Të premten, më 20 Tetor 2023, Z. Patrick Heck, Ambasador i Luksemburgut në Kosovë, Z. Qemal Minxhozi, Ambasador i Shqipërisë në Kosovë, dhe Z. Nuno Queirós, përfaqësues i përhershëm i UNDP-së për Kosovë vizituan Akademinë Evolucion dhe u takuan me Znj. Enkelejda Shatri, Drejtoreshë Ekzekutive dhe Z. Dritan Axhami, Drejtor i Administratës.
Gjatë takimit, Znj. Shatri prezantoi punën në Akademinë Evolucion dhe thekoi rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë dhe shkencës ndërmjet institucioneve me këto shtete. Ambasadori Z. Heck gjatë takimit përmendi se programi i zhvillimit të edukimit prefesional është një nga prioritetet e Ambasadës të cilën ai e përfaqëson në Kosovë dhe se do të dëshironte të punonte në partneritete të reja duke e suportuar këtë sistem.
Ambasadori Z. Minxhozi, përmendi rolin e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë dhe asistimin e Ambasadës në zhvillimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërsië ku pjesën kryesore e ka zhvillimi i arsimit të lartë dhe pikërisht aspekti i drejtimeve prefesionale si ai i fushës së Dizajnit të Modës dhe Disajnit të Komunikimit.
Të njëjtën pikpamje e vlerësoi Z. Queirós, përfaqësues i përhershëm i UNDP-së për Kosovë, duke theksuar rolin e UNDP-së në suport të zhvillimit të Arsimit të Lartë në Kosovë.
Në fund të vizitës së tyre, delegacioni vizitoi klasat dhe laboratoret duke parë nga afër punimet e studentëve dhe dëgjuan se çfarë lloj kërkimesh dhe hulumtimesh po bëhen në Akademinë Evolucion.