Këshilli i Studentëve në Akademinë “Evolucion”
Në aspektin organizativ, Këshilli i Studentëve i Akademisë “Evolucion” (AE) është organ i cili përfaqëson të gjithë interesat e studentëve të AE’së. Përfaqësimi parashikohet me Ligjin për Arsimin e Lartë të Republikës së Kosovës, Statutin, Rregulloren për organizimin e studentëve dhe Rregulloreve të tjera të AE’së.
Ky organ përfaqëson interesat e studentëve, kujdeset për mendimin e organeve kompetente të AE’së duke u bazuar në statutin e AE’së, dhe ju jep mendime për çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat dhe detyrat e studentëve.
Këshilli i Studentëve të AE’së përbëhet nga minimum katër anëtarë dhe maksimum dhjetë anëtarë të zgjedhur nga rradhët e studentëve të AE me zgjedhje ku mandati i anëtarëve të zgjedhur të Këshillit të Studentëve zgjat 3 (tre) vite.
Përfaqësuesit e Këshillit të studentëve marrin pjesë në të gjitha instancat dhe vendimarrjet e AE’së me të drejtë vote.
Puna e Këshillit të Studentëve rregullohet me Rregullat e procedurës së Këshillit të Studentëve.
Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit të Studentëve është e rregulluar me Rregulloren mbi Zgjedhjen e Këshillit të Studentëve.
Anëtarët e Këshillit të Studentëve të AE’së për vitin 2022/2025 janë si në vijim:
1. Redon Baholli-Kryetar
2. Shkurte Thaqi-Nenkryeatre
3. Arta Imeri- Nenkryeatre
4. Arbian Kahrimani- Anëtar
5. Haki Sejdiu- Anëtar
6. Bjondina Selimi- Anëtare
7. Jon Billibani- Anëtar
8. Edonisa Brahimaj- Anëtare
9. Diellza Tahiri- Anëtare
10. Idea Shefkiu- Anëtare