038 558 600  info@akademiaevolucion.com

PRANIMI I STUDENTËVE

Gjithçka rreth pranimit të studentëve

Studio tek NE !

Pse duhet të studioni tek NE ?

Perspektivë ndërkombëtare

Ne jemi një institucion modern, i vlerësuar për profesionalizëm, që u siguron studentëve tanë një shkollim të shkëlqyeshëm dhe një mjedis të kompletuar studimi e aftësimi. Akademia jonë është e pajisur me objekt adekuat, të vendosur në një mjedis të përshtatshëm në Prishtinë, i cili është i sigurt dhe i afërt me mjedisin përreth. Ne ofrojmë një gamë të gjerë të mësimit për lëmitë e dizajnit, që janë relevante për tregun modern global, përmes lëndëve të përzgjedhura me kujdes.

Pranimi i studentëve

Për t’u regjistruar në ciklin e studimeve të nivelit Bachelor, kandidati/ja duhet të ketë përfunduar arsimin e mesëm, e cila dëshmohet me diplomë të vlefshme të shkollës së mesme të Kosovës ose ekuivalentit të saj nga jashtë. Për student, të cilët janë të interesuar për t’u regjistruar në nivelin e studimeve Master, kandidatë/et duhet të kenë të përfunduar arsimin e lartë universitar.

Kriteret dhe procedura e regjistrimit të studentëve në Akademinë “Evolucion” janë përshkruar në mënyrë më të detajuar në Rregulloren e regjistrimit të studentëve. Aty përshkruhet edhe mënyra e transferimit të studenteve nga institucionet tjera të arsimit të lartë.

Për të gjithë studenët të cilët janë të interesuar për t’u regjistruar në Akademinë Evolucion, kandidatë/et janë të obliguar të lexojnë dhe ti permbahen Doracakut të Studentëve.

Shkarkoni Doracakun e studentëve

Mësimi i përqendruar në studentët

Akademia “Evolucion" përpiqet të realizojë cilësinë e të gjitha programeve studimore përmes vlerësimit të rreptë dhe zbatimit të të gjitha standardeve dhe normave të parashikuara dhe të vendosura në nivel kombëtar dhe evropian. AE ka vënë në qendër të vëmendjes jetësimin e mësimi të përqendruar në studentët, politikat e mësimdhënies dhe vlerësimit të studentëve si dhe direktivat e Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë. Kjo fillon me shpërndarjen e përkufizimit standard të paraqitur nga EHEA në Udhëzuesin e Përdoruesve të ECTS:

“Mësimi i përqendruar në studentët (SCL) është një proces transformimi cilësor për studentët dhe nxënësit e tjerë në një mjedis mësimi, që synon rritjen e autonomisë dhe aftësisë së tyre kritike përmes një qasjeje të bazuar në rezultate".

AE synon realizimin e mësimit të përqendruar në studentë (SCL), i cili garanton cilësinë e arsimit drejt gjenerimit të të diplomuarve shumë produktivë dhe të aftësuar globalisht në të gjitha programet e studimit. Duke pasur parasysh këtë themel jetik, Akademia synon krijimin e një mjedisi të favorshëm për mësimdhënie, mësim-nxënie dhe hulumtim. Janë miratuar disa mekanizma për zbatimin e këtij procesi në suaza reale së bashku me direktivat e politikave të inkorporuara në dokumentet/rregulloret e Akademisë “Evolucion", parimet dhe mekanizmat themelorë të Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë.

Progresi, njohja dhe çertifikimi i studentëve

AE ka krijuar një kornizë dhe mekanizma të publikuar, të qartë dhe të pajtueshëm për të trajtuar çështjet që lidhen me pranimin, përparimin, njohjen dhe eventualisht certifikimin e studentëve. Akademia punon kryesisht për të siguruar lëvizshmërinë (mobilitietin) e studentëve brenda dhe jashtë sistemit të arsimit të lartë dhe për të pasur procedurat duhura të pranimit, njohjes dhe përfundimit, veçanërisht kur studentët janë mobil brenda dhe në të gjithë sistemet e arsimit të lartë. Kjo lehtë mund të realizohet duke përdorur të gjitha instrumentet, të cilat AE i ka miratuar institucionalisht. Prandaj, transferimi i studentëve nga dhe në AE, programet e shkëmbimit akademik dhe stazhet, bashkëpunimi në projekte, bashkëpunimi me bizneset dhe disa mënyra të tjera të mobilitetit të studentëve janë duke u zhvilluar në mënyrë aktive.

AE ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me shumë institucione/universitete në disa vende të ndryshme. Kjo i ndihmon studentët të kenë alternativa të ndryshme për të arritur praktikisht lëvizshmërinë e tyre.

Si të aplikoni ?

Bachelor  –  Master  –  Transfer

Ju mirëpresim në Akademinë “Evolucion”!

Duhen vetëm tre hapa të thjeshtë për të paraqitur kërkesën tuaj dhe do të jeni në rrugën tuaj për të përmbushur qëllimet tuaja të arsimimit. Mund të aplikoni gjatë gjithë vitit dhe ne pranojmë aplikacionet tuaja deri në javën e parë të fillimit të çdo semestri.

Aplikoni sot!

  1. Studimet Bachelor

Aktualisht, Akademia “Evolucion" ofron programe të akredituara studimore tre-vjeçare të nivelit Bachelor në programet vijuese:

  • Programi i Dizajnit të Modës – i akredituar
  • Programi i Dizajnit të Komunikimit – i akredituar

Në të gjitha programet e saj Bachelor, Akademia “Evolucion" ofron studime në nivelin e 6 në bazë të KEK, me 180 kredite ECTS, të finalizuar me lëshimin e Diplomës përkatëse të nivelit Bachelor.

Ne pranojmë aplikacionet tuaja duke na vizituar në ambientet e Akademisë “Evolucion” ose me aplikim online në web faqen tonë:  www.akademiaevolucion.com.

  1. Studimet Master

Rritni njohuritë tuaja, përshpejtoni karrierën tuaj dhe përmbushni ëndrrat tuaja duke ndjekur studime të përparuara Master në Dizajn të Modës. Nëse kërkoni të përsosni dhe të përmirësoni aftësitë tuaja në këtë lëmi, bashkohuni me komunitetin tonë të dizajnerëve të mirënjohur në vend dhe ndërkombëtarisht.

Akademia “Evolucion" ofron programe sfiduese dhe rigoroze dy-vjeçare të nivelit Master në programet vijuese:

  • Programi i Dizajnit të Modës – i akredituar

Studimi në programet e nivelit Master përmban 120 kredite ECTS (të nivelit të 7, sipas KEK) dhe finalizohet me Diplomë të nivelit Master.