Akademia Evolucion hap thirrjen për aplikim në kuadër të programit për zhvillimin e aftësive në industrinë e Modës, që synon të zhvillojë aftësi profesionale dhe të rrisë mundësitë për punësim në sektorin e industrive kreative në vend.
Ky program ofron trajnime të specializuara dhe PA PAGESË, duke kombinuar mësimin praktik me zhvillimin kreativ dhe përgatitjen për tregun e punës.
Programet e trajnimit:
- Trajnim i specializuar në modelim dhe rrobaqepësi
- Trajnim i specializuar në dizajn mode dhe zhvillim koleksioni
Afati për aplikim: 27 Mars – 10 Prill
Kohëzgjatja e trajnimit: 20 Prill – 1 Shtator
Eventi final: Fashion Show (1 Shtator)
Gjatë programit, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të:
Fitojnë aftësi praktike dhe profesionale në industrinë e modës
Punojnë me profesionistë dhe partnerë nga industria
Përfitojnë përvojë reale përmes bashkëpunimeve me sektorin privat
Zhvillojnë produkte dhe koleksione të tyre
Prezantojnë punën në një Fashion Show final
Nëse ke pasion për modën dhe dëshiron ta kthesh atë në profesion, ky është hapi yt i parë!
Apliko tani: https://forms.gle/6bfsQAvz2K9mQyD87
038 558 600
045 677 239
Kjo iniciativë është pjesë e projektit Industritë Kreative, i financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe i zbatuar nga UNDP, i cili ka për qëllim të avancojë aftësitë dhe kompetencat e vajzave dhe djemve të rinj përmes dizajnimit, përshtatjes dhe prezantimit të kurseve brenda sistemit formal arsimor, të cilat adresojnë boshllëqet në aftësi në industritë kreative.
OPEN CALL FOR TRAINING IN THE FASHION INDUSTRY
Akademia Evolucion announces an open call for applications within the Skills Development Program in the Fashion Industry, aimed at developing professional skills and increasing employment opportunities in the local creative industries sector.
This program offers specialized and FREE training, combining practical learning with creative development and preparation for the job market.
Training programs:
- Specialized training in pattern making and tailoring
- Specialized training in fashion design and collection development
Application deadline: March 27 – April 10
Training duration: April 20 – September 1
Final event: Fashion Show (September 1)
During the program, participants will have the opportunity to:
Gain practical and professional skills in the fashion industry
Work with industry professionals and partners
Gain real experience through collaboration with the private sector
Develop their own products and collections
Present their work at a final Fashion Show
If you are passionate about fashion and want to turn it into a profession, this is your first step!
Apply now: https://forms.gle/6bfsQAvz2K9mQyD87
038 558 600
045 677 239
