038 558 600  info@akademiaevolucion.com

Trajnim për hulumtim shkencor dhe artistik me Prof. Dr. Bajram Berishën - Akademia Evolucion

Akademia Evolucion ka organizuar një trajnim për stafin akademik me fokus në hulumtimin shkencor dhe artistik, krijimtarinë artistike dhe ekuivalentimin e saj në veprimtari shkencore, në përputhje me standardet bashkëkohore të arsimit të lartë.

Trajnimi, me temën “Science vs Arts”, u udhëhoq nga Prof. Dr. Bajram Berisha, profesor mysafir nga Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti Teknik i Mynihut (TUM), si dhe nga Prof. Dr. Ferdije Zhushi Etemi, Drejtoreshë e Sigurimit të Cilësisë në Akademinë Evolucion. Gjatë sesionit u trajtua raporti ndërmjet shkencës dhe artit, zhvillimi historik i tyre, ndërthurja ndërdisiplinore dhe rëndësia e vlerësimit akademik të krijimtarisë artistike si pjesë përbërëse e hulumtimit shkencor.

Trajnimi theksoi rolin e hulumtimit si komponent kyç të zhvillimit akademik, duke nxitur mendimin kritik, debatet ndërdisiplinore dhe forcimin e kapaciteteve kërkimore të stafit akademik, në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë dhe përmbushjes së standardeve kombëtare dhe evropiane të arsimit të lartë.