ORGANET DHE STRUKTURAT
Gjithqka rreth Organeve dhe Strukturave
Struktura organizative e AE
AE përbëhet prej:
Organeve udhëheqëse të AE;
Njësive akademike;
Këshilli i studentëve dhe
Administratës (njësive organizative);
Organet udhëheqëse të AE
Organet kryesore udhëheqëse të AE janë Këshilli Drejtues, Këshilli Akademik, Këshilli i sigurimit të cilësisë, Drejtori Ekzekutiv, Drejtori Akademik dhe Drejtori i Administratës. Të gjitha organet udhëheqëse të AE ushtrojnë aktivitetin e tyre duke u bazuar në Statutin e AE.
Këshilli Drejtues
Këshilli Drejtues është organi më i lartë qeverisës i saj i cili përcakton strategjinë, politikën e zhvillimit dhe të financimit të AE. Poashtu, Këshilli Drejtues mbikëqyrë afarizmin e AE, si dhe shfrytëzimin e efektshëm dhe rritjen e vlerës së aseteve të saj. Vendosë për planin e biznesit të AE e përcjell realizimin e tij, përzgjedh organet udhëheqëse të AE si dhe miraton dokumentet tjera kryesore strategjike e qeverisëse të AE.
Drejtori Ekzekutiv
Drejtori Ekzekutiv është drejtues kryesor ekzekutiv i AE. Drejtori Ekzekutiv organizon dhe drejton punën dhe veprimtarinë e AE. Është përgjegjës për punën efektive e të rregullt të AE si dhe për menaxhimin e saj në suaza të politikës së përcaktuar nga Këshilli Akademik.
Këshilli Akademik
Këshilli Akademik i AE është organ udhëheqës, i cili vendosë për çështjet më të rëndësishme në fushën e mësimit, krijimtarisë e shkathtësisë. Është përgjegjës për çështjet e përgjithshme strategjike në lidhje me procesin e mësimdhënies, aktiviteteve hulumtuese, projekteve artistike/krijuese, stafit akademik, përcjelljes dhe sigurimit të cilësisë së mësimdhënies, etj.
Këshillin Akademik e përbëjnë;
– Drejtori Ekzekutiv,
– Drejtori Akademik,
– udhëheqësit e të gjitha njësive akademike,
– dy përfaqësues të mësimdhënësve dhe
– dy përfaqësues të studentëve.
Drejtori i Administratës i AE është anëtar i përhershëm i Këshillit Akademik pa të drejtë vote.
Këshilli i Sigurimit të Cilësisë
Këshilli i Sigurimit të Cilësisë në AE është përgjegjës për rishikimin dhe zhvillimin e proceseve të sigurimit të cilësisë në të gjithë institucionin, implementimi i të cilave monitorohet nga Zyra e Sigurimit të Cilësisë së AE.
Objektivi kryesor i Këshilli i Sigurimit të Cilësisë është që të sigurojë që me përpikshmëri të implementohen politikat, proceset dhe procedurat e përcaktuara në Rregulloren e Sigurimit të Cilësisë së AE.
Këshilli i Sigurimit të Cilësisë përbëhet nga pesë anëtarë:
– dy anëtarë propozohen nga Këshilli Akademik,
– dy anëtarëtë tjerë propozohen nga Dejtori Ekzekutiv dhe
– një student i cili përfaqëson Këshillin Studentor.
Anëtarët që propozohen nga Këshilli Akademik mund të vijnë nga radhët e stafit akademik, stafit hulumtues, personelit administrativ dhe praktikantëve të industrisë.
Drejtori Akademik
Drejtori Akademik është drejtues kryesor i aktiviteteve të mësimdhënies në AE. Drejtori Akademik i përgjigjet Drejtorit Ekzekutiv, organizon dhe drejton veprimtarinë e mësimdhënies dhe është përgjegjës për aktivitetet akademike, projektet artistike dhe kreative në AE.
Këshilli Studentor
Këshilli i studentëve është organizëm i pavarur i studentëve të AE, i zgjedhur në mënyrë demokratike nga vetë studentët dhe përfaqëson interesat e tyre.
Ai realizon dhe mundëson pjesëmarrjen e studentëve dhe koordinon përfaqësimin e tyre në organet drejtuese të AE, në strukturat mësimore dhe të shërbimeve.
Këshilli i studentëve shpreh mendime dhe propozime për probleme me interes të përgjithshëm të AE, si për planet dhe programet e studimeve, rregulloret për veprimtaritë mësimore, të drejtën për të studiuar, cilësinë e shërbimeve, zhvillimin e veprimtarive të ndryshme kulturore, artistike, etj.
Këshilli i studentëve zgjidhet çdo 3 (tre) vjet nga votat e studentëve, dhe përbëhet nga një përfaqësues për çdo program studimi dhe vit studimi.
Drejtori i Administratës
Drejtori i Administratës është zyrtar i lartë ekzekutiv dhe administrativ i AE. Drejtori i Administratës i përgjigjet Drejtorit Ekzekutiv për administrim efikas, ekonomik dhe efektiv të njësive dhe shërbimeve të AE.
Drejtori i Administratës është zyrtar më i lartë juridik, ekzekutiv dhe administrativ i AE. Drejtori i Administratës zgjidhet nga Keshilli Drejtues me shumicën votave të anëtarëve të pranishëm, sipas propozimit të Drejtorit Ekzekutiv, në bazë të konkursit public dhe shtë përgjegjës për përgatitje teknike të procesit buxhetor dhe koordinon punën e Komisionit për sigurimin e cilësisë në AE.
Drejtori i Administratës përgjigjet Drejtorit Ekzekutiv për administrim efikas, juridik, ekonomik dhe efektiv në të gjitha nivelet e AE.
Njësitë Akademike
AE ka në përbërjen e tij 3 (tre) Njësi Akademike të ndara. Struktura organizative ka në përbërje personel akademik, ndihmës akademik, konsulentë, me karakter mësimor/administrativ dhe personel administrativ.
Njësitë akademike të AE janë të organizuar në departamente dhe kanë në përbërje krahas personelit akademik edhe personel ndihmës akademik/konsulentë, të cilët ndihmojnë në realizimin dhe mbështetjen e veprimtarive të mësimdhënies dhe në procese teknike. Pjesë përbërëse e strukturës së Njësive Akademike është zyra e burimeve njerëzore dhe përkrahja e studentëve dhe zyra për zhvillim te projekteve.
Njësitë akademike të AE janë:
Departamenti i Dizajnit të Modës,
Departamenti i Dizajnit të Komunikimit,
Departamenti i Dizajnit të Enterierit (I pa akredituar).
Njësitë akademike – departamentet janë përgjegjëse për organizimin e mësimdhënies, provimeve, vlerësimit të studentëve si dhe aktiviteteve tjera që dalin nga fushëveprimi i njësive (ekspozitat, projektet artistike/kreative, ligjëratat mysafire, etj.). Poashtu, njësitë akademike janë përgjegjëse për sigurimin e cilësisë në kuadër të departamenteve dhe raportojnë përkitazi me çështjet mësimore të departamentit.
Çdo departament udhëhiqet nga udhëheqësi i tij. Udhëheqësi i Departamentit i përgjigjet Drejtorit Akademik dhe Drejtorit Ekzekutiv dhe përfaqëson departamentin në Këshillin Akademik.