038 558 600  info@akademiaevolucion.com

EVOLUCION

Gjithçka rreth Akademisë Evolucion

Për më shumë se 20 vjet, Akademia “Evolucion” (AE) ka qenë pionere në edukimin e arteve dhe dizajnit në Kosovë, duke formësuar kreativitetin që bota kërkon.

Rrjeti ynë lokal dhe ndërkombëtar ka një ndikim të thellë në fushat e mësimdhënies, kulturës, industrisë dhe shoqërisë, duke nxitur inovacionin dhe perspektiva të reja përmes kërkimeve të avancuara.

Ne jemi një komunitet krijuesish, inovatorësh, vizionarësh dhe tregimtarësh, që po ripërcaktojmë mundësitë e së ardhmes në fushën e Arteve dhe Dizajnit.

Misioni publik dhe objektivat institucionale

Misioni

AE krijon dhe kultivon një kulturë të veçantë, nxit procese inovative të mësimdhënies, mësimnxënies dhe kërkimin artistik të aplikuar, mbështet rritjen ekonomike dhe kulturore në vend dhe jo vetëm, dhe plotëson nevojat e një komuniteti divers/gjithëpërfshirës duke rritur dhe forcuar partneritetet me bizneset dhe arsimin e lartë si brenda dhe jashtë vendit.

Vizioni

Të mbetet një institucion kryesor i arsimit të lartë për edukimin dhe zhvillimin profesional të krijuesve të rinj në dizajnin e modës dhe fusha të ngjashme, i njohur dhe i respektuar në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar. 

Të sigurojë një edukim të nivelit të lartë duke ofruar një ndjenjë humanizmi, krijimtarie dhe komunikimi te gjeneratat e reja për zhvillimin e vlerave, sistemeve dhe shoqërive të ndryshme.

Objektivat

AE do të njihet për:

Edukim ndërdisiplinor, eksperimental, i individualizuar dhe inovativ i fokusuar në zhvillimin personal dhe profesional të studentëve të pasionuar, punëtorë, ambiciozë dhe krijues të të gjitha moshave;

Objektivat kryesore të AE janë:

● Të afirmohet si institucion i vlerësuar i arsimit të lartë në Kosovë dhe më gjerë, i njohur për zhvillimin dhe avancimin e ideve të reja krijuese, ideve shkencore dhe arsimimit të gjithmbarshëm;

● Të zhvillojë dhe të zgjerojë vazhdimisht veprimtarinë e vet mësimore në përputhje me standardet bashkëkohore në fushën e arsimit të lartë profesional;

● Të arrijë nivel sa më të lartë profesional të arsimimit të specialistëve në fushën e artit aplikativ, dizajnit, shkencës dhe kulturës nëpërmjet të një procesi të gjithanshëm të mësimdhënies, hulumtimeve, aktiviteteve artistike dhe projekteve kreative;

● T’i ofrojë tregut vendor dhe të rajonit profesionistë të kualifikuar në fushën e arteve të aplikuara dhe dizajnit në pajtim me zhvillimet ekonomike, si dhe industriale në rajonale dhe më gjerë;

● Të ndihmojë në avancimin dhe forcimin e pozitës së vajzave, grave dhe grupeve të margjinalizura në shoqëri;

● Të forcojë vetëdijen e përgjegjësisë sociale të stafit dhe studentëve dhe të vazhdojë të jetë kontribues i rëndësishëm në aktivitetet me interes të komunitetit.

● Të jetë një zë i fuqishëm në mbrojte të kauzave, dukurive dhe grupeve të margjinalizuara etj,.

● Të forcojë vetëdijen e përgjegjësisë sociale të stafit dhe studentëve dhe të vazhdojë të jetë kontribues i rëndësishëm në aktivitetet me interes të komunitetit.

● Të jetë një zë i fuqishëm në mbrojte të kauzave, dukurive dhe grupeve të margjinalizuara etj,.

Infrastruktura mbështetëse

Akademia “Evolucion” ofron një infrastrukturë të plotë mbështetëse që garanton zhvillimin cilësor të procesit mësimor, kërkimor dhe praktik. Të gjitha hapësirat dhe pajisjet janë të përshtatura për nevojat specifike të programeve të studimit dhe sigurojnë qasje të barabartë për të gjithë studentët.

Elementet kryesore të infrastrukturës mbështetëse:

Hapësira funksionale mësimore – amfiteatro, salla ligjëratash dhe ambiente për ushtrime praktike të pajisura me teknologji bashkëkohore.

Laboratorë profesionalë sipas departamenteve, përfshirë:
– laboratorë të dizajnit grafik dhe komunikimit vizual,
– laboratorë të modës me makina qepëse, prerëse, manekinë profesionale dhe pajisje të konstruksionit,
– studio të fotografisë profesionale,
– studio të vizatimit dhe ilustrimit,
– punishte me mostra materialesh tekstile dhe ndërtimore.

Infrastrukturë digjitale – pajisje kompjuterike, softuer profesional për dizajn, platforma të mësimit online dhe qasje në resurse digjitale.

Bibliotekë dhe materiale referuese – literaturë fizike dhe digjitale për kërkim, zhvillim profesional dhe projekte kreative.

Qasje për studentët me nevoja të veçanta – infrastrukturë e përshtatur sipas standardeve për aksesueshmëri.

Rrjetet sociale

Akademia “Evolucion” është e pranishme në disa rrjete sociale, përmes të cilave informon studentët, partnerët dhe publikun e gjerë për aktivitetet akademike, projektet kërkimore-artistike, bashkëpunimet, ngjarjet dhe njoftimet zyrtare të institucionit.

Rrjetet sociale shërbejnë si platforma interaktive për prezantimin e punimeve të studentëve, promovimin e programeve të studimit dhe komunikimin e vazhdueshëm me komunitetin.

Akreditimi

  • Akademia Evolucion është e akredituar nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës në këto programe:
  • Dizajn I Modës (Bachelor dhe Master)
  • Stilizëm dhe Komunikim në Modë (Bachelor)
  • Dizajn I Komunikimit (Bachelor)

Linqet nga websajti zyrtar i Agjencis e Akreditimit të Kosovës :

Vendim Akdameia Evolucion 595-25

Akreditimi-rezultatet e vlerësimeve

Gjatë dy dekadave të funksionimit të saj, Akademia “Evolucion” ka ndërtuar një traditë të qëndrueshme në ofrimin e arsimit cilësor në fushën e modës, dizajnit dhe komunikimit vizual. Që nga themelimi, institucioni ka kaluar në mënyrë të rregullt të gjitha proceset e akreditimit institucional dhe programor, duke reflektuar standardet e kërkuara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës (AKA) dhe duke dëshmuar përkushtimin e vazhdueshëm ndaj cilësisë akademike.

Përgjatë viteve, Akademia ka zhvilluar dhe përmirësuar programet e saj në nivel Bachelor dhe Master, duke siguruar përputhshmëri me trendet bashkëkohore të arsimit në art dhe dizajn, si dhe me nevojat e tregut të punës. Proceset e rregullta të vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm kanë kontribuar në ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve akademike, profesionale dhe infrastrukturore të institucionit.

Falë standardeve të larta të mësimdhënies, punës kërkimore-artistike, bashkëpunimeve me industrinë dhe rezultateve të studentëve, Akademia “Evolucion” ka arritur të ruajë akreditimin e vazhdueshëm të programeve ekzistuese dhe të zgjerojë ofertën e saj studimore.

  Akreditimet më të fundit (nga Tetor 2025)  

Sipas vendimit të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës, Akademia “Evolucion” është akredituar si vijon:

I. Akreditimi Institucional

  • Akreditim për 3 vite
    (1 tetor 2025 – 30 shtator 2028)

II. Akreditimi i programeve për 5 vite

(1 tetor 2025 – 30 shtator 2030)

  • Dizajn i Modës, 180 ECTS (BA), kuotë 60 studentë/vit

  • Dizajn i Modës, 120 ECTS (MA), kuotë 60 studentë/vit

  • Dizajn i Komunikimit, 180 ECTS (BA), kuotë 60 studentë/vit

III. Akreditimi i programit për 3 vite

(1 tetor 2025 – 30 shtator 2028)

  • Stilizëm dhe Komunikim në Modë, 180 ECTS (BA), kuotë 60 studentë/vit

  Këto rezultate pasqyrojnë angazhimin e Akademisë për të ofruar programe të forta akademike, me standard të lartë profesional dhe me fokus në zhvillimin e brezave të rinj të dizajnerëve dhe krijuesve. 

Vendim Akdameia Evolucion 595-25