038 558 600  info@akademiaevolucion.com

Suksesi i Studentëve të Akademisë Evolucion në Gara Kombëtare të Dizajnit të Enterierit - Akademia Evolucion

Në datën 30 nëntor 2023, studentët e programit të Dizajnit të Enterierit në vitin e tretë të Akademisë Evolucion morën pjesë me sukses në Garën Kombëtare të Dizajnit, një organizim tradicional që ka bërë të mundur njohjen e aftësive kreative të studentëve nga të gjitha kolegjet. Në këtë vit, tema e garës ishte “Dizajni i Mobiljeve dhe Enterierit.”

Nën drejtimin e profesorëve të Dizajnit të Enterierit dhe përkrahjes nga përfaqësuesja  Zyrës së Shërbimeve për Orientim në Karrierë & Alumni (ZSHOKA)  znj. Ermira Jusufi , studentët e Akademisë Evolucion arritën të shpërblehen duke fituar dy cmime.

1.Mona Limoni, studente e vitit të tretë në programin e Dizajnit të Enterierit, triumfoi duke fituar çmimin e dytë, ndërsa

2. Altin Rexhepi, student i talentuar, mori vendin e tretë në këtë garë të rëndësishme.

Pjesëmarrja e suksesshme e studentëve të Akademisë Evolucion tregoi jo vetëm pasionin dhe kreativitetin e tyre, por edhe nivelin e lartë të programit  dhe përkushtimit të profesorëve të tyre. Punimet e tyre u ekspozuan në një panel, ku pjesëmarrësit dhe të ftuarit patën mundësi të shihnin talentin dhe shpirtin inovator të studentëve.

Në këtë ngjarje, Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK) dhe Akademia Evolucion e përfaqësuar nga Z. Dritan Axhami Drejtor i Administratës  firmosën një memorandum mirëkuptimi. Ky bashkëpunim synon të integrojë garat studentore në planin mësimor të Akademisë Evolucion, duke ofruar një mundësi përfitimi të kredive shtesë për studentët që angazhohen në aktivitete të tilla.

Ky sukses është një dëshmi e qartë e cilësisë së lartë të arsimit dhe përpjekjeve të përbashkëta të studentëve dhe stafit akademik të Akademisë Evolucion në fushën e Dizajnit të Enterierit. Në të ardhmen, pritet që kjo pjesëmarrje aktive në garat studentore të vazhdojë dhe të avancojë ende më shumë nivelin e kreativitetit dhe profesionalizmit të studentëve të kësaj institucioni arsimor.