038 558 600  info@akademiaevolucion.com

Studentët tanë triumfojnë në finale në MUZA COMPETITION - Akademia Evolucion

Me kënaqësi të madhe, ju njoftojmë se studentët tanë të Akademisë Evolucion kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u bërë fitues në finale të projektit MUZA COMPETITION” . Është një projekt i ndërmarrë nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon në kuadër të Tiranës si Kryeqyteti Europian i të Rinjve 2022, i cili përfshin aktivizimin e të rinjve pasionantë dhe profesionistë, në rijetëzimin e elementeve etnografikë në fushën e modes. Në këtë edicion, më shumë se 1,000 të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, aplikuan për të qenë pjesë e finales së madhe të Muza Competition. Juria prestigjioze e Muza Competition, pasi analizoi të gjitha aplikimet, arriti të përzgjedhë dy studentë tanë të Akademisë “Evolucion”. Studentët finalist janë;
1.Frontin Hasani, student aktual i vitit të dytë, dhe
2.Liridona Hajdari, e diplomuar dhe suksesshme ne Akademinë “Evolucion”. Si institucion arsimor, kemi krenari të veçantë për studentët tanë. Ata janë frymëzim për të gjithë të tjerët dhe dëshmojnë se talenti dhe aftësitë e tyre mund të çojnë në rezultate të mrekullueshme. Suksesi i tyre në finale është një vërtetim i arsimit të shkëlqyeshëm dhe programeve që ofron Akademia “Evolucion”. Muza Competition është një eveniment prestigjioz në fushën e artit, ku artistët më të talentuar kanë mundësinë të shfaqin aftësitë e tyre para një audienceje ndërkombëtare. Për të arritur në finalen e këtij projekti është një sukses i madh dhe vërteton përkushtimin dhe punën e palodhshme të studentëve tanë në bashkëpunim me stafin akademik. Ky sukses është rezultat i punës së vazhdueshme dhe përkushtimit të studentëve tanë, si dhe mentorëve që i udhëhoqën në rrugën e tyre kreative. Përveç kësaj, Zyra për Orientim në Karrierë & Alumni (ZSHOKA) ka luajtur një rol të rëndësishëm në lehtësimin e procesit të aplikimit të studentit në Muza Competition. Kjo zyrë i ka ofruar informacione të detajuara rreth konkursit, kritereve të aplikimit dhe ka ofruar ndihmë për përgatitjen e dokumentacionit dhe portfolios së studentit.

Bashkëpunimi i suksesshëm mes studentëve, mësimdhënësve dhe (ZSHOKA) tregon përkushtimin e Akademisë Evolucion ndaj zhvillimit të talentit të studentëve dhe mbështetjes së tyre në arritjen e objektivave të tyre në fushën e dizajnit te modes. Le të falënderojmë dhe të mbështesim studentët tanë në finalen e Muza Competition, dhe shpresojmë se do të ketë mbarësi të përsosur në këtë projekt drejt suksesit të karrierës.