038 558 600  info@akademiaevolucion.com

Workshop Ekskluziv me Dizajneren Rita Hasani në Kuadër të 20-vjetorit të Akademisë "Evolucion" - Akademia Evolucion

Në kuadër të aktiviteteve për 20-vjetorin e themelimit të fakultetit, u mbajt një workshop i veçantë me dizajneren e njohur Rita Hasani, e cila erdhi nga Vjena për të ndarë eksperiencat dhe punën e saj në fushën e modës së qëndrueshme dhe zhvillimit të bio-materialeve.

Pas diskutimeve të mbi sfidat dhe mundësitë në të ardhmen e modës, si dhe rëndësinë e krijimit të materialeve inovative nga mbetjet ushqimore, ky workshop solli një dimension praktik dhe hulumtues për studentët dhe pjesëmarrësit tanë.

Rita Hasani, e njohur për ekspozitën e saj “Materia Nova” në Vjenë, prezantoi receta, mostra dhe teknika eksperimentale që përdor në zhvillimin e materialeve të qëndrueshme. Ky aktivitet ishte një mundësi unike për të përvetësuar njohuri të avancuara dhe për të diskutuar drejtpërdrejt me një profesioniste të fushës, duke nxitur kreativitetin dhe inovacionin në arsim dhe industri.

Studentët patën mundësinë të përvetësojnë njohuri të aplikueshme dhe të eksplorojnë teknika bashkëkohore në zhvillimin e bio-materialeve dhe modës së qëndrueshme.