Dizajn të Modës (MA)

Të drejtat dhe përgjegjësitë e studentëve

Të drejtat dhe përgjegjësitë e studentëve të Akademisë “Evolucion” janë të përcaktuara në dokumentet zyrtare të institucionit dhe publikohen në uebfaqe për transparencë të plotë. Këto dokumente përfshijnë:

Statutin e Akademisë Evolucion
Rregulloren e Studentëve
Doracakun e Studentëve
Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit të Studentëve
Procedurën e Ankimimit për Studentët – e zhvilluar së fundi dhe e publikuar në web

Këto dokumente përmbajnë informacion të detajuar mbi:
– të drejtat akademike dhe administrative të studentëve
– përgjegjësitë gjatë studimeve
– pjesëmarrjen në proceset institucionale përmes Këshillit të Studentëve
– kodin e sjelljes dhe standardet etike
– procedurat e ankesave dhe mjetet e mbrojtjes së të drejtave studentore

Akademia “Evolucion” publikon tarifat vjetore të shkollimit dhe pagesat administrative për secilin program të studimit, duke siguruar transparencë të plotë për të gjithë kandidatët dhe studentët. Pagesa e tarifës vjetore mund të realizohet me këste fleksibile deri në 12 muaj, sipas planit të miratuar nga Zyra e Financave.

  1. Tarifat vjetore të shkollimit 2025/2026
  • Dizajn i Modës – Master (MA): 1,800 € në vit
  1. Tarifat administrative

Zyra e Financave është e obliguar të zbatojë tarifat administrative sipas rasteve të mëposhtme:

2.1 Zëvendësimi i kartelës së studentit

Në rast të humbjes ose dëmtimit të kartelës së studentit:
10 €

2.2 Tarifa për dokumente pas diplomimit

  • Pasqyra e notave – 5 €
  • Pasqyra e notave në gjuhën angleze – 5 €
  • Pasqyra e notave me data provimesh në gjuhën shqipe – 5 €
  • Diploma e zëvendësuar (dublikatë) – 50 €
  • Shtojca e diplomës – 2 €
  • Certifikata e diplomimit – 2 €
  • Programi i studimeve & përshkrimi i lëndëve (SHQ/ANG) – 10 €

2.3 Tarifa për provime të përsëritura

Nëse studenti/ja në tri afatet e rregullta nuk paraqet ose nuk kalon provimin, nga afati i katërt e tutje aplikohet tarifa:
5 € për çdo provim të përsëritur

2.4 Regjistrimi i semestrit

  • Regjistrimi brenda afatit → pa pagesë
  • Regjistrimi jashtë afatit → 10 €

Regjistrimi i semestrit lejohet vetëm për studentët që kanë kryer pagesat e tarifave të vitit.

2.5 Regjistrimi i semestrave pas përfundimit të vitit të tretë (BA)

Studentët që:

  • kanë përfunduar tri vite studim,
  • nuk kanë diplomuar, ose
  • kanë provime të pambyllura,

duhet të vazhdojnë regjistrimet derisa të diplomojnë.

Tarifa për çdo semestër shtesë:
10% e shumës së kontratës për semestër

2.6 Tarifa për përsëritje lënde / transfer

Në rast të:

  • përsëritjes së lëndës me kërkesë të studentit/es, ose
  • transferimit nga një institucion tjetër dhe detyrimit për të ndjekur lëndë shtesë,

studenti/ja paguan koston e lëndëve 

Mundësitë e larmishme të mësimnxënies

Akademia “Evolucion” ofron forma të ndryshme dhe bashkëkohore të mësimnxënies, të cilat mbështesin zhvillimin akademik, praktik dhe krijues të studentëve në të gjitha programet e studimit.

Ligjërata teorike dhe seminare
Punë praktike në studio dhe laboratorë profesionalë
Punëtori dhe trajnime me ekspertë të jashtëm
Projekte të lidhura me industrinë dhe bashkëpunëtorët profesionalë
Vizita studimore dhe punë në terren
Pjesëmarrje në konkurse, ekspozita dhe evente publike
Projekte kërkimore-artistike dhe punë të pavarura
Mësim i kombinuar dhe qasje në platforma digjitale

Këto forma mësimnxënieje u mundësojnë studentëve të zhvillojnë aftësi të avancuara profesionale, kreative dhe bashkëpunuese, të nevojshme për tregun bashkëkohor të punës.

Akademia “Evolucion” çdo vit ndan bursa për studentët nga kategori të rrezikuara sociale, përfshirë:

– studentët që rrjedhin nga familjet e dëshmorëve të luftës së fundit,
– jetimët,
– familjet pa një prind,
– studentët me aftësi të kufizuara,
– studentët nga familje me të ardhura të ulëta, etj.

Akademia “Evolucion” mbështet gjithashtu të rinjtë dhe nënat familje-mbajtëse të fshatit “SOS” me bursa, ndërsa çdo vit ndan 3 bursa për vajzat që mbështeten nga Fondacioni BUCINCA, i cili ndihmon vajzat nga zonat rurale ose nga familje me kushte të vështira ekonomike.

Po ashtu, Akademia “Evolucion” organizon, financon dhe bashkëpunon çdo vit në projekte me impakt të përgjithshëm shoqëror dhe në dobi të komunitetit. Kriteri kryesor në miratimin e propozimeve për bashkëpunim në projekte — në cilësinë e financuesit, bashkëfinancuesit ose pjesëmarrësit — është dobia për komunitetin.

Disa shembuj të këtij angazhimi përfshijnë:
– përkrahjen dhe pjesëmarrjen në konferencën vjetore të organizatës “Let’s Do It World” të mbajtur në Kosovë;
– iniciimin e transformimit të objektit të vjetër të Termokos (tash “Termokiss”) në qendër kulturore, përmes projektit ndërkombëtar “Unifikimi”;
– organizimin e sfilatave dhe aktiviteteve kreative me fëmijët e shoqatës Autizmi Flet, me fëmijët me sindromën Down, si dhe me organizatën Hendikos;
– përkrahjen e studentëve në Albania Designers Competition, të zhvilluar në mediumin prestigjioz Vizion Plus, ku tre studentë të AE-së kanë fituar vendin e parë, të tretë dhe të katërt, duke u shpërblyer me bursa studimi në nivel Master në Akademinë “Evolucion”;

   Akademia ka ofruar bursë për studimet Master në Dizajn Mode në kuadër të Muza Competition.  

Procesi i regjistrimit të studentëve është i rregulluar me ligj, Statutin institucional të Akademisë “Evolucion” dhe rregulloret dhe procedurat e brendshme. Veçanërisht në pesë vitet e kaluara, programet tona janë zgjedhja e parë e studentëve për të studiuar, kështu numri i studentëve të aftë për t’u pranuar është një numër fiks për çdo program.

Procedurat dhe kriteret për regjistrimin në programet bachelor dhe master brenda Akademisë “Evolucion” janë të përcaktuara qartë në Rregulloren për Studimet Bachelor, Rregulloren për Studimet Master dhe gjithashtu janë botuar në Doracakun e Studentëve.

Përveç kësaj, kur shpallet konkursi për procesin e regjistrimit çdo vit, Akademia “Evolucion”, si me kërkesë të ligjit ashtu edhe në mbështetje të strategjisë së reklamimit dhe PR të Akademisë “Evolucion”, publikon online dhe në media kriteret e pranimit, procedurat e aplikimit, informacionin mbi tarifat e shkollimit, shpenzimet shtesë që duhet të planifikohen gjatë studimeve dhe informacion mbi bursat financiare apo të tjera dhe mundësitë e tjera që kanë studentët potencialë.

AE pranon studentë me një gamë të gjerë të aftësive dhe kualifikimeve në programin për të cilin aplikon. Ne ftojmë aplikantët të marrin pjesë në një intervistë, ku ata do të kenë mundësinë të paraqesin punën e tyre, të njoftohen me planprogramin, të shohin ambientet e shkollës, punën e studentëve në programet e tjera dhe hapësirat e ligjëratave/ushtrimeve.

Kriteret unike për organizimin dhe kushtet e regjistrimit në studime, kushtet e regjistrimit të vitit akademik, kohëzgjatja e studimeve, ndërrimi i programit të studimeve, procedura nga paraqitja e kërkesës, elaborimi deri në mbrojtjen e punimit të diplomës baçelor, si dhe çështjet tjera të rëndësishme për studimet themelore bachelor janë të rregulluara me Rregulloren për Studimet Bachelor.

Studentët që dëshirojnë të regjistrohen për programin duhet të ofrojnë dëshmi se ata kanë përvojën dhe/ose kualifikimin që do t’i përgatisë ata që të kenë sukses. Kriteret e pranimit janë si më poshtë:

  • Portfolio e dëshmive në krijimtarinë kreative/artistike

  • Motivimi për të pasur sukses në industrinë kreative

  • Diploma e shkollës së mesme dhe certifikatat e notave

  • Certifikata e Provimeve të Maturës Shtetërore

  • Certifikata e lindjes

  • Dy fotografi

Të gjithë studentët duhet të dorëzojnë portofoliot e tyre (të cilat mund të përfshijnë vizatim, ilustrime, kreacione (veshje), fotografi dhe përmbajtje të tjera relevante për t’u konsideruar si portofol), dokumente opsionale shtesë si CV-te, duke nënvizuar punën profesionale/arsimore dhe formularin e rregullt të aplikimit.

Kjo dëshmi përdoret për të përcaktuar përshtatshmërinë e aplikantit për programin. Prioritet i jepet aplikantëve që ofrojnë dëshmi dhe tregojnë përkushtim. Ne mirëpresim studentët që kanë hulumtuar sektorin e arsimit të lartë si një opsion.

Të gjithë aplikantët e pranuar duhet të plotësojnë një pyetësor të aftësive themelore në Zyrën e Sigurimit të Cilësisë, në mënyrë që të mund të përcillet zhvillimi i tyre i gjithanshëm gjatë studimeve.

Dyert e hapura

Akademia “Evolucion” organizon çdo vit aktivitetin tradicional “Dita e Dyerve të Hapura”, një ngjarje e dedikuar prezantimit të programeve të studimit, laboratorëve, projekteve dhe ambienteve mësimore për të gjithë të interesuarit. Ky aktivitet shërben si platformë informuese dhe ndërvepruese, ku maturantët, prindërit dhe vizitorët kanë mundësinë të njihen nga afër me procesin mësimor dhe punimet e studentëve.

Gjatë vitit akademik 2025, në kuadër të këtij aktiviteti u mbajt edhe ekspozita e punimeve të studentëve, ku u prezantuan projekte krijuese, koleksione mode, dizajne grafike dhe punime të realizuara gjatë semestrave të kaluar. Ekspozita u shërbeu maturantëve si mundësi konkrete për të parë rezultatet e punës së studentëve dhe nivelin profesional që ofrojnë departamentet e Akademisë.

“Dita e Dyerve të Hapura” kontribuon në rritjen e transparencës dhe promovimin e institucionit, duke krijuar një hapësirë të hapur komunikimi mes Akademisë dhe komunitetit. Vizitorët informohen nga afër për programet Bachelor dhe Master, stafin akademik, laboratorët, shërbimet dhe procedurat e regjistrimit.

Ky aktivitet luan një rol të rëndësishëm në orientimin e të rinjve drejt zgjedhjes së duhur akademike dhe profesionale, duke u ofruar atyre informacion të drejtëpërdrejtë, të qartë dhe të besueshëm.

Broshurat dhe fletushkat

Akademia “Evolucion” publikon rregullisht broshura informuese dhe fletushka promocionale, të cilat përmbajnë informacion të detajuar për programet e studimit, strukturën akademike, shërbimet, laboratorët, projektet, aktivitetet studentore dhe procedurat e regjistrimit.

Këto materiale shpërndahen gjatë aktiviteteve promocionale, Ditës së Dyerve të Hapura, panaireve të edukimit, vizitave në shkolla të mesme dhe eventeve të tjera institucionale, me qëllim informimin e saktë dhe transparent të kandidatëve potencialë dhe palëve të interesit.

Programet përfshijnë projekte kërkimore dhe aktivitete kreative, të cilat publikohen rregullisht në uebfaqe për informim të palëve të interesit.
Kërkimi shkencor dhe artistik në Akademinë Evolucion është i bazuar në veprimtari kreative, bashkëpunime me industrinë dhe institucionet kulturore, si dhe në projekte të pavarura të stafit akademik dhe studentëve.

Në kuadër të programeve, institucioni realizon dhe publikon:
Projekte kërkimore-artistike të stafit akademik
Bashkëpunime me industrinë dhe partnerë profesionistë
Projekte me institucione kulturore vendore dhe ndërkombëtare
Projekte individuale dhe kolektive të studentëve
Aktivitete kreative dhe ekspozita të organizuara nga departamentet

Këto projekte sigurojnë transparencë, rrisin dukshmërinë akademike dhe tregojnë angazhimin e institucionit në zhvillimin e kërkimit dhe praktikës artistike.

Projekte të vazhdueshme kërkimore dhe kreative

Prishtina Fashion Nights – projekt i vazhdueshëm
Muza Competition – projekt i vazhdueshëm
Riciklimi i veshjeve – ekspozitë “Rilindja Gjelbër” – projekt i vazhdueshëm që zhvillohet çdo vit me komponentë kërkimorë dhe kreativë
Bashkëpunimet me industrinë e modës (brandet dhe bizneset vendore/internacionale)
Partneritetet me institucione kulturore
Punëtoritë kreative të vazhdueshme (workshops)

Projeket kolektive dhe individuale të studentëve
Aktivitete vjetore ekspozuese të departamenteve DM/DK

Projektet e vitit akademik 2024/2025

• Organizata YOUTH – “RrugëFest”, Pejë – Dizajn Mode / Dizajn Komunikimi – 03.07.2024
• Muza Competition III – Dizajn Mode / MA – 03.05.2024
• Prishtina Fashion Nights – Dizajn Mode – 16.03.2024
• B Models Future Designer 2024 – Dizajn Mode – 06.07.2024
• Panairi i Edukimit – Edicioni i 16-të – Dizajn Mode – 16–17.04.2024
• Prishtina Mall Fashion Week – Dizajn Mode – 18.04.2024
• Prishtina Fashion Nights 2025 – Dizajn Mode – 12.04.2025
• Riciklimi i veshjeve – Ekspozitë “Rilindja Gjelbër” – Dizajn Mode – 12.04.2025
• Muza Competition – Edicioni i 4 – Dizajn Mode – 26.06.2025
• Workshop – Dizajn Mode – 06.07.2025
• Albania Fashion Week – Dizajn Mode – 25.10.2025
• Festivali i Filmit Frankofon – Dizajn Mode / Dizajn Komunikimi – 26.10.2025
• Panairi i Odës Ekonomike – Dizajn Mode / Dizajn Komunikimi – 24.10.2025

Projekte të vazhdueshme kërkimore

Projeket e vazhdueshme kërkimore të Akademisë “Evolucion” zhvillohen çdo vit dhe përfshijnë aktivitete artistike, dizajni, bashkëpunime me industrinë, si dhe projekte me impakt social e kulturor. Ato mbështeten në procese hulumtimi, zhvillim konceptesh, eksperimentim materialesh dhe dokumentim të praktikës kreative.

1. Muza Competition

Projekt vjetor kërkimor-artistik për zhvillim kreativ, modelim dhe prezentim të produkteve të modës.
(Projekt i vazhdueshëm)

2. Prishtina Fashion Nights

Platformë prezantimi dhe eksplorimi të tendencave të reja në modë përmes kërkimit vizual dhe praktikës artistike.
(Projekt i vazhdueshëm)

3. Riciklimi i Veshjeve – “Rilindja Gjelbër”

Projekt kërkimor mbi dizajnin e qëndrueshëm, riciklimin e tekstileve dhe eksperimentimin me materiale të ripërdorura.
(Projekt i vazhdueshëm)

4. Workshop-et vjetore të Dizajnit të Modës

Punëtori praktike dhe kërkimore për zhvillimin e teknikave të avancuara në modë, konstruksion dhe modelim.
(Projekt i vazhdueshëm)

5. Ekspozitat vjetore të studentëve (DM / DK / SKM)

Ekspozita me karakter kërkimor-artistik që shfaqin rezultatet e projekteve të studimit dhe punëve të integruara.
(Projekt i vazhdueshëm)

6. Festival du Film Francophone – bashkëpunimi kërkimor DM/DK

Projekt kërkimor me komponentë të komunikimit vizual, kostumografisë dhe prezantimit artistik për evente kulturore ndërkombëtare.
(Projekt i vazhdueshëm)

7. “Unifikimi” – projekt ndërkombëtar i bashkëpunimit kulturor

Projekt kërkimor mbi transformimin e hapësirave urbane në qendra arti dhe dizajni, në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë.
(Projekt i vazhdueshëm)

8. Bashkëpunimet me industri, brende dhe kompani kreative

Projektet e përvitshme që lidhen me zhvillimin e koleksioneve, brendingun, komunikimin vizual dhe prezantimet profesionale.
(Projekte të vazhdueshme)

9. Projektet sociale me fokus artistik dhe dizajn

Sfilata dhe aktivitete kreative me:
– Autizmi Flet
– Sindroma Down
– Hendikos
– SOS Village
– Fondacioni Bucinça
(Projekte të vazhdueshme)

10. Albania Designers Competition & projekte kombëtare

Pjesëmarrja e përvitshme e studentëve në kompeticione kombëtare dhe ndërkombëtare me rezultatet e dokumentuara kërkimore-artistike.
(Projekt i vazhdueshëm)

Dizajn Mode Bachelor

Studentët, të cilët përfundojnë me sukses këtë program, janë të formuar si profesionistë të trajnuar në fushën e projektimit dhe në të gjitha fazat e krijimit të veshjeve, si: ndërtimi i koncepteve, duke filluar nga pjesa hulumtuese, deri tek krijimi i skicave artistike dhe teknike, marrja e masave, ndërtimi i modelit në letër (patroni), prerja dhe realizimi final i veshjeve (qepja).

Gjithashtu, studentët do të posedojnë filozofinë e përcaktuar të dizajnit, projektimit dhe të kuptuarit të mirë të historisë së artit dhe modës. Programi inkurajon studentët të kërkojnë përsosmëri në metodologjitë krijuese, në studimin e tendencave, atë të parashikimit dhe prezantimin teknik të tyre.

Rezultatet kryesore të mësimit të këtij programi janë:

  1. Studenti do të demonstrojë të kuptuarit e procesit të dizajnit të modës, në ndërtimin e veshjeve të ndryshme dhe teknikat bashkëkohore të ilustrimit në modë;
  2. Studenti do të jetë i aftë për të ndërtuar veshje duke e shfrytëzuar patronin dhe praktikuar analizën e patronit;
  3. Studenti do të jetë në gjendje të aplikojë metoda të vizatimit, teknikat dhe mjete të tjera të ilustrimit, për të shprehur idetë e tyre të dizajnit;
  4. Studenti do të jetë në gjendje të aplikojë njohuritë në lidhje me përbërjen, teknologjinë, karakteristikat dhe specifikimet tjera të materialeve kryesore të tekstilit, të përdorura në industrinë e Dizajnit të Modës;
  5. Studenti do ta ketë të zhvilluar identitetin e tij/saj si dizajner/e i/e pavarur, stilist dhe krijues i modës, në gjendje të njohë dhe të kombinojë krijimet e ndryshme të modës në bazë të trendeve të kohës;
  6. Studenti do të jetë i aftë për të qepur veshjet standarde dhe artistike të femrave, meshkujve dhe të fëmijëve dhe të demonstrojë të kuptuarit e të gjitha specifikave të realizimit të veshjeve në industrinë e modës;
  7. Studenti do të jetë në gjendje për të planifikuar të gjitha aktivitetet, buxhetin, kohën dhe burimet tjera të nevojshme për dizajnimin, krijimin dhe ekspozimin e një koleksioni të modës, duke përfshirë Photoshoot-in, krijimin e katalogëve dhe PR-in;
  8. Studenti do të jetë në gjendje për të krijuar veshje përmes procesit/teknikës draping – ndërtimit të veshjes drejtpërdrejt në kukull dhe të kombinojë metodën draping dhe teknikën e ndërtimit të patronit;
  9. Studenti do të jetë në gjendje të demonstrojë të kuptuarit në aranzhimin vizual (visual merchandizing) dhe të ekspozojë koleksionet, duke u bazuar në trendet aktuale, politikat e brendit dhe kërkesat e tregut;
  10. Studenti do të jetë i aftë të përdorë njohuritë mbi historinë e artit dhe kostumeve, për të dizajnuar dhe krijuar kostumet e llojeve të ndryshme për qëllime të ndryshme.

Dizajn Mode MA

Rezultatet e pritura të programit

Studentët, të cilët përfundojnë me sukses këtë program bëhen artistë të vërtetë me kompetencë si Dizajner të Modës, stilistë, ligjërues në shkollat e mesme profesionale, drejtor artistik, kritikë të artit, illustrator, dhe menaxherë të brendeve, etj,.

Përveç kësaj, studentët forcojnë aftësitë e tyre në krijimin e veshjeve në të gjitha fazat dhe organizimin e linjave të prodhimit.

Gjithashtu, programi është dizajnuar për të futur një formë më të avancuar të kërkimit për projektet dhe koleksionet. Ai iu mundëson studentëve që të kuptojnë në mënyrë profesionale fibrat dhe materialet e tekstilit në një dimension tjetër si artistë të fibrave.

Rezultatet kryesore të mësimit të këtij programi janë:

  1. Studentët do të përmbushen intelektualisht dhe do të jenë në gjëndje të posedojnë aftësi vetëstudiuese në kombinim me mësimdhënie dhe mësimnxënie nëpërmjet metodologjisë të stafit akademik;
  2. Studenti do të demonstrojë të kuptuarit e avancuar të procesit të dizajnit të Modës dhe do të jetë në gjendje të aplikojë veprimet kryesore në kuadër të procesit krijues (konteksti, konceptualizimi dhe kreativiteti) dhe krijimit të një koleksioni të modës;
  3. Studenti do të demonstrojë të kuptuarit e avancuar të parimeve dhe metodave të hulumtimit dhe do jetë i aftë t’i zbatojë ato në mënyrë efektive në projektet e dizajnit të modës;
  4. Studenti do të jetë në gjendje të përgatisë dhe të prezantojë koleksionet, duke theksuar elementet themelore dhe lidhjen ndërmjet ideve kryesore të aplikuara në bazë të praktikave më te mira në dizajn, duke përdorur koncepte origjinale në modë;
  5. Studenti do të demonstrojë kapacitetin për të identifikuar qasjet sistematike në modë me një theks në fenomenet psikologjike, sociale dhe ekonomike dhe gjatë procesit të dizajnit të krijimeve të tij do të përdorë perceptimet e ndryshme të stilit, veçanërisht ato që dallojnë sipas etnitetit dhe klasës sociale;
  6. Studenti do të jetë në gjendje të marrë pjesë në projekte intensive në temat e zgjedhura në përputhje me trendet aktuale ndërkombëtare, si dizajner me përvojë ose pjesë e një grupi, përmes komunikimit interaktiv dhe bashkëpunimit;
  7. Studenti do të jetë në gjendje të përdorë softuerin parametrik 3-D CAD CAM parametrik (nga prodhuesi “Lectra”) gjatë procesit të zhvillimit të patronit për industrinë e modës dhe konfeksionit; 
  8. Studenti do të jetë në gjendje për të planifikuar të gjitha aktivitetet, buxhetin, kohën dhe burimet tjera të nevojshme për dizajnimin, krijimin dhe ekspozimin e një koleksioni të modës, duke përfshirë Photoshoot-in, Illustratorin, vizatimin digjital për krijimin e katalogëve dhe pregratitjen e Marketingut dhe PR-in;
  9. Studenti do të jetë në gjëndje për të planifikuar të gjitha aktivitetet, buxhetin, kohën planifikimin e vendeve të punës, materialet shpenzuese, etj. në teknologjinë e konfeksionit.
  10. Të gjithë këto komponent investojnë në ngritjen intelektuale, artistike, teknike dhe pedagogjike, duke ju dhënë të drejtën të diplomuarve të punësohen edhe në fushën e mësimdhënies.

Akademia “Evolucion” ofron një gamë të gjerë shërbimesh dhe lehtësish profesionale që mbështesin procesin mësimor dhe zhvillimin praktik të studentëve. Këto përfshijnë:

Laboratorë profesionalë për secilin departament, të pajisur sipas nevojave specifike të programeve të studimit
Makina qepëse dhe prerëse industriale, manekinë profesionale dhe pajisje për konstruksion dhe realizim të veshjeve
Laboratorë të projektimit grafik dhe dizajnit me kompjuterë, softuer profesional dhe pajisje të specializuara
Studio profesionale të fotografisë për projektet vizuale dhe komunikimin vizual
Studio të vizatimit dhe ilustrimit, të pajisura me mjete të punës kreative
Punishte me mostra të materialeve ndërtimore dhe tekstile, sipas fushave të dizajnit
Hapësira të ligjëratave dhe ushtrimeve të teknologjisë 
Hapësira ekspozuese për prezantimin e projekteve studentore
Bibliotekë dhe resurse digjitale për kërkim akademik dhe artistik

Departamenti i Dizajnit të Komunikimit

Dizajni i komunikimit/(Dizajn grafik & Multimedia), program bachelor (3vjecar, 180 ECTS), ofron nje kurrikulum fleksibel dhe nderdisiplinor i cili eshte shume i harmonizuar me nevojat e studenteve individuale.

Kurset ofrohen ne te gjitha fushat e shprehjes se Dizajnit komunikativ/Multimedias dhe jane te ndertuara ne menyre qe te frymezojne dhe ushqejne kretivitetin individual e gjithashtu marrjen persiper te promovimit visual dhe conceptual.

Fakulteti yne divers perfaqeson nje varietet te shkelqyer te kendveshtrimeve,teknikave dhe mbeshtetjes ne Dizajnin komunikativ/multimedia.

Synimet e drejtimit

Qëllimi i këtij programi është përgatitja profesionale dhe kualifikimi formal i disenjatorëve të komunikimit si dhe drejtuesve të rinj të marketingut, që do të japin kontributin e tyre në zhvillimin e mjeteve të komunikimit në kompanitë kosovare dhe rajonale.

Të arriturat e përgjithshme

Viti i parë:

Studenti do të dëshmojë se kupton dhe mund t’i aplikojë me sukses bazat e studimeve të artit dhe formave tjera te dizajnit;
Studenti do të arrijë të definojë dhe të shpjegojë konceptet kryesore bashkëkohore, teoritë dhe qasjet e studimeve kulturore/mediale siç praktikohen në universitetet bashkëkohore të kësaj lëmije;
Studenti do të fitojë njohuri ne historinë e dizajnit;
Studenti do të arrijë të zhvillojë tiparet e para si profesionist i dizajnit të komunikimit në aspektin individual;
Studenti do të njihet me bazat e dizajnit grafik;
Studenti do te fitojë njohuritë e përgjithshme mbi dizajnin si disciplinë komunikuese dhe mënyrat e aplikimit e tij në shoqërinë e sotme (hyrje në dizajn);
Studenti fiton njohuri në tri lloje të shkrimit kaligrafik si dhe njohuri të historisë së simboleve dhe shkronjave, rrjedhimisht tipografisë, prej filleve të saj deri në shekullin 20 (tipo 1);
Studenti mëson historinë e lashtë të artit prej filleve të tij (histori arti);
Studenti mëson bazat e përgjithshme të vizatimit si teknikë themelore të çdo arti (vizatimi 1);
Sudenti fillon të zbatojë programin themelor kompjuterik për dizajn – Adobe illustrator si në teori ashtu edhe në praktikë, si mjet kyç për aplikimin e teknikave të çdo dizajneri; (DTP)
Studenti mëson bazat e fotografisë, si pjesë të pandashme të dizajnit dhe teknologjinë e përpunimit të saj në praktikë (foto 1).

Viti i dytë:

Studenti do të arrijë aplikojë profesionalisht dhe në mënyrë të thuktë konceptet dhe teoritë kryesore në dizajnin e komunkimit;
Studenti do të njoftohet me idetë, konceptet dhe mjeshtërinë e inspirimit rreth krijimit te dizajnit;
Studenti do të vazhdojë të marrë njohuri te avancuara në ndërtimin e brendit;
Studenti do të arrijë të kuptojë konceptet themelore të dizajnit dhe do të arrijë të realizojë punën e tij duke patur parasysh rëndësinë e domethënies autoriale të krijimi dhe kuptimit që i jipet asaj nga dizajnerët;
Studenti do të punojë si pjesë e grupit dhe në mënyrë individuale;
Studenti do të mësojë për dizajnin në teori dhe observim, si dhe do të bëjë analizë të thuktë të procesit të krijimit të identitetit vizual në praktikë (dizajn);
Studenti mëson për stilet tipografike të shekullit njëzet deri sot, tipografët më të njohur dhe llojet më të përdorura të shkronjave si dhe rregullat e tipografisë në teori dhe praktikë (tipo2);
Studenti mëson për historinë e re të dizajnit dhe stilet që mbizotëruan gjatë saj (histori dizajni);
Studenti vazhdon të ushtrojë shkathtësin e vizatimit si mjet i zbatimit të ideve në dizajn ( viz. për dizajn);
Sudenti zbaton programin Adobe in Design, si njohuri supreme për dizajnimin e materialit të shtypur si libri, revista, gazeta etj. ( DTP);
Studenti merr njohuritë e para në krijimin e imazhit të korporatës – duke filluar nga realizimi i idesë iniciale dhe deri te zhvillimi i saj në praktikë ( imazhi i korportes);
Studenti mëson për teknikat, rregullat dhe mënyrat e përdorimit të fotografisë për realizimin e tërësishëm të dizajnit (foto2).

Viti i tretë:

Studenti do të arrijë që në mënyrë të suksesshme të planifikojë, menaxhojë dhe implementojë projekte ne dizajnin e komunikimit;
Studenti realizon kompletimin e projektit përfundimtar të brendingut dhe krijimit të identitetit vizual (Dizajn 3);
Studenti bën modifikimin, dizajnimin tipografik dhe kompletimin e projektit përfundimtar për dizajnimin e fontit të ri (tipo 2);
Studenti mëson metodat e formimit të imazhit vizual me projektimin e tërësishëm të dizajnit e zbatuar në praktikë (imazhi i korp);
Studenti zbaton e shkathtësitë e arritura të vizatimit në formë digjitale për integrimin e tij në dizajn (viz. Për dizajn);
Studenti mëson rregullat dhe zbatimin e dizajnit tipografik dhe të imazheve në ëeb ( rrjet) (ëeb design);
Studenti krijon portfolion si mjet efektiv për relacion me klientelën dhe zotëron strategjitë që duhen aplikuar për të qenë në hap me marketingun dhe dizajnin si pjesë e tij (strategjite e marketingut, portfolio);
Studenti do të jetë në gjendje të realizojë tërësisht i pavarur krijimet e tij;
Studenti merr njohuri themelore në planifikimin dhe menaxhimin e një projekti dhe të biznesit të tij;
Studenti do të arrijë të planifikojë, të hulumtojë, të menaxhojë dhe të prodhojë projekt profesional duke aplikuar njohuritë e tij të nxëna gjatë studimeve;
Studentët realizojnë projektin e diplomimit duke punuar në mënyrë grupore, por duke dhënë kontributin e tyre individual që nga planifikimi e deri në realizimin e plotë të tij;

Metodologjia mësimore

Metodat e mësimdhënies janë bashkëkohore dhe gërshetojnë pothuajse të gjitha metodat e mësimdhënies në artet aplikative: mësim i bazuar në projekt, ligjërata, ushtrime praktike, punë e përbashkët dhe interaktive, krijim i portofolios profesionale, ligjërues mysafir, diskutime, përvojë pune praktike në instutucione partnere, etj.
Puna praktike zhvillohet kryesisht në ambientet e shkollës apo në bashkëpunim me kompani që vepron në atë lëmi apo në rolin e klientit. Poashtu, gjatë studimeve, përvec trajnimeve bazë, vazhdimisht propozohen aktivitete shtesë si projekte të vecanta, punëtori (ëorkshop-e), seminare, pjesëmarrja në konkurse, konferenca dhe vizita në kompani të ndryshme.

Mundësitë e punësimit

Fakti që të gjithë të diplomuarit e deritashëm në Akademinë Evolucion janë të punësuar në profesionin e tyre, tregon për mungesën aktuale dhe kërkesën për një profil të tillë të krijuesve profesionalë.

Punëdhënësit potencial

Ekzistojnë më dhjetra studio te dizajnit, shtypshkronja, media te shkruara dhe elektronike, kompani biznesi, banka, institucione publike që kanë mungesë të kuadri që di të ideojë dhe të realizojë projekte propagandistike, ndërtimin e imazhit dhe ruajtjen e tij. Meqenëse, studentët fitojnë aftësi teknike dhe teorike, ata do të jenë kryesisht krijues të përmbajtjes si dizajner, drejtorë marketingu, ideatorë dhe bartës të fushatave të marketingut, etj.
Pas përfundimit të suksesshëm të programit, studentët do të jenë praktikues kritikë dhe kreativë dhe mund të bëhen pjesë e sektorit medial në cilësi të ndryshme. Përveç njohurive të mira në një fushë të specializuar sipas zgjedhjes së tyre, ata poashtu do të kenë edhe një pasqyrim të shkëlqyeshëm dhe të plotë të fushave të ndërlidhura të ekspertizës, industrive dhe njohuri të profesioneve të ndryshme të kësaj lëmije. Kjo do t’iu mundësojë studentëve të identifikojnë marrëdhëniet e rëndësishme brenda këtij sektori dhe t’iu japë atyre një pasqyrë më të thellë brenda punës efektive në ekip.

Normat e Kalueshmërisë së Programit

Normat e kalueshmërisë së programit janë të njëjta për të gjitha lëndët. Përqindja minimale për kalim është 50%. Ndryshimet mund të ndodhin vetëm në mënyrën se si zhvillohet vlerësimi (p.sh. teste, detyra, projekte, prezantime), por jo në pragun e kalimit.

Mënyra e vlerësimit dhe kriteret për përfitimin e pikëve qartësohen në syllabus-in e çdo lënde, i cili u prezantohet studentëve në fillim të semestrit, në javën e parë. Syllabus-i specifikon qartë elementet e vlerësimit, peshat e tyre dhe format përmes të cilave studenti arrin rezultatin final.

Institucioni mbledh dhe përpunon statistika vjetore të kalueshmërisë për secilën lëndë, program dhe vit akademik. Këto të dhëna ndihmojnë në monitorimin e procesit mësimor, identifikimin e nevojave për përmirësim dhe planifikimin e veprimeve zhvillimore.

Statistikat përkatëse dhe analizat e tyre përfshihen në Raportin Vjetor të Institucionit, duke siguruar transparencë dhe llogaridhënie në veprimtarinë akademike.

Procedurat e vleresimit

Procedurat e vlerësimit në Akademinë “Evolucion” i përshtaten natyrës së lëndës dhe janë të rregulluara me Rregulloret e studimeve Bachelor dhe Master. (vendos lidhezen per ta derguar tek rregulloret) Programet e studimeve përbëhen nga një numër lëndësh të detyrueshme dhe zgjedhore, ku një semester ka gjithsej 30 kredi, ndërsa një vit akademik 60 kredi. Mësimdhënësit janë të obliguar të informojnë studentët për programin mësimorë dhe procedurat e vlërësimit. Kriteret e vlerësimit janë të përshkruara kjartë në syllabuset e secilës lendëd dhe mësimdhënësit janë të obliguar tia prezantojnë ato studentëve në javën e parë të ligjeratave. Në kuadër të kritereve të vlerësimit hyn: dorëzimi i seminareve, projekteve, detyrave të shtëpisë, vijueshmëria, testet finale me shkrim ose me gojë dhe puna praktike. Puna e studentëve vlerësohet vazhdimisht gjatë semestrit dhe gjatë një viti akademik. 

Mësimi dhe mësimdhënia

Aktiviteti mësimor në Akademinë “Evolucion” realizohet nga katër programe të organizuara në 3
departamente akademike:
– Programi i Dizajnit të Modës, niveli BA dhe MA, në kuadër të Departamentit të Dizajnit
të Modës;
– Programi i Dizajnit të Komunikimit, niveli BA, në kuadër të Departamenti të Dizajnit të
Komunikimit; dhe
– Programi i Stilizëm dhe Komunikim në Modë, në kuadwr tw Departamentit të Stilizmit
dhe Komunikimit në Modë
Objektivat e mësimdhënies dhe mësimnxënies në Akademinë “Evolucion”.
Studentët e Akademisë “Evolucion” marrin një arsimim të kualitetit të lartë dhe konkurrues në
suaza ndërkombëtare, që plotëson kërkesat e tregut të punës në fushat specifike. Për të
përmbushur këtë qëllim, modernizimi i qasjes arsimore është një proces i vazhdueshëm, duke
përfshirë programet e studimit dhe metodat e mësimdhënies, si dhe konceptin e përgjithshëm të
arsimit dhe rolet e palëve të ndryshme në procesin arsimor. Studentët duhet të marrin më shumë
përgjegjësi për formësimin e studimeve të tyre dhe për arritjen e rezultateve të të nxënit.
Ky synim është theksuar edhe në Planin strategjik të Akademisë “Evolucion” dhe veçanërisht në
kapitullin e saj të Programeve të studimit.
Për të arritur objektivat e lartpërmendura, në Akademinë “Evolucion” mes tjerash, vazhdojnë
aktivitetet e mëposhtme:
– promovimi i përdorimit të formave të hapura të studimit, integrimit në mes të lëndëve dhe
mësimit nga njëra tjetra;
– zhvillimi i metodave për rritjen e transparencës dhe krahasueshmërisë së vlerësimit;
– zbatimi i formave të reja të studimit për të zhvilluar nismën e studentëve, aftësitë
sipërmarrëse, sipas nevojave të tregut të punës dhe të punës në grup;
– Marrja dhe transmetimi i informacioneve të reja në zhvillimet e artit, dizajnit dhe
teknologjisë duke ndikuar në formimin e studentëve si profesionistë në fushata e
caktuara;
– Ndikimi në zhvillimin e karakterit artistik, profesional dhe personal nëpërmjet
metodikave adekuate të mesimdhënies dhe mësimnxënies duke respektuar lirinë kritike
dhe talentin e tyre;
– Inkurajimi dhe mbështetja në procese dhe përfshirja e tyre në projekte.
Disa nga objektivat që duhet të rezultojnë nga aktivitetet e mësipërme janë:

– reduktimi i fragmentimit të kurrikulave;
– zhvillimi i aftësive sipërmarrëse të studentëve dhe
– intensifikimi i bashkëpunimit me punëdhënësit.

Kualifikimet e dhëna

Pas përfundimit me sukses të studimeve, Akademia “Evolucion” jep këto kualifikime zyrtare të akredituara:

Bachelor në Dizajn Komunikimi (BA)

Të drejtat dhe përgjegjësitë e studentëve

Të drejtat dhe përgjegjësitë e studentëve të Akademisë “Evolucion” janë të përcaktuara në dokumentet zyrtare të institucionit dhe publikohen në uebfaqe për transparencë të plotë. Këto dokumente përfshijnë:

Statutin e Akademisë Evolucion
Rregulloren e Studentëve
Doracakun e Studentëve
Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit të Studentëve
Procedurën e Ankimimit për Studentët – e zhvilluar së fundi dhe e publikuar në web

Këto dokumente përmbajnë informacion të detajuar mbi:
– të drejtat akademike dhe administrative të studentëve
– përgjegjësitë gjatë studimeve
– pjesëmarrjen në proceset institucionale përmes Këshillit të Studentëve
– kodin e sjelljes dhe standardet etike
– procedurat e ankesave dhe mjetet e mbrojtjes së të drejtave studentore

Akademia “Evolucion” publikon tarifat vjetore të shkollimit dhe pagesat administrative për secilin program të studimit, duke siguruar transparencë të plotë për të gjithë kandidatët dhe studentët. Pagesa e tarifës vjetore mund të realizohet me këste fleksibile deri në 12 muaj, sipas planit të miratuar nga Zyra e Financave.

  1. Tarifat vjetore të shkollimit 2025/2026
  • Dizajn Komunikimi – Bachelor (BA): 1,700 € në vit
  1. Tarifat administrative

Zyra e Financave është e obliguar të zbatojë tarifat administrative sipas rasteve të mëposhtme:

2.1 Zëvendësimi i kartelës së studentit

Në rast të humbjes ose dëmtimit të kartelës së studentit:
10 €

2.2 Tarifa për dokumente pas diplomimit

  • Pasqyra e notave – 5 €
  • Pasqyra e notave në gjuhën angleze – 5 €
  • Pasqyra e notave me data provimesh në gjuhën shqipe – 5 €
  • Diploma e zëvendësuar (dublikatë) – 50 €
  • Shtojca e diplomës – 2 €
  • Certifikata e diplomimit – 2 €
  • Programi i studimeve & përshkrimi i lëndëve (SHQ/ANG) – 10 €

2.3 Tarifa për provime të përsëritura

Nëse studenti/ja në tri afatet e rregullta nuk paraqet ose nuk kalon provimin, nga afati i katërt e tutje aplikohet tarifa:
5 € për çdo provim të përsëritur

2.4 Regjistrimi i semestrit

  • Regjistrimi brenda afatit → pa pagesë
  • Regjistrimi jashtë afatit → 10 €

Regjistrimi i semestrit lejohet vetëm për studentët që kanë kryer pagesat e tarifave të vitit.

2.5 Regjistrimi i semestrave pas përfundimit të vitit të tretë (BA)

Studentët që:

  • kanë përfunduar tri vite studim,
  • nuk kanë diplomuar, ose
  • kanë provime të pambyllura,

duhet të vazhdojnë regjistrimet derisa të diplomojnë.

Tarifa për çdo semestër shtesë:
10% e shumës së kontratës për semestër

2.6 Tarifa për përsëritje lënde / transfer

Në rast të:

  • përsëritjes së lëndës me kërkesë të studentit/es, ose
  • transferimit nga një institucion tjetër dhe detyrimit për të ndjekur lëndë shtesë,

studenti/ja paguan koston e lëndëve 

Mundësitë e larmishme të mësimnxënies

Akademia “Evolucion” ofron forma të ndryshme dhe bashkëkohore të mësimnxënies, të cilat mbështesin zhvillimin akademik, praktik dhe krijues të studentëve në të gjitha programet e studimit.

Ligjërata teorike dhe seminare
Punë praktike në studio dhe laboratorë profesionalë
Punëtori dhe trajnime me ekspertë të jashtëm
Projekte të lidhura me industrinë dhe bashkëpunëtorët profesionalë
Vizita studimore dhe punë në terren
Pjesëmarrje në konkurse, ekspozita dhe evente publike
Projekte kërkimore-artistike dhe punë të pavarura
Mësim i kombinuar dhe qasje në platforma digjitale

Këto forma mësimnxënieje u mundësojnë studentëve të zhvillojnë aftësi të avancuara profesionale, kreative dhe bashkëpunuese, të nevojshme për tregun bashkëkohor të punës.

Akademia “Evolucion” çdo vit ndan bursa për studentët nga kategori të rrezikuara sociale, përfshirë:

– studentët që rrjedhin nga familjet e dëshmorëve të luftës së fundit,
– jetimët,
– familjet pa një prind,
– studentët me aftësi të kufizuara,
– studentët nga familje me të ardhura të ulëta, etj.

Akademia “Evolucion” mbështet gjithashtu të rinjtë dhe nënat familje-mbajtëse të fshatit “SOS” me bursa, ndërsa çdo vit ndan 3 bursa për vajzat që mbështeten nga Fondacioni BUCINCA, i cili ndihmon vajzat nga zonat rurale ose nga familje me kushte të vështira ekonomike.

Po ashtu, Akademia “Evolucion” organizon, financon dhe bashkëpunon çdo vit në projekte me impakt të përgjithshëm shoqëror dhe në dobi të komunitetit. Kriteri kryesor në miratimin e propozimeve për bashkëpunim në projekte — në cilësinë e financuesit, bashkëfinancuesit ose pjesëmarrësit — është dobia për komunitetin.

Disa shembuj të këtij angazhimi përfshijnë:
– përkrahjen dhe pjesëmarrjen në konferencën vjetore të organizatës “Let’s Do It World” të mbajtur në Kosovë;
– iniciimin e transformimit të objektit të vjetër të Termokos (tash “Termokiss”) në qendër kulturore, përmes projektit ndërkombëtar “Unifikimi”;
– organizimin e sfilatave dhe aktiviteteve kreative me fëmijët e shoqatës Autizmi Flet, me fëmijët me sindromën Down, si dhe me organizatën Hendikos;
– përkrahjen e studentëve në Albania Designers Competition, të zhvilluar në mediumin prestigjioz Vizion Plus, ku tre studentë të AE-së kanë fituar vendin e parë, të tretë dhe të katërt, duke u shpërblyer me bursa studimi në nivel Master në Akademinë “Evolucion”;

   Akademia ka ofruar bursë për studimet Master në Dizajn Mode në kuadër të Muza Competition.  

Procesi i regjistrimit të studentëve është i rregulluar me ligj, Statutin institucional të Akademisë “Evolucion” dhe rregulloret dhe procedurat e brendshme. Veçanërisht në pesë vitet e kaluara, programet tona janë zgjedhja e parë e studentëve për të studiuar, kështu numri i studentëve të aftë për t’u pranuar është një numër fiks për çdo program.

Procedurat dhe kriteret për regjistrimin në programet bachelor dhe master brenda Akademisë “Evolucion” janë të përcaktuara qartë në Rregulloren për Studimet Bachelor, Rregulloren për Studimet Master dhe gjithashtu janë botuar në Doracakun e Studentëve.

Përveç kësaj, kur shpallet konkursi për procesin e regjistrimit çdo vit, Akademia “Evolucion”, si me kërkesë të ligjit ashtu edhe në mbështetje të strategjisë së reklamimit dhe PR të Akademisë “Evolucion”, publikon online dhe në media kriteret e pranimit, procedurat e aplikimit, informacionin mbi tarifat e shkollimit, shpenzimet shtesë që duhet të planifikohen gjatë studimeve dhe informacion mbi bursat financiare apo të tjera dhe mundësitë e tjera që kanë studentët potencialë.

AE pranon studentë me një gamë të gjerë të aftësive dhe kualifikimeve në programin për të cilin aplikon. Ne ftojmë aplikantët të marrin pjesë në një intervistë, ku ata do të kenë mundësinë të paraqesin punën e tyre, të njoftohen me planprogramin, të shohin ambientet e shkollës, punën e studentëve në programet e tjera dhe hapësirat e ligjëratave/ushtrimeve.

Kriteret unike për organizimin dhe kushtet e regjistrimit në studime, kushtet e regjistrimit të vitit akademik, kohëzgjatja e studimeve, ndërrimi i programit të studimeve, procedura nga paraqitja e kërkesës, elaborimi deri në mbrojtjen e punimit të diplomës baçelor, si dhe çështjet tjera të rëndësishme për studimet themelore bachelor janë të rregulluara me Rregulloren për Studimet Bachelor.

Studentët që dëshirojnë të regjistrohen për programin duhet të ofrojnë dëshmi se ata kanë përvojën dhe/ose kualifikimin që do t’i përgatisë ata që të kenë sukses. Kriteret e pranimit janë si më poshtë:

  • Portfolio e dëshmive në krijimtarinë kreative/artistike

  • Motivimi për të pasur sukses në industrinë kreative

  • Diploma e shkollës së mesme dhe certifikatat e notave

  • Certifikata e Provimeve të Maturës Shtetërore

  • Certifikata e lindjes

  • Dy fotografi

Të gjithë studentët duhet të dorëzojnë portofoliot e tyre (të cilat mund të përfshijnë vizatim, ilustrime, kreacione (veshje), fotografi dhe përmbajtje të tjera relevante për t’u konsideruar si portofol), dokumente opsionale shtesë si CV-te, duke nënvizuar punën profesionale/arsimore dhe formularin e rregullt të aplikimit.

Kjo dëshmi përdoret për të përcaktuar përshtatshmërinë e aplikantit për programin. Prioritet i jepet aplikantëve që ofrojnë dëshmi dhe tregojnë përkushtim. Ne mirëpresim studentët që kanë hulumtuar sektorin e arsimit të lartë si një opsion.

Të gjithë aplikantët e pranuar duhet të plotësojnë një pyetësor të aftësive themelore në Zyrën e Sigurimit të Cilësisë, në mënyrë që të mund të përcillet zhvillimi i tyre i gjithanshëm gjatë studimeve.

Dyert e hapura

Akademia “Evolucion” organizon çdo vit aktivitetin tradicional “Dita e Dyerve të Hapura”, një ngjarje e dedikuar prezantimit të programeve të studimit, laboratorëve, projekteve dhe ambienteve mësimore për të gjithë të interesuarit. Ky aktivitet shërben si platformë informuese dhe ndërvepruese, ku maturantët, prindërit dhe vizitorët kanë mundësinë të njihen nga afër me procesin mësimor dhe punimet e studentëve.

Gjatë vitit akademik 2025, në kuadër të këtij aktiviteti u mbajt edhe ekspozita e punimeve të studentëve, ku u prezantuan projekte krijuese, koleksione mode, dizajne grafike dhe punime të realizuara gjatë semestrave të kaluar. Ekspozita u shërbeu maturantëve si mundësi konkrete për të parë rezultatet e punës së studentëve dhe nivelin profesional që ofrojnë departamentet e Akademisë.

“Dita e Dyerve të Hapura” kontribuon në rritjen e transparencës dhe promovimin e institucionit, duke krijuar një hapësirë të hapur komunikimi mes Akademisë dhe komunitetit. Vizitorët informohen nga afër për programet Bachelor dhe Master, stafin akademik, laboratorët, shërbimet dhe procedurat e regjistrimit.

Ky aktivitet luan një rol të rëndësishëm në orientimin e të rinjve drejt zgjedhjes së duhur akademike dhe profesionale, duke u ofruar atyre informacion të drejtëpërdrejtë, të qartë dhe të besueshëm.

Broshurat dhe fletushkat

Akademia “Evolucion” publikon rregullisht broshura informuese dhe fletushka promocionale, të cilat përmbajnë informacion të detajuar për programet e studimit, strukturën akademike, shërbimet, laboratorët, projektet, aktivitetet studentore dhe procedurat e regjistrimit.

Këto materiale shpërndahen gjatë aktiviteteve promocionale, Ditës së Dyerve të Hapura, panaireve të edukimit, vizitave në shkolla të mesme dhe eventeve të tjera institucionale, me qëllim informimin e saktë dhe transparent të kandidatëve potencialë dhe palëve të interesit.

Programet përfshijnë projekte kërkimore dhe aktivitete kreative, të cilat publikohen rregullisht në uebfaqe për informim të palëve të interesit.
Kërkimi shkencor dhe artistik në Akademinë Evolucion është i bazuar në veprimtari kreative, bashkëpunime me industrinë dhe institucionet kulturore, si dhe në projekte të pavarura të stafit akademik dhe studentëve.

Në kuadër të programeve, institucioni realizon dhe publikon:
Projekte kërkimore-artistike të stafit akademik
Bashkëpunime me industrinë dhe partnerë profesionistë
Projekte me institucione kulturore vendore dhe ndërkombëtare
Projekte individuale dhe kolektive të studentëve
Aktivitete kreative dhe ekspozita të organizuara nga departamentet

Këto projekte sigurojnë transparencë, rrisin dukshmërinë akademike dhe tregojnë angazhimin e institucionit në zhvillimin e kërkimit dhe praktikës artistike.

Projekte të vazhdueshme kërkimore dhe kreative

Prishtina Fashion Nights – projekt i vazhdueshëm
Muza Competition – projekt i vazhdueshëm
Riciklimi i veshjeve – ekspozitë “Rilindja Gjelbër” – projekt i vazhdueshëm që zhvillohet çdo vit me komponentë kërkimorë dhe kreativë
Bashkëpunimet me industrinë e modës (brandet dhe bizneset vendore/internacionale)
Partneritetet me institucione kulturore
Punëtoritë kreative të vazhdueshme (workshops)
Projekte kërkimore-artistike të stafit akademik
Projeket kolektive dhe individuale të studentëve
Aktivitete vjetore ekspozuese të departamenteve DM/DK

Projektet e vitit akademik 2024/2025

• Organizata YOUTH – “RrugëFest”, Pejë – Dizajn Mode / Dizajn Komunikimi – 03.07.2024
• Muza Competition III – Dizajn Mode / MA – 03.05.2024
• Prishtina Fashion Nights – Dizajn Mode – 16.03.2024
• B Models Future Designer 2024 – Dizajn Mode – 06.07.2024
• Panairi i Edukimit – Edicioni i 16-të – Dizajn Mode – 16–17.04.2024
• Prishtina Mall Fashion Week – Dizajn Mode – 18.04.2024
• Prishtina Fashion Nights 2025 – Dizajn Mode – 12.04.2025
• Riciklimi i veshjeve – Ekspozitë “Rilindja Gjelbër” – Dizajn Mode – 12.04.2025
• Muza Competition – Edicioni i 4 – Dizajn Mode – 26.06.2025
• Workshop – Dizajn Mode – 06.07.2025
• Albania Fashion Week – Dizajn Mode – 25.10.2025
• Festivali i Filmit Frankofon – Dizajn Mode / Dizajn Komunikimi – 26.10.2025
• Panairi i Odës Ekonomike – Dizajn Mode / Dizajn Komunikimi – 24.10.2025

Projekte të vazhdueshme kërkimore

Projeket e vazhdueshme kërkimore të Akademisë “Evolucion” zhvillohen çdo vit dhe përfshijnë aktivitete artistike, dizajni, bashkëpunime me industrinë, si dhe projekte me impakt social e kulturor. Ato mbështeten në procese hulumtimi, zhvillim konceptesh, eksperimentim materialesh dhe dokumentim të praktikës kreative.

1. Muza Competition

Projekt vjetor kërkimor-artistik për zhvillim kreativ, modelim dhe prezentim të produkteve të modës.
(Projekt i vazhdueshëm)

2. Prishtina Fashion Nights

Platformë prezantimi dhe eksplorimi të tendencave të reja në modë përmes kërkimit vizual dhe praktikës artistike.
(Projekt i vazhdueshëm)

3. Riciklimi i Veshjeve – “Rilindja Gjelbër”

Projekt kërkimor mbi dizajnin e qëndrueshëm, riciklimin e tekstileve dhe eksperimentimin me materiale të ripërdorura.
(Projekt i vazhdueshëm)

4. Workshop-et vjetore të Dizajnit të Modës

Punëtori praktike dhe kërkimore për zhvillimin e teknikave të avancuara në modë, konstruksion dhe modelim.
(Projekt i vazhdueshëm)

5. Ekspozitat vjetore të studentëve (DM / DK / SKM)

Ekspozita me karakter kërkimor-artistik që shfaqin rezultatet e projekteve të studimit dhe punëve të integruara.
(Projekt i vazhdueshëm)

6. Festival du Film Francophone – bashkëpunimi kërkimor DM/DK

Projekt kërkimor me komponentë të komunikimit vizual, kostumografisë dhe prezantimit artistik për evente kulturore ndërkombëtare.
(Projekt i vazhdueshëm)

7. “Unifikimi” – projekt ndërkombëtar i bashkëpunimit kulturor

Projekt kërkimor mbi transformimin e hapësirave urbane në qendra arti dhe dizajni, në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë.
(Projekt i vazhdueshëm)

8. Bashkëpunimet me industri, brende dhe kompani kreative

Projektet e përvitshme që lidhen me zhvillimin e koleksioneve, brendingun, komunikimin vizual dhe prezantimet profesionale.
(Projekte të vazhdueshme)

9. Projektet sociale me fokus artistik dhe dizajn

Sfilata dhe aktivitete kreative me:
– Autizmi Flet
– Sindroma Down
– Hendikos
– SOS Village
– Fondacioni Bucinça
(Projekte të vazhdueshme)

10. Albania Designers Competition & projekte kombëtare

Pjesëmarrja e përvitshme e studentëve në kompeticione kombëtare dhe ndërkombëtare me rezultatet e dokumentuara kërkimore-artistike.
(Projekt i vazhdueshëm)

Rezultatet e pritura të programit

Studentët të cilët përfundojnë me sukses këtë program janë të formuar si profesionistë në dizajnin e komunikimit në të gjitha fazat e tij. Studentët arrijnë njohuritë dhe shkathtësitë në lëminë e dizajnit grafik dhe të komunikimit përmes mjeteve multimediale në industrinë kreative. Programi u mundëson studentëve për të udhëhequr proceset nga faza e planifikimit deri në realizimin përfundimtar të projekteve te ndryshme në lëminë e dizajnit të komunikimit dhe multimedia.

Rezultatet kryesore të mësimnxënies të këtij programi janë:

1.      Studenti do të demonstrojë të kuptuarit e procesit të Dizajnit të Komunikimit, multimedia dhe dizajnit grafik, si dhe parimet me metodat e ndryshme të komunikimit vizual përmes dizajnit;

2.      Studenti do të jetë në gjendje për të dizajnuar, realizuar dhe aplikuar një libër brendi (brandbook) të një kompanie/institucioni, bazuar në identitetin e brendit (markës) si dhe të zhvillojë dhe menaxhojë plane të ndryshme të marketingut, duke aplikuar metoda dhe teknika të ndryshme të Dizajnit të Komunikimit;

3.      Studenti do të jetë në gjendje për të dizajnuar dhe ofruar indentitetin e brendeve për klientët e ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë;

4.      Studenti do të demonstrojë njohuri për historinë e tipografisë, zhvillimin e stileve të shkrimit dhe do të jetë në gjendje të përdorin në mënyrë profesionale fontet, të aplikojnë  ato në publikime të ndryshme si dhe të dizajnojnë fonte të reja;

5.      Studenti do të jetë në gjendje të aplikojë metoda të vizatimit, teknikat dhe mjete të tjera të ilustrimit, për të shprehur idetë e tyre të dizajnit;Studenti do të jenë në gjendje të aplikojë softuer të avancuar, si:

6.      Adobe Photoshop, Adobe Illustrator, Adobe InDesign dhe platformën ëordpress për të paraqitur idetë dhe punimet kreative të tyre;

7.      Studenti do të përdorë njohuritë për evoluimin e fotografisë dhe teknologjinë e saj gjatë procesit të dizajnimit dhe të komunikimit, do të jetë në gjendje të krijojë dhe të aplikojë fotografinë për dizajn, shtyp dhe art bashkëkohor;

8.      Studenti do të jetë në gjendje të krijojë kampanja kreative dhe projekte gjitpërfshirëse multimediale të fushës së reklamimit në bashkëpunim të ngushtë me profesionistë të marketingut 

9.      Nga aftësitë e marra nga programet e reja të shtuara; 3D dhe Animacion dhe User Interface & User experience design (UI & UX) studenti do të jetë në gjëndje të avancohet profesionalisht për të shprehur kreativitetin dhe idetë e tyre në xhenerimin e modeleve të animacioneve të shkurtra dhe në dizajnimin e produkteve;

10.  Studenti do të jetë në gjendje për të planifikuar të gjitha aktivitetet, buxhetin, kohën dhe burimet tjera të nevojshme për zbatimin e nje projekti të caktuar të dizajnit të komunikimit, duke përfshirë raportimet e ndërmjetme të ecurisë dhe atë përfundimtare të projektit.

Akademia “Evolucion” ofron një gamë të gjerë shërbimesh dhe lehtësish profesionale që mbështesin procesin mësimor dhe zhvillimin praktik të studentëve. Këto përfshijnë:

Laboratorë profesionalë për secilin departament, të pajisur sipas nevojave specifike të programeve të studimit
Makina qepëse dhe prerëse industriale, manekinë profesionale dhe pajisje për konstruksion dhe realizim të veshjeve
Laboratorë të projektimit grafik dhe dizajnit me kompjuterë, softuer profesional dhe pajisje të specializuara
Studio profesionale të fotografisë për projektet vizuale dhe komunikimin vizual
Studio të vizatimit dhe ilustrimit, të pajisura me mjete të punës kreative
Punishte me mostra të materialeve ndërtimore dhe tekstile, sipas fushave të dizajnit
Hapësira të ligjëratave dhe ushtrimeve të teknologjisë 
Hapësira ekspozuese për prezantimin e projekteve studentore
Bibliotekë dhe resurse digjitale për kërkim akademik dhe artistik

Departamenti i Stilizimit dhe Komunikimit në Modë

Programi Stilizëm dhe Komunikim në Modë (Bachelor, 3-vjeçar, 180 ECTS) është ndërtuar për të përgatitur profesionistët e rinj të fushës së modës dhe komunikimit vizual, duke u ofruar atyre një kurrikul bashkëkohor dhe të ndërthurur mes stilizmit, dizajnit, marketingut të modës dhe përdorimit të mjeteve digjitale. Ky program synon të zhvillojë një gjeneratë të re stilistësh dhe krijuesish të aftë për të menaxhuar të gjitha fazat e procesit krijues dhe për t’u përshtatur me kërkesat e tregut vendor dhe ndërkombëtar të modës.

Gjatë tre viteve të studimeve, studentët angazhohen në ligjërata teorike, ushtrime praktike dhe projekte reale në bashkëpunim me studio të modës, kompani marketingu dhe institucione të tjera kreative. Theksi i programit vendoset në zhvillimin e portofolios personale, përvetësimin e njohurive të avancuara të dizajnit të modës, ndjekjen e trendeve ndërkombëtare, komunikimin efektiv të imazhit, si dhe krijimin e koleksioneve të personalizuara.

Synimet e programit

Qëllimi i këtij programi është të përgatisë stilistë, dizajnerë dhe profesionistë të marketingut të modës të cilët do të jenë të aftë të krijojnë, menaxhojnë dhe promovojnë produktet e tyre apo të kompanive të ndryshme në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar. Studentët do të përvetësojnë teknikat bashkëkohore të dizajnit dhe të stilizimit, do të mësojnë të realizojnë projekte kreative, të komunikojnë vizualisht dhe të përdorin në mënyrë efikase platformat dixhitale dhe rrjetet sociale për prezantimin dhe promovimin e kreacioneve të tyre.

Të arriturat e përgjithshme

Viti i parë
Gjatë vitit të parë, studentët fitojnë njohuritë themelore të dizajnit, historisë së kostumeve dhe modës, dizajnit grafik, fotografisë dhe patronizmit. Studentët mësojnë bazat e stilizmit, vizatimit të figurës dhe zhvillojnë aftësi teknike në përdorimin e programeve kompjuterike si Adobe Photoshop dhe Illustrator. Një rëndësi të veçantë zë edhe njohja me terminologjinë e dizajnit të modës dhe kulturën e industrisë përmes leksioneve dhe ushtrimeve praktike. Studentët përgatiten të krijojnë ilustrime të veshjeve, të dizajnojnë produkte vizuale dhe të fillojnë të kuptojnë konceptet bazë të stilizmit dhe të komunikimit të imazhit.

Viti i dytë
Në vitin e dytë, programi thellohet në konceptet profesionale të dizajnit të tekstilit, fotografinë për modë, stilizimin dhe video produksionin. Studentët njoftohen me metodologjinë e dizajnimit të projekteve për komunikim vizual, qasjet bashkëkohore në ndërtimin e brendit dhe zhvillimin e identitetit të markës. Po ashtu, mësojnë për eko-moden dhe modën e qëndrueshme si trende globale të domosdoshme në industrinë moderne të modës. Gjatë këtij viti, studentët krijojnë koleksione të vogla eksperimentale, prezantime vizuale dhe angazhohen në projekte individuale dhe grupore, duke aplikuar njohuritë e tyre në kontekste reale.

Viti i tretë
Në vitin e tretë, studentët përfshihen në projekte të avancuara të stilizmit dhe komunikimit të modës. Ata realizojnë hulumtime dhe raportime për industrinë e modës, punojnë në projekte konkrete të brandingut dhe krijimit të koleksioneve personale. Studentët mësojnë të përdorin mjetet dixhitale në dizajnin e modës, të menaxhojnë marrëdhëniet me publikun dhe të zhvillojnë projekte të plotë prezantimi për tregun e modës. Viti përfundon me temën e diplomës, ku studentët krijojnë një koleksion të përbërë nga skica hulumtuese, skica teknike, patronë të zhvilluar dhe realizimin e një seti veshjesh të kompletuara, të shoqëruara me fotografi profesionale dhe prezantim publik të koleksionit. Praktika profesionale në atelie, studio dhe kompani të modës zë një vend qendror në semestrin e fundit, duke i mundësuar studentëve përvojë konkrete dhe përgatitje për tregun e punës.

Metodologjia e mësimdhënies

Metodat e mësimdhënies janë të ndërtuara mbi parimin e mësimit të bazuar në projekt, duke kombinuar ligjëratat teorike me punë praktike në studio, atelie dhe laboratorë dizajni. Studentët angazhohen në punëtori, seminare, prezantime, diskutime interaktive dhe pjesëmarrje në ekspozita dhe konkurse ndërkombëtare. Shkolla organizon praktika profesionale dhe aktivitete të jashtme, duke i mundësuar studentëve të punojnë me kompani reale dhe të ndërtojnë eksperiencë që nga vitet e para të studimeve. Po ashtu, shfrytëzohen platformat dixhitale për mësimdhënie dhe bashkëpunime ndërkombëtare.

Mundësitë e punësimit

Pas përfundimit të suksesshëm të studimeve, të diplomuarit mund të angazhohen si stilistë të modës, dizajnerë tekstili, menaxherë të brendeve të modës, specialistë të marketingut të modës, dizajnerë të komunikimit vizual, stilistë personalë, koordinatorë të eventeve të modës dhe drejtues të fushatave promocionale. Studentët do të jenë të përgatitur për të punuar në kompani vendore dhe ndërkombëtare të modës, studio të fotografisë, agjenci marketingu, kompani konfeksioni, studio televizive dhe industri të shoëbiz-it. Fakti që tregu vendor ka një mungesë të theksuar të profesionistëve të kësaj fushe, garanton një perspektivë të mirë për punësimin e të diplomuarve të këtij programi.

Normat e Kalueshmërisë së Programit

Normat e kalueshmërisë së programit janë të njëjta për të gjitha lëndët. Përqindja minimale për kalim është 50%. Ndryshimet mund të ndodhin vetëm në mënyrën se si zhvillohet vlerësimi (p.sh. teste, detyra, projekte, prezantime), por jo në pragun e kalimit.

Mënyra e vlerësimit dhe kriteret për përfitimin e pikëve qartësohen në syllabus-in e çdo lënde, i cili u prezantohet studentëve në fillim të semestrit, në javën e parë. Syllabus-i specifikon qartë elementet e vlerësimit, peshat e tyre dhe format përmes të cilave studenti arrin rezultatin final.

Institucioni mbledh dhe përpunon statistika vjetore të kalueshmërisë për secilën lëndë, program dhe vit akademik. Këto të dhëna ndihmojnë në monitorimin e procesit mësimor, identifikimin e nevojave për përmirësim dhe planifikimin e veprimeve zhvillimore.

Statistikat përkatëse dhe analizat e tyre përfshihen në Raportin Vjetor të Institucionit, duke siguruar transparencë dhe llogaridhënie në veprimtarinë akademike.

Procedurat e vleresimit

Procedurat e
vlerësimit në Akademinë “Evolucion” i përshtaten natyrës së lëndës dhe
janë të rregulluara me Rregulloret e studimeve Bachelor dhe Master.
(vendos lidhezen per ta derguar tek rregulloret) Programet e studimeve
përbëhen nga një numër lëndësh të detyrueshme dhe zgjedhore, ku një
semester ka gjithsej 30 kredi, ndërsa një vit akademik 60 kredi.
Mësimdhënësit janë të obliguar të informojnë studentët për programin
mësimorë dhe procedurat e vlërësimit. Kriteret e vlerësimit janë të
përshkruara kjartë në syllabuset e secilës lendëd dhe mësimdhënësit janë
të obliguar tia prezantojnë ato studentëve në javën e parë të
ligjeratave. Në kuadër të kritereve të vlerësimit hyn: dorëzimi i
seminareve, projekteve, detyrave të shtëpisë, vijueshmëria, testet
finale me shkrim ose me gojë dhe puna praktike. Puna e studentëve
vlerësohet vazhdimisht gjatë semestrit dhe gjatë një viti akademik.

Mësimi dhe mësimdhënia

Aktiviteti mësimor në Akademinë “Evolucion” realizohet nga katër programe të organizuara në 3
departamente akademike:
– Programi i Dizajnit të Modës, niveli BA dhe MA, në kuadër të Departamentit të Dizajnit
të Modës;
– Programi i Dizajnit të Komunikimit, niveli BA, në kuadër të Departamenti të Dizajnit të
Komunikimit; dhe
– Programi i Stilizëm dhe Komunikim në Modë, në kuadwr tw Departamentit të Stilizmit
dhe Komunikimit në Modë
Objektivat e mësimdhënies dhe mësimnxënies në Akademinë “Evolucion”.
Studentët e Akademisë “Evolucion” marrin një arsimim të kualitetit të lartë dhe konkurrues në
suaza ndërkombëtare, që plotëson kërkesat e tregut të punës në fushat specifike. Për të
përmbushur këtë qëllim, modernizimi i qasjes arsimore është një proces i vazhdueshëm, duke
përfshirë programet e studimit dhe metodat e mësimdhënies, si dhe konceptin e përgjithshëm të
arsimit dhe rolet e palëve të ndryshme në procesin arsimor. Studentët duhet të marrin më shumë
përgjegjësi për formësimin e studimeve të tyre dhe për arritjen e rezultateve të të nxënit.
Ky synim është theksuar edhe në Planin strategjik të Akademisë “Evolucion” dhe veçanërisht në
kapitullin e saj të Programeve të studimit.
Për të arritur objektivat e lartpërmendura, në Akademinë “Evolucion” mes tjerash, vazhdojnë
aktivitetet e mëposhtme:
– promovimi i përdorimit të formave të hapura të studimit, integrimit në mes të lëndëve dhe
mësimit nga njëra tjetra;
– zhvillimi i metodave për rritjen e transparencës dhe krahasueshmërisë së vlerësimit;
– zbatimi i formave të reja të studimit për të zhvilluar nismën e studentëve, aftësitë
sipërmarrëse, sipas nevojave të tregut të punës dhe të punës në grup;
– Marrja dhe transmetimi i informacioneve të reja në zhvillimet e artit, dizajnit dhe
teknologjisë duke ndikuar në formimin e studentëve si profesionistë në fushata e
caktuara;
– Ndikimi në zhvillimin e karakterit artistik, profesional dhe personal nëpërmjet
metodikave adekuate të mesimdhënies dhe mësimnxënies duke respektuar lirinë kritike
dhe talentin e tyre;
– Inkurajimi dhe mbështetja në procese dhe përfshirja e tyre në projekte.
Disa nga objektivat që duhet të rezultojnë nga aktivitetet e mësipërme janë:

– reduktimi i fragmentimit të kurrikulave;
– zhvillimi i aftësive sipërmarrëse të studentëve dhe
– intensifikimi i bashkëpunimit me punëdhënësit.

Kualifikimet e dhëna

Pas përfundimit me sukses të studimeve, Akademia “Evolucion” jep këto kualifikime zyrtare të akredituara:

Bachelor në Stilizëm & Komunikim në Modë (BA)

Të drejtat dhe përgjegjësitë e studentëve

Të drejtat dhe përgjegjësitë e studentëve të Akademisë “Evolucion” janë të përcaktuara në dokumentet zyrtare të institucionit dhe publikohen në uebfaqe për transparencë të plotë. Këto dokumente përfshijnë:

Statutin e Akademisë Evolucion
Rregulloren e Studentëve
Doracakun e Studentëve
Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit të Studentëve
Procedurën e Ankimimit për Studentët – e zhvilluar së fundi dhe e publikuar në web

Këto dokumente përmbajnë informacion të detajuar mbi:
– të drejtat akademike dhe administrative të studentëve
– përgjegjësitë gjatë studimeve
– pjesëmarrjen në proceset institucionale përmes Këshillit të Studentëve
– kodin e sjelljes dhe standardet etike
– procedurat e ankesave dhe mjetet e mbrojtjes së të drejtave studentore

Akademia “Evolucion” publikon tarifat vjetore të shkollimit dhe pagesat administrative për secilin program të studimit, duke siguruar transparencë të plotë për të gjithë kandidatët dhe studentët. Pagesa e tarifës vjetore mund të realizohet me këste fleksibile deri në 12 muaj, sipas planit të miratuar nga Zyra e Financave.

  1. Tarifat vjetore të shkollimit 2025/2026
  • Stilizëm & Komunikim në Modë – Bachelor (BA): 2,000 € në vit
  1. Tarifat administrative

Zyra e Financave është e obliguar të zbatojë tarifat administrative sipas rasteve të mëposhtme:

2.1 Zëvendësimi i kartelës së studentit

Në rast të humbjes ose dëmtimit të kartelës së studentit:
10 €

2.2 Tarifa për dokumente pas diplomimit

  • Pasqyra e notave – 5 €
  • Pasqyra e notave në gjuhën angleze – 5 €
  • Pasqyra e notave me data provimesh në gjuhën shqipe – 5 €
  • Diploma e zëvendësuar (dublikatë) – 50 €
  • Shtojca e diplomës – 2 €
  • Certifikata e diplomimit – 2 €
  • Programi i studimeve & përshkrimi i lëndëve (SHQ/ANG) – 10 €

2.3 Tarifa për provime të përsëritura

Nëse studenti/ja në tri afatet e rregullta nuk paraqet ose nuk kalon provimin, nga afati i katërt e tutje aplikohet tarifa:
5 € për çdo provim të përsëritur

2.4 Regjistrimi i semestrit

  • Regjistrimi brenda afatit → pa pagesë
  • Regjistrimi jashtë afatit → 10 €

Regjistrimi i semestrit lejohet vetëm për studentët që kanë kryer pagesat e tarifave të vitit.

2.5 Regjistrimi i semestrave pas përfundimit të vitit të tretë (BA)

Studentët që:

  • kanë përfunduar tri vite studim,
  • nuk kanë diplomuar, ose
  • kanë provime të pambyllura,

duhet të vazhdojnë regjistrimet derisa të diplomojnë.

Tarifa për çdo semestër shtesë:
10% e shumës së kontratës për semestër

2.6 Tarifa për përsëritje lënde / transfer

Në rast të:

  • përsëritjes së lëndës me kërkesë të studentit/es, ose
  • transferimit nga një institucion tjetër dhe detyrimit për të ndjekur lëndë shtesë,

studenti/ja paguan koston e lëndëve 

Mundësitë e larmishme të mësimnxënies

Akademia “Evolucion” ofron forma të ndryshme dhe bashkëkohore të mësimnxënies, të cilat mbështesin zhvillimin akademik, praktik dhe krijues të studentëve në të gjitha programet e studimit.

Ligjërata teorike dhe seminare
Punë praktike në studio dhe laboratorë profesionalë
Punëtori dhe trajnime me ekspertë të jashtëm
Projekte të lidhura me industrinë dhe bashkëpunëtorët profesionalë
Vizita studimore dhe punë në terren
Pjesëmarrje në konkurse, ekspozita dhe evente publike
Projekte kërkimore-artistike dhe punë të pavarura
Mësim i kombinuar dhe qasje në platforma digjitale

Këto forma mësimnxënieje u mundësojnë studentëve të zhvillojnë aftësi të avancuara profesionale, kreative dhe bashkëpunuese, të nevojshme për tregun bashkëkohor të punës.

Akademia “Evolucion” çdo vit ndan bursa për studentët nga kategori të rrezikuara sociale, përfshirë:

– studentët që rrjedhin nga familjet e dëshmorëve të luftës së fundit,
– jetimët,
– familjet pa një prind,
– studentët me aftësi të kufizuara,
– studentët nga familje me të ardhura të ulëta, etj.

Akademia “Evolucion” mbështet gjithashtu të rinjtë dhe nënat familje-mbajtëse të fshatit “SOS” me bursa, ndërsa çdo vit ndan 3 bursa për vajzat që mbështeten nga Fondacioni BUCINCA, i cili ndihmon vajzat nga zonat rurale ose nga familje me kushte të vështira ekonomike.

Po ashtu, Akademia “Evolucion” organizon, financon dhe bashkëpunon çdo vit në projekte me impakt të përgjithshëm shoqëror dhe në dobi të komunitetit. Kriteri kryesor në miratimin e propozimeve për bashkëpunim në projekte — në cilësinë e financuesit, bashkëfinancuesit ose pjesëmarrësit — është dobia për komunitetin.

Disa shembuj të këtij angazhimi përfshijnë:
– përkrahjen dhe pjesëmarrjen në konferencën vjetore të organizatës “Let’s Do It World” të mbajtur në Kosovë;
– iniciimin e transformimit të objektit të vjetër të Termokos (tash “Termokiss”) në qendër kulturore, përmes projektit ndërkombëtar “Unifikimi”;
– organizimin e sfilatave dhe aktiviteteve kreative me fëmijët e shoqatës Autizmi Flet, me fëmijët me sindromën Down, si dhe me organizatën Hendikos;
– përkrahjen e studentëve në Albania Designers Competition, të zhvilluar në mediumin prestigjioz Vizion Plus, ku tre studentë të AE-së kanë fituar vendin e parë, të tretë dhe të katërt, duke u shpërblyer me bursa studimi në nivel Master në Akademinë “Evolucion”;

   Akademia ka ofruar bursë për studimet Master në Dizajn Mode në kuadër të Muza Competition.  

Procesi i regjistrimit të studentëve është i rregulluar me ligj, Statutin institucional të Akademisë “Evolucion” dhe rregulloret dhe procedurat e brendshme. Veçanërisht në pesë vitet e kaluara, programet tona janë zgjedhja e parë e studentëve për të studiuar, kështu numri i studentëve të aftë për t’u pranuar është një numër fiks për çdo program.

Procedurat dhe kriteret për regjistrimin në programet bachelor dhe master brenda Akademisë “Evolucion” janë të përcaktuara qartë në Rregulloren për Studimet Bachelor, Rregulloren për Studimet Master dhe gjithashtu janë botuar në Doracakun e Studentëve.

Përveç kësaj, kur shpallet konkursi për procesin e regjistrimit çdo vit, Akademia “Evolucion”, si me kërkesë të ligjit ashtu edhe në mbështetje të strategjisë së reklamimit dhe PR të Akademisë “Evolucion”, publikon online dhe në media kriteret e pranimit, procedurat e aplikimit, informacionin mbi tarifat e shkollimit, shpenzimet shtesë që duhet të planifikohen gjatë studimeve dhe informacion mbi bursat financiare apo të tjera dhe mundësitë e tjera që kanë studentët potencialë.

AE pranon studentë me një gamë të gjerë të aftësive dhe kualifikimeve në programin për të cilin aplikon. Ne ftojmë aplikantët të marrin pjesë në një intervistë, ku ata do të kenë mundësinë të paraqesin punën e tyre, të njoftohen me planprogramin, të shohin ambientet e shkollës, punën e studentëve në programet e tjera dhe hapësirat e ligjëratave/ushtrimeve.

Kriteret unike për organizimin dhe kushtet e regjistrimit në studime, kushtet e regjistrimit të vitit akademik, kohëzgjatja e studimeve, ndërrimi i programit të studimeve, procedura nga paraqitja e kërkesës, elaborimi deri në mbrojtjen e punimit të diplomës baçelor, si dhe çështjet tjera të rëndësishme për studimet themelore bachelor janë të rregulluara me Rregulloren për Studimet Bachelor.

Studentët që dëshirojnë të regjistrohen për programin duhet të ofrojnë dëshmi se ata kanë përvojën dhe/ose kualifikimin që do t’i përgatisë ata që të kenë sukses. Kriteret e pranimit janë si më poshtë:

  • Portfolio e dëshmive në krijimtarinë kreative/artistike

  • Motivimi për të pasur sukses në industrinë kreative

  • Diploma e shkollës së mesme dhe certifikatat e notave

  • Certifikata e Provimeve të Maturës Shtetërore

  • Certifikata e lindjes

  • Dy fotografi

Të gjithë studentët duhet të dorëzojnë portofoliot e tyre (të cilat mund të përfshijnë vizatim, ilustrime, kreacione (veshje), fotografi dhe përmbajtje të tjera relevante për t’u konsideruar si portofol), dokumente opsionale shtesë si CV-te, duke nënvizuar punën profesionale/arsimore dhe formularin e rregullt të aplikimit.

Kjo dëshmi përdoret për të përcaktuar përshtatshmërinë e aplikantit për programin. Prioritet i jepet aplikantëve që ofrojnë dëshmi dhe tregojnë përkushtim. Ne mirëpresim studentët që kanë hulumtuar sektorin e arsimit të lartë si një opsion.

Të gjithë aplikantët e pranuar duhet të plotësojnë një pyetësor të aftësive themelore në Zyrën e Sigurimit të Cilësisë, në mënyrë që të mund të përcillet zhvillimi i tyre i gjithanshëm gjatë studimeve.

Dyert e hapura

Akademia “Evolucion” organizon çdo vit aktivitetin tradicional “Dita e Dyerve të Hapura”, një ngjarje e dedikuar prezantimit të programeve të studimit, laboratorëve, projekteve dhe ambienteve mësimore për të gjithë të interesuarit. Ky aktivitet shërben si platformë informuese dhe ndërvepruese, ku maturantët, prindërit dhe vizitorët kanë mundësinë të njihen nga afër me procesin mësimor dhe punimet e studentëve.

Gjatë vitit akademik 2025, në kuadër të këtij aktiviteti u mbajt edhe ekspozita e punimeve të studentëve, ku u prezantuan projekte krijuese, koleksione mode, dizajne grafike dhe punime të realizuara gjatë semestrave të kaluar. Ekspozita u shërbeu maturantëve si mundësi konkrete për të parë rezultatet e punës së studentëve dhe nivelin profesional që ofrojnë departamentet e Akademisë.

“Dita e Dyerve të Hapura” kontribuon në rritjen e transparencës dhe promovimin e institucionit, duke krijuar një hapësirë të hapur komunikimi mes Akademisë dhe komunitetit. Vizitorët informohen nga afër për programet Bachelor dhe Master, stafin akademik, laboratorët, shërbimet dhe procedurat e regjistrimit.

Ky aktivitet luan një rol të rëndësishëm në orientimin e të rinjve drejt zgjedhjes së duhur akademike dhe profesionale, duke u ofruar atyre informacion të drejtëpërdrejtë, të qartë dhe të besueshëm.

Broshurat dhe fletushkat

Akademia “Evolucion” publikon rregullisht broshura informuese dhe fletushka promocionale, të cilat përmbajnë informacion të detajuar për programet e studimit, strukturën akademike, shërbimet, laboratorët, projektet, aktivitetet studentore dhe procedurat e regjistrimit.

Këto materiale shpërndahen gjatë aktiviteteve promocionale, Ditës së Dyerve të Hapura, panaireve të edukimit, vizitave në shkolla të mesme dhe eventeve të tjera institucionale, me qëllim informimin e saktë dhe transparent të kandidatëve potencialë dhe palëve të interesit.

Programet përfshijnë projekte kërkimore dhe aktivitete kreative, të cilat publikohen rregullisht në uebfaqe për informim të palëve të interesit.
Kërkimi shkencor dhe artistik në Akademinë Evolucion është i bazuar në veprimtari kreative, bashkëpunime me industrinë dhe institucionet kulturore, si dhe në projekte të pavarura të stafit akademik dhe studentëve.

Në kuadër të programeve, institucioni realizon dhe publikon:
Projekte kërkimore-artistike të stafit akademik
Bashkëpunime me industrinë dhe partnerë profesionistë
Projekte me institucione kulturore vendore dhe ndërkombëtare
Projekte individuale dhe kolektive të studentëve
Aktivitete kreative dhe ekspozita të organizuara nga departamentet

Këto projekte sigurojnë transparencë, rrisin dukshmërinë akademike dhe tregojnë angazhimin e institucionit në zhvillimin e kërkimit dhe praktikës artistike.

Projekte të vazhdueshme kërkimore dhe kreative

Prishtina Fashion Nights – projekt i vazhdueshëm
Muza Competition – projekt i vazhdueshëm
Riciklimi i veshjeve – ekspozitë “Rilindja Gjelbër” – projekt i vazhdueshëm që zhvillohet çdo vit me komponentë kërkimorë dhe kreativë
Bashkëpunimet me industrinë e modës (brandet dhe bizneset vendore/internacionale)
Partneritetet me institucione kulturore
Punëtoritë kreative të vazhdueshme (workshops)
Projekte kërkimore-artistike të stafit akademik
Projeket kolektive dhe individuale të studentëve
Aktivitete vjetore ekspozuese të departamenteve DM/DK

Projektet e vitit akademik 2024/2025

• Organizata YOUTH – “RrugëFest”, Pejë – Dizajn Mode / Dizajn Komunikimi – 03.07.2024
• Muza Competition III – Dizajn Mode / MA – 03.05.2024
• Prishtina Fashion Nights – Dizajn Mode – 16.03.2024
• B Models Future Designer 2024 – Dizajn Mode – 06.07.2024
• Panairi i Edukimit – Edicioni i 16-të – Dizajn Mode – 16–17.04.2024
• Prishtina Mall Fashion Week – Dizajn Mode – 18.04.2024
• Prishtina Fashion Nights 2025 – Dizajn Mode – 12.04.2025
• Riciklimi i veshjeve – Ekspozitë “Rilindja Gjelbër” – Dizajn Mode – 12.04.2025
• Muza Competition – Edicioni i 4 – Dizajn Mode – 26.06.2025
• Workshop – Dizajn Mode – 06.07.2025
• Albania Fashion Week – Dizajn Mode – 25.10.2025
• Festivali i Filmit Frankofon – Dizajn Mode / Dizajn Komunikimi – 26.10.2025
• Panairi i Odës Ekonomike – Dizajn Mode / Dizajn Komunikimi – 24.10.2025

Projekte të vazhdueshme kërkimore

Projeket e vazhdueshme kërkimore të Akademisë “Evolucion” zhvillohen çdo vit dhe përfshijnë aktivitete artistike, dizajni, bashkëpunime me industrinë, si dhe projekte me impakt social e kulturor. Ato mbështeten në procese hulumtimi, zhvillim konceptesh, eksperimentim materialesh dhe dokumentim të praktikës kreative.

1. Muza Competition

Projekt vjetor kërkimor-artistik për zhvillim kreativ, modelim dhe prezentim të produkteve të modës.
(Projekt i vazhdueshëm)

2. Prishtina Fashion Nights

Platformë prezantimi dhe eksplorimi të tendencave të reja në modë përmes kërkimit vizual dhe praktikës artistike.
(Projekt i vazhdueshëm)

3. Riciklimi i Veshjeve – “Rilindja Gjelbër”

Projekt kërkimor mbi dizajnin e qëndrueshëm, riciklimin e tekstileve dhe eksperimentimin me materiale të ripërdorura.
(Projekt i vazhdueshëm)

4. Workshop-et vjetore të Dizajnit të Modës

Punëtori praktike dhe kërkimore për zhvillimin e teknikave të avancuara në modë, konstruksion dhe modelim.
(Projekt i vazhdueshëm)

5. Ekspozitat vjetore të studentëve (DM / DK / SKM)

Ekspozita me karakter kërkimor-artistik që shfaqin rezultatet e projekteve të studimit dhe punëve të integruara.
(Projekt i vazhdueshëm)

6. Festival du Film Francophone – bashkëpunimi kërkimor DM/DK

Projekt kërkimor me komponentë të komunikimit vizual, kostumografisë dhe prezantimit artistik për evente kulturore ndërkombëtare.
(Projekt i vazhdueshëm)

7. “Unifikimi” – projekt ndërkombëtar i bashkëpunimit kulturor

Projekt kërkimor mbi transformimin e hapësirave urbane në qendra arti dhe dizajni, në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë.
(Projekt i vazhdueshëm)

8. Bashkëpunimet me industri, brende dhe kompani kreative

Projektet e përvitshme që lidhen me zhvillimin e koleksioneve, brendingun, komunikimin vizual dhe prezantimet profesionale.
(Projekte të vazhdueshme)

9. Projektet sociale me fokus artistik dhe dizajn

Sfilata dhe aktivitete kreative me:
– Autizmi Flet
– Sindroma Down
– Hendikos
– SOS Village
– Fondacioni Bucinça
(Projekte të vazhdueshme)

10. Albania Designers Competition & projekte kombëtare

Pjesëmarrja e përvitshme e studentëve në kompeticione kombëtare dhe ndërkombëtare me rezultatet e dokumentuara kërkimore-artistike.
(Projekt i vazhdueshëm)

Rezultatet e pritura të programit

Ky program synon të krijojë profesionistë të aftë për të ndërtuar identitete të forta vizuale dhe strategji komunikimi të suksesshme në industrinë konkurruese të modës.

Ndër prioritetet e këtij programi janë mbështetja e vetë-punësimit të studentëve tanë dhe forcimi i

kapaciteteve të tyre profesionale në industrinë e modës në Kosovë, duke u ofruar atyre më shumë

njohuri dhe aftësi për të konkurruar në tregun vendor dhe ndërkombëtarë.

Pas përfundimit të këtij programi, studenti i suksesshëm do të ketë njohuri dhe kuptim mbi:

1. kontekstin kulturor, historik, politik dhe socio-ekonomik të modës dhe fushave të

lidhura me dizajnin;

2. sistemin e modës dhe konceptet e komunikimit të modës.

3. praktikën bashkëpunuese dhe ndërdisiplinaritetin brenda fushës së zgjedhur të

komunikimit dhe stilizimit të modës;

4. aktualitetin dhe inovacionin në lidhje me drejtimin personal dhe/ose praktikën

bashkëkohore;

5. zhvillimin personal të karrierës dhe mundësitë e punësimit në dizajnin e modës dhe

fushat e lidhura;

6. aftësinë për të qenë i/e zoti/e, zhvillimin e autonomisë dhe aftësinë për të zgjidhur

probleme;

7. vlerësimin për qytetarinë, përgjegjësinë sociale dhe/ose qëndrueshmërinë;

8. standardet dhe praktikën profesionale.

Aftësitë

Pas përfundimit të programit, studenti i suksesshëm do të zotërojë aftësitë e mëposhtme:

1. të përzgjedhë dhe artikulojë materiale kërkimore relevante nga një shumëllojshmëri burimesh;

2. të analizojë në mënyrë kritike, të organizojë dhe të vlerësojë materialin kërkimor;

3. të komunikojë me audienca akademike dhe profesionale, si verbalisht ashtu edhe vizualisht,

duke përdorur një shumëllojshmëri mediash të përshtatshme;

4. të përdorë teknika dhe media të specializuara të përshtatshme për komunikimin e modës –

stilizim, fotografi dhe film, drejtim artistik;

5. të reflektojë mbi proceset dhe rezultatet;

6. të punojë me numra dhe të analizojë e interpretojë të dhënat;

7. të përdorë mjetet aktuale të IT-së dhe CAD-it;

8. të aplikojë aftësi prezantimi, duke përfshirë fotografi, dizajn grafik dhe dixhital, të

rëndësishme për kërkimin dhe portofolin në komunikimin e modës.

Akademia “Evolucion” ofron një gamë të gjerë shërbimesh dhe lehtësish profesionale që mbështesin procesin mësimor dhe zhvillimin praktik të studentëve. Këto përfshijnë:

Laboratorë profesionalë për secilin departament, të pajisur sipas nevojave specifike të programeve të studimit
Makina qepëse dhe prerëse industriale, manekinë profesionale dhe pajisje për konstruksion dhe realizim të veshjeve
Laboratorë të projektimit grafik dhe dizajnit me kompjuterë, softuer profesional dhe pajisje të specializuara
Studio profesionale të fotografisë për projektet vizuale dhe komunikimin vizual
Studio të vizatimit dhe ilustrimit, të pajisura me mjete të punës kreative
Punishte me mostra të materialeve ndërtimore dhe tekstile, sipas fushave të dizajnit
Hapësira të ligjëratave dhe ushtrimeve të teknologjisë 
Hapësira ekspozuese për prezantimin e projekteve studentore
Bibliotekë dhe resurse digjitale për kërkim akademik dhe artistik

Angazhimi i Akademisë “Evolucion” në komunitet

Akademia “Evolucion” mbështet dhe zhvillon iniciativat me impakt social, duke kontribuar drejtpërdrejt në mirëqenien e komunitetit dhe grupeve të ndjeshme. Disa nga programet dhe projektet kryesore përfshijnë:

Bursa për të rinjtë dhe nënat e vetme të fshatit “SOS”
3 bursa të përvitshme për vajzat e mbështetura nga Fondacioni BUCINCA, i cili ndihmon vajzat nga zonat rurale dhe familjet me kushte të vështira ekonomike

• Pjesëmarrja dhe bashkëpunimi në projekte me impakt social, si:
– Konferenca vjetore e organizatës ndërkombëtare “Let’s Do It World”
– Iniciativa për transformimin e hapësirës “Termokos” në qendrën kulturore “Termokiss”
– Projekti ndërkombëtar “Unifikimi”
Sfilata dhe aktivitete inkluzive me:
• fëmijët e shoqatës Autizmi Flet,
• fëmijët me sindrom Down,
• dhe organizatat e tjera si Hendikos

Kriter i rëndësishëm i bashkëpunimit në të gjitha projektet (financim, bashkëfinancim, pjesëmarrje) është gjithmonë dobia për komunitetin dhe ndikimi pozitiv shoqëror.

Që nga themelimi, Akademia “Evolucion” ka pasur një bashkëpunim të ngushtë me institucionet kombëtare, përfaqësuesit e industrisë në sektorin privat dhe publik, ofruesit e arsimit të lartë kombëtar dhe ndërkombëtar, organizatat joqeveritare etj., në forma të ndryshme. Në përputhje me bashkëpunimin institucional, Akademia “Evolucion” ka qenë pjesë e disa projekteve ndërkombëtare, disa herë si përfitues i drejtpërdrejtë, nganjëherë si partnere zbatuese, ku kemi pasur rastin të ndajmë përvojën me institucione të tjera dhe në veçanti kemi pasur kontakt të drejtpërdrejtë me shumë partnerë me të cilët vazhdojmë të bashkëpunojmë jo vetëm në shkëmbimin e studentëve dhe stafit, por edhe në projekte shumë përfituese (siç janë projektet Tempus). Përveç kësaj, bashkëpunimi institucional me ofruesit ndërkombëtarë të arsimit të lartë ka qenë një promotor i rëndësishëm i zhvillimit të seminareve, garave dhe llojeve të tjera të projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare (p.sh. projekti “Unifikimi"). Për të arritur këtë bashkëpunim, ne kemi arritur gjithashtu që t’i mbështesim studentët në mënyrë të drejtpërdrejtë për t’u regjistruar në programe të ndryshme, duke përfshirë kurse verore dhe studime master në universitete të shquara.

Akademia “Evolucion” ofron qasje të plotë në platforma dhe sisteme digjitale që mbështesin procesin mësimor, administrativ dhe kërkimor. Këto mjete digjitale sigurojnë komunikim efikas, menaxhim transparent të të dhënave dhe një përvojë studimi të modernizuar për të gjithë studentët.

Sistemet dhe platformat digjitale për studentët dhe stafin:

Platforma e mësimit online – përdoret për mësim, detyra, materiale didaktike, komunikim me ligjëruesit dhe ndjekje të progresit akademik.
Sistemi elektronik i menaxhimit te studentëve dhe stafit akademik dhe administrativ SEMSA – për regjistrime, orare, notime, lëndë, dokumente dhe njoftime zyrtare.

Qasje në softuer profesional sipas programit të studimit (dizajn grafik, vizatim, modelim, konstruksion veshjesh, fotografi, komunikim vizual etj.).
Shërbimi institucional i email-it – për komunikim zyrtar ndërmjet stafit dhe studentëve.
Arkiva dhe resurse digjitale – për literaturë, referenca të mësimit, materiale hulumtuese dhe projekte kreative.
Sisteme sigurie dhe ruajtjeje të të dhënave – të menaxhuara nga administrata akademike, sipas politikave të brendshme të mbrojtjes së të dhënave.

Akademia “Evolucion” zbaton politika të qarta për administrimin, ruajtjen dhe mbrojtjen e tezave të diplomës, në përputhje me natyrën akademike dhe artistike të programeve të studimit. Institucioni siguron që çdo punë përfundimtare të trajtohet me standard profesional, të ruhet në mënyrë të sigurt dhe të mbrohet nga shpërndarja e paautorizuar.

Për shkak të natyrës së veçantë të diplomave në Akademinë “Evolucion”, të cilat rezultojnë me projekte artistike dhe kreative që përbëjnë pronë intelektuale të studentit, institucioni zbaton standarde të posaçme për mbrojtjen e privatësisë dhe të drejtave autoriale.

Për këtë arsye:

    Tezat e diplomës nuk publikohen online,

    të gjitha materialet e diplomës ruhën vetëm në arkivën e brendshme të Akademisë,

    qasja në këto materiale lejohet vetëm për organet akademike dhe strukturat monitoruese, sipas procedurave zyrtare.

Kjo politikë garanton mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe integritetin e çdo pune krijuese të studentëve.