038 558 600  info@akademiaevolucion.com

Studentët e Akademisë morën pjesë në Prishtina Fashion Night 2025 me koleksionin “Contemporary Thread” - Akademia Evolucion

  • April 12, 2025
  • by Akademia Evolucion
  • LAJME & NGJARJE
  • Comments Off on Studentët e Akademisë morën pjesë në Prishtina Fashion Night 2025 me koleksionin “Contemporary Thread”

Me datë 12/04/2025, në kuadër të ngjarjes së njohur Prishtina Fashion Night 2025, studentët e Akademisë prezantuan punën e tyre krijuese përmes koleksionit tematik “Contemporary Thread”. Ky koleksion përfaqësonte një qasje konceptuale ndaj modës, ku koha trajtohet si një element jo-lineal-e shtresëzuar, e ndërthurur dhe e rishpikur përmes dizajnit.

Nën këtë temë, studentët sollën vepra që reflektojnë ndërthurjen e elementeve historike me qasje bashkëkohore dhe detaje futuristike. Çdo krijim ishte një përpjekje për të vendosur në dialog të kaluarën me të tashmen dhe të ardhmen, duke e trajtuar veshjen si formë komunikimi vizual dhe artistik.Pjesëmarrja në këtë ngjarje të rëndësishme të modës dëshmon përkushtimin e studentëve tanë ndaj eksperimentimit, kërkimit artistik dhe avancimit profesional në fushën e dizajnit të modës. Akademia mbetet e përkushtuar në mbështetjen e talenteve të rinj dhe ofrimin e hapësirave për shprehje kreative dhe zhvillim profesional.