Studentët e Akademisë Evolucion kanë marrë pjesë në Festivalin e Shkupit “Skopje Fashion Festival”, që u mbajt në fillim të muajit Mars.
Studentet e Akademisë, Urtina Ademaj, Kaltrina Gjyreci dhe Vesa Rukiqi në përfaqësim të “Akademisë Evolucion” kanë prezantuar koleksionet e tyre “Trompe L’oeil”, “Preserved the beauty” dhe “Kompsotita”, të cilat kanë shfaqur një stil të guximshëm dhe modern.
Koleksionet e studenteve tona janë pritur shumë mirë nga “Skopje Fashion Festival”.