038 558 600  info@akademiaevolucion.com

Trajnim për hulumtime dhe publikime shkencore për stafin akademik - Akademia Evolucion

Më 12 mars 2026, në ambientet e Akademisë Evolucion u organizua një trajnim për stafin akademik me fokus në hulumtimet dhe publikimet shkencore në fushën e Dizajnit të Modës dhe Dizajnit të Komunikimit.

Trajnimi u mbajt nga Prof. Dr. Ferdije Zhushi-Etemi, e cila prezantoi rëndësinë e zhvillimit të aktivitetit kërkimor në institucionet e arsimit të lartë, si dhe mundësitë e transformimit të krijimtarisë artistike në publikime shkencore.

Gjatë trajnimit, stafi akademik u informua mbi fazat dhe metodologjinë e realizimit të një hulumtimi shkencor, si dhe mbi procesin e publikimit të punimeve në revista dhe platforma shkencore vendore dhe ndërkombëtare.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte forcimi i kapaciteteve kërkimore të stafit akademik dhe nxitja e angazhimit të tyre në publikimin e punimeve dhe projekteve kreative në revista dhe platforma shkencore, duke kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të kërkimit shkencor dhe në rritjen e prezencës akademike të institucionit.