Studentët e Dizajnit të Modës niveli Mastër Akademia “Evolucion” shfaqën punimet dhe modelet e tyre në shfaqjen më të shquar të modës në “Prishtina Fashion Nights” në Prishtinë
Në fillim të këtij muaji, studentët e Dizajnit të Modës niveli Mastër Akademia “Evolucion” shfaqën punimet dhe modelet e tyre në shfaqjen më të shquar të modës në “Prishtina Fashion Nights” në Prishtinë. Studentët kuratorë të vitit të parë të dizajnit të modës niveli Mastër prezantuan pjesën e tyre kuratore prefesionale e cila u zhvillua me 03 Nëntor 2023 në Prishtina Mall, Prishtinë.
Znj. FloraLoshi, udhëheqëse e ekipit të studentëve pjesëmarrës në Prishtina Fashion Show, tha: “Është një njohje kaq e madhe e kreativitetit, vizionit dhe punës së palodhur të studentëve tanë gjatë kësaj kohe të pregatitjes e cila është për tu vlersuar shumë”.
Prishtina Fashion Show, tashmë në edicionin e 23-të, është një shfaqje vjetore e modës që përfaqëson modën në Prishtinë, Kosovë.
Pjesëmarrja e studentëve tanë me konceptin dhe krijimtarinë e tyre u prit me shumë entuziazëm dhe duartrokitje nga të pranishmit.