Organet dhe Strukturat

Gjithqka rreth Organeve dhe Strukturave

Struktura organizative e Akademisë “Evolucion”

 

Në vijim është paraqitur skema organizative dhe përshkrimi i shkurtër i organeve kryesore udhëheqëse të Akademisë dhe i njësivë të saj.

Akademia “Evolucion” përbëhet prej:

 

  1.  Organeve udhëheqëse të Akademisë;
  2.  Njësive akademike dhe
  3.  Administratës (njësive organizative);

 

Organet udhëheqëse të Akademisë “Evolucion”

 

Organet kryesore udhëheqëse të Akademisë janë Bordi i Drejtorëve, Këshilli Akademik, Drejtori Ekzekutiv, Drejtori Akademik dhe Drejtori i Administratës. Të gjitha organet udhëheqëse të Akademisë “Evolucion” ushtrojnë aktivitetin e tyre duke u bazuar në Statutin e saj.

Bordi i Drejtorëve i Akademisë është organi më i lartë qeverisës i saj. Përcakton strategjinë, politikën e zhvillimit dhe të financimit të Akademisë “Evolucion”. Poashtu, Bordi i Drejtorëve mbikëqyrë afarizmin e Akademisë, shfrytëzimin e efektshëm dhe rritjen e vlerës së aseteve të saj.  Vendosë për planin e biznesit të Akademisë, e përcjell realizimin e tij, përzgjedh organet udhëheqëse të Akademisë si dhe miraton dokumentet tjera kryesore strategjike e qeverisëse të Akademisë.

Këshilli Akademik i Akademisë “Evolucion” është organ udhëheqës, i cili vendosë për çështjet më të rëndësishme në fushën e mësimit, krijimtarisë e shkathtësisë. Është përgjegjës për çështjet e përgjithshme strategjike në lidhje me procesin e mësimdhënies, aktiviteteve hulumtuese, projekteve artistike/krijuese, stafit akademik, përcjelljes dhe sigurimit të cilësisë së mësimdhënies, etj.

 

Administrata

 

Administrata e Akademisë “Evolucion” ofron shërbime administrative për njësitë akademike dhe për studentët si dhe shërbime mbështetëse teknike për punë mësimore, kërkimore dhe të shkathtësisë, të nevojshme për përmbushjen efikase aktiviteteve të Akademisë dhe sigurimit të cilësisë së procesit akademik.

Administrata e Akademisë “Evolucion” përbëhet nga këto Departamente:

-              Burimet njerëzore (BNj) dhe përkrahja e studentëve (PS),

-              Zyra për sigurimin e cilësisë,

-              Departamenti i financave dhe

-              Departamenti i përkrahjes teknike

Departamenti i BNj dhe PS përkujdeset për:

-              Shërbimin e studentëve dhe

-              Shërbimin e stafit.

Departamenti i Zyres për sigurimin e cilësisë përkujdeset për të gjitha veprimet dhe shërbimet e nevojshme për sigurimin e cilësisë së procesit akademik të Akademisë.

Departamenti  i financave është përgjegjës për operimet dhe raportimet financiare.

Departamenti i përkrahjes teknike përfshinë:

-              laboratorët, studiot dhe punëtoritë për departamentet dhe lëndët përkatëse,

-              shërbimin e teknologjisë informatike (IT) dhe rrjetit kompjuterik të Akademisë dhe

-              bibliotekën e Akademisë.

 

Në kuadër të Akademisë funksionon edhe njësia për zhvillimin e projekteve, e cila planifikon, realizon dhe mbikëqyrë projektet e veçanta të Akademisë dhe sipas nevojës, angazhon anëtarë nga stafi mësimdhënës dhe studentët gjatë kohëzgjatjes së projektit.

Sipas Statutit të Akademisë, në të ardhmen, sipas nevojës, mund të themelohen edhe njësi tjera organizative.