KËSHILLI I SIGURIMIT TË CILËSISË
Këshilli i Sigurimit të Cilësisë në Akademinë “Evolucion” është përgjegjës për rishikimin dhe zhvillimin e proceseve të sigurimit të cilësisë në të gjithë institucionin, implementimi i të cilave monitorohet nga Zyra e Sigurimit të Cilësisë së Akademisë “Evolucion”.
Objektivi kryesor i Këshillit të Sigurimit të Cilësisë është që të siguroj që me përpikshmëri të implementohen politikat, proceset dhe procedurat e përcaktuara në Rregulloren e Sigurimit të Cilësisë së Akademisë “Evolucion”.
Këshilli i Sigurimit të Cilësisë përbëhet nga pesë anëtarë:
– dy anëtarë të propozuar nga Këshilli Akademik;
– dy anëtarë të propozuar nga Dejtori Ekzekutiv;
– një student i cili përfaqëson Këshillin Studentor.