Mundësi Bashkëpunimi Erasmus
Akademia Evolucion është në kërkim aktiv të mundësive për bashkëpunim brenda programit Erasmus dhe është e hapur të bashkohet si…
Profesorët e Akademisë Evolucion në Festivalin e Filmit Frankofon – Moda dhe Kultura në qendër të skenës
Profesorët e Akademisë së Modës “Evolucion” morën pjesë në edicionin e sivjetshëm të Festivalit të Filmit Frankofon, i cili iu…
Akademia Evolucion / Prishtina Fashion night SS’ 2022 (part 1)
Studentet e Akademisë, Urtina Ademaj, Kaltrina Gjyreci dhe Vesa Rukiqi kanë përfaqësuar “Akademinë Evolucion” në ‘Skopje Fashion Festival’…
Akademia Evolucion ofron studime në nivelin Bachelor në Dizajn të Modës, Stilizëm dhe Komunikim në Modë, si dhe në Dizajn të Komunikimit. Për herë të parë në Kosovë dhe rajon, ofron programin Master në Dizajn të Modës.
Filozofia e Akademisë Evolucion është që të gërshetojë praktikën dhe teorinë në mënyrë sa më harmonike. Akademia Evolucion ka marrëdhënie të ngushta me shkolla në Evropë dhe SHBA, përfshirë Instituto di moda Burgo-Milano, Domus Academy, NABA etj.
Akademia Evolucion ofron mundësi të veçanta në aftësimin e studentëve në nivel profesional dhe përgatitjen e tyre për t’u bërë pjesëtarë aktivë e të dobishëm për komunitetin, përmes zbatimit të teknikave dhe të metodologjive bashkëkohore të mësimdhënies, komunikimit interaktiv midis studentëve, stafit të Akademisë dhe akterëve të jashtëm duke gërshetuar edhe praktikën profesionale dhe projektet hulumtuese e kreative në lëmin e arteve të aplikuara dhe dizajnit.
Objektivat themelore të Akademisë “Evolucion” shtrihen në afirmimin e institucionit në fushën e artit aplikativ, dizajnit, shkencës dhe kulturës nëpërmjet një procesi të gjithanshëm të mësimdhënies, hulumtimeve, aktiviteteve artistike dhe projekteve kreative si dhe ofrimit për tregun vendor dhe atë rajonal të profesionistëve të kualifikuar në fushën e arteve të aplikuara dhe dizajnit në pajtim me zhvillimet ekonomike rajonale dhe më gjerë.



EVOLUCION
Akademia Evolucion ka shënuar në vitin 2015 dhjetë vjet të themelimit të saj. Me një numër të madh studentësh të përgatitur për sfidat e reja brenda vitesh. Më shumë…









