038 558 600  info@akademiaevolucion.com

Vazhdimësia e marrëveshjes së bashkëpunimit mes Akademisë Evolucion dhe Istituto di Moda Burgo, Milano, Itali. - Akademia Evolucion

  • February 21, 2022
  • by Akademia Evolucion
  • LAJME & NGJARJE
  • Comments Off on Vazhdimësia e marrëveshjes së bashkëpunimit mes Akademisë Evolucion dhe Istituto di Moda Burgo, Milano, Itali.

Znj. Enkelejda Shatri, Drejtoresha Ekzekutive e Akademisë Evolucion dhe Z. Fernando Burgo Drejtor Gjeneral, Istituto di Moda Burgo, Milano Itali, të përcjellur nga Z. Faik Shatri dhe Z. Dritan Axhami, Drejtori i Administratës së Akademisë  Evolucion, rikonfirmuan vazhdimësinë e marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Gjatë vizitës së përfaqësuseve të lartë të Akademisë Evolucion në Istituto di Moda Burgo, Milano, Itali vizituan Istituto di Moda Burgo në dy qendrat e mësimit, ku ndanë së bashku experiencat në fushën e Dizajnit të Modës.

Vazhdimësia e marrëveshjes ndërmjet dy Institucioneve ka për qëllim promovimin dhe realizimin e projekteve të përbashkëta dhe veprimtarive Artisitke në çështje të fushave të Modës, Kulturës dhe Artit.

Pasqyrimi i veprimtarive të njëra tjetrës dhe bashkëpunimi i ndërsjelltë ndër vite që nga viti 2007 vazhdon të jetë një ndër prioritet kryesore të këtyre dy institucioneve, duke përfshirë kontakte të vazhdueshme zyrtare, literature (AE ka te drejten autoriale te distribuimit te dy librave Il Modellismo dhe Il Figurino di Moda ne Kosove dhe rajon) dhe aktivitete artistike të studentëve të Dizajnit të Modës.