Zyra e shërbimeve për Orientim në Karrierë & Alumnit
Misioni dhe Objektivat
Zyra e shërbimeve për Orientim në Karrierë & Alumnit (ZSHOKA) si qëllim kryesor ka aktivizimin e studentëve gjatë dhe pas përfundimit të programit të studimit në veprimtari jashtë mësimore me karakter shkencor, profesional, social, Artistike dhe kulturore. Shkëmbimi i ideve me studentët në shkollim dhe të diplomuar, diskutime rreth temave aktuale, organizimi i aktiviteteve kompetitive, organizimi i tureve, përfshirja në konferenca të ndryshme shkencore, artistike, fushata humanitare dhe ato me karakter ndërgjegjësues, janë pjesë e planifikimit të punës së kësaj zyre.
ZSHOKA ka për qëllim lehtësimin e lidhjes ndërmjet karrierës akademike dhe mundësive të realizimit të praktikës profesionale, punësimit të studentëve të diplomuar në Akademinë Evolucion (AE) dhe promovimin e tyre në kompanitë, organizatat si dhe shoqatat e ndryshme të interesuara për punëmarrje. Gjithashtu ajo synon të drejtojë studentin në zhvillimin e karrierës, nëpërmjet vlerësimit të interesave personale të çdo studenti dhe harmonizimin e tyre me pozicione pune, paga dhe kushtet e dëshiruara nga palët e marrëveshjes së punësimit.
Shërbimet e ofruara nga kjo njësi do të jenë të orientuara në drejtim të tri shërbimeve kryesore:
Informimi, Orientimi dhe Këshillimi
Funksionet
-ZSHOKA pranë “AE” synon të krijojë dhe të rris një marrëdhënie të vazhdueshme mes studentëve aktual, profesorëve dhe të diplomuarve në “AE”.
-ZSHOKA ndjek dhe mbështet studentët për t’i mbajtur ata të informuar në lidhje me vendimet që duhet të marrin për të realizuar potencialet e tyre në tregun e punës.
-Kjo zyrë ofron informacion dhe shërbime këshilldhënëse për:
-Studentët e diplomuar;
-Punëdhënësit, bizneset dhe organizatat që dëshirojnë të rekrutojnë punonjës ose të rrisin ndërgjegjësimin e punonjësve të tyre për kualifikime të mëtejshme ofruar nga “AE”
– Nëpërmjet organizimit të aktiviteteve me studentët e diplomuar, ZSHOKA ndihmon në transmetimin e ideve, nismave, inovacionit, bashkëpunimeve midis studentëve për përballjen me tregun e punës.
– Të gjithë studentët të cilët përfundojnë studimet e tyre pranë “AE” janë Alumni i tij.
Kompetencat
-ZSHOKA shpërndan për studentët e diplomuar informacione mbi trendet e zhvillimeve teknologjike të sektorit që operon, ofertat e tregut të punës, mundësinë e praktikave, intershipeve, kualifikimeve etj.;
-ZSHOKA organizon takime mes studentëve të diplomuar me studentët aktual me qëllim shkëmbimin e eksperiencave të punësimit dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta;
-Studentët e diplomuar (Alumni) do të japin informacione në bazë të përvojës së tyre personale, këshillim karriere për studentët që janë aktualisht pjesë e tij dhe mbështetje në formimin e tyre profesional.
-Studentët e diplomuar pranë “AE” janë përfitues të programeve në të cilat “AE” ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi.
-Studentët e diplomuar (Alumni) janë pjesë aktive e jetës sociale, edukative dhe kulturore të zhvilluar në ZSHOKA.
-Studentët e diplomuar (Alumni) mbështesin “AE” duke dhënë vazhdimisht mendimin e tyre mbi hapat që duhet të ndërmarrë “AE”, apo duke ndihmuar studentët aktualë në studimet e tyre dhe në zhvillimin e praktikës profesionale.
Zyra e shërbimeve për Orientim në Karrierë & Alumnit i ndihmon ish-studentët përmes:
-Dhënies së referencave për studime dhe punësim,
-Angazhimit në projektet e “AE" veçanërisht në studime dhe projekte të Kërkimit Shkencor, Artit dhe Botimeve Akademike;
-Publikimit të punimeve Artistike dhe shkencore të studentëve të diplomuar (Alumni-t) në Revista të Artit dhe shkencore;
-Kujdeset për krijimin e një database statistikash të gjurmimit (punësimi apo studimi i mëtejmë) të studentëve pas përfundimit të studimeve në “AE”;
ZSHOKA përgatit materialet informuese për faqen e internetit të AE lidhur me të gjithë aktivitetin e saj si zyrë në mbështetje të Studentëve të diplomuar.
Bordi Industrial
Duke marrë parasysh qëllimin primar të Institucionit Akademik “Akademia Evolucion” (AE) në përgatitje të kuadrove të specializuar në drejtimet që ofron, nevoja e bashkëpunimit me punëdhënësit e këtij sektori është konsideruar e rëndësisë së lartë. Marrëveshja e bashkëpunimit rregullon obligimet dhe përgjegjësitë në mes të ndërmarrjeve dhe AE-së, përfshirë: planifikimin, organizimin, përfshirjen e studentëve që aftësohen, kohëzgjatjen e aftësimit, bazën materiale dhe teknike, dokumentacionin dhe kurrikulën e kualifikimit përkatës.
Bashkëpunimi me punëdhënësit e sektorit të dizajnit është për AE është një aktivitet tanimë i njohur dhe praktikuar në shumë sfera përgjatë operimit të saj. Respektivisht, përmes bashkëpunimit në organizimin e eventeve të ndryshme, sikurse sfilatave të modës, realizim të praktikës profesionale për studentët, dhe në punësim të studentëve gjatë dhe pas studimit. E gjithë kjo ishte e kufizuar në përcjelljen e trendeve të shpejta me të cilat sektori i modës dhe dizajnit karakterizohet viteve të fundit.
Për tu siguruar që oferta akademike e AE ndjek zhvillimet e përmendura më lartë, ka konsideruar ofrimin e hapësirës së përfshierjes së tyre në përmirësim të saj. Një përfshierje e mundshme është paraparë përmes themelimit të një trupe këshilldhënësve me përfqësim më të theksuar të bizneseve që operojnë në këto sektore, e të ashtuquajtur Bord Industrial.
Zyra e Karrierës në Akademinë “Evolucion” ofron mbështetje të vazhdueshme për studentët dhe të diplomuarit, me qëllim zhvillimin e aftësive profesionale dhe lehtësimin e tranzicionit nga studimet në tregun e punës. Ajo funksionon si urë lidhëse ndërmjet studentëve dhe industrisë kreative.
Shërbimet kryesore të Zyrës së Karrierës
• Këshillim individual për orientim në karrierë
• Ndihmë në përgatitjen e CV-së, portofolit dhe prezantimit profesional
• Simulime intervistash dhe trajnime për aftësi punësimi
• Informim për praktikat profesionale, punësimet dhe bashkëpunimet me industrinë
• Ndërlidhje me kompanitë dhe partnerët e sektorëve kreativë
• Organizim i punëtorive, ligjëratave profesionale dhe aktiviteteve me ekspertë të jashtëm
• Mbështetje për start-up, sipërmarrje kreative dhe projekte studentore
Roli i Zyrës së Karrierës
Zyra e Karrierës synon të:
– zhvillojë kompetencat profesionale të studentëve,
– forcojë lidhjet midis programeve të studimit dhe industrisë,
– mundësojë angazhim në projekte reale dhe praktika të strukturuara,
– rrisë punësueshmërinë e të diplomuarve përmes partneriteteve institucionale.
Perspektivat e punësimit
Programet e studimit në Akademinë “Evolucion” përgatisin studentët për një gamë të gjerë mundësish punësimi në sektorët kreativë, kulturorë dhe profesionalë. Studentët zhvillojnë kompetenca teorike, teknike dhe praktike që u mundësojnë integrim të shpejtë në tregun e punës.
Roli i Zyrës së Karrierës dhe Alumni
Nëpërmjet Zyrës së Orientimit në Karrierë dhe rrjetit Alumni, AE ofron mbështetje të vazhdueshme për zhvillimin profesional të studentëve dhe të diplomuarve, duke përfshirë:
• këshillim për karrierë dhe orientim profesional
• përgatitje të CV-së, portofolit dhe prezantimit profesional
• simulime intervistash dhe trajnim për aftësitë e punësimit
• ndërmjetësim me kompani dhe organizata partnere
• mundësi praktike profesionale dhe projekte të integruara me industrinë
Përfshirja e industrisë
Palët e jashtme të interesit janë të përfshira në Bordin Industrial, i cili mbështet zhvillimin e programeve të studimit dhe siguron që ato të jenë të harmonizuara me kërkesat dhe trendet e tregut. Ky bashkëpunim ndihmon në përgatitjen e kuadrove të specializuar dhe rritjen e punësueshmërisë së studentëve.
Tregues i punësueshmërisë së të diplomuarve
Një dëshmi e suksesit të studentëve tanë është fakti se:
– mbi 35% e stafit akademik me kohë të plotë përbëhet nga ish-studentë të AE-së, të cilët kanë avancuar nga alumni në ligjërues të kualifikuar profesionistë.
Kjo pasqyron nivelin e lartë të kompetencave të fituara nga studentët dhe besimin e institucionit në punën e tyre.
Fushat kryesore të punësimit
Të diplomuarit e AE-së punësohen në pozita të ndryshme profesionale, përfshirë:
• dizajn mode, konstruksion veshjesh dhe zhvillim koleksionesh
• dizajn grafik, komunikim vizual, brending dhe marketing digjital
• stilizëm dhe komunikim në modë
• agjenci kreative dhe kompani të prodhimit vizual
• institucione kulturore dhe organizata artistike
• sipërmarrje kreative dhe projekte freelance
• studime të mëtejshme në programe MA
• projekte kërkimore-artistike dhe iniciativa ndërkombëtare
Studentët tanë triumfojnë në finale në MUZA COMPETITION
Me kënaqësi të madhe, ju njoftojmë se studentët tanë të Akademisë Evolucion kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u…
Idea Shefkiu, studente e Vitit të tretë ka fituar çmimin e dytë në Panairin Konventa e Drurit, Edicioni i 5-të.
Idea Shefkiu, studente e Vitit të tretë ka fituar çmimin e dytë në Panairin Konventa e Drurit, Edicioni i 5-të.…
