
Studentë të Akademisë Evolucion, Dizajnit të Enterierit vizituan kompleksin “Ramiz Sadiku”. Studentët, së bashku me profesorin Arben Sela u njoftuan me punën, projektet dhe proceset e ndryshme që realizohen aty.
Ekipi kreativ dhe i përkushtuar në Kompleks, ndanë me studentët tanë përvojën e tyre, si dhe demonstruan se si disa prej pajisjeve funksionojnë.
Gjatë vizitës studentët tanë patën mundësinë të mësojnë më shumë rreth përdorimit të materialeve të ndryshme, dhe pjesëve të ndryshme dhe të bëjnë edhe pyetje dhe të mësojnë për së afërmi se si punohet brenda një punëtorie krijuese. Kompleksi “Ramiz Sadiku” në të kaluarën ka shërbyer edhe si pikë testuese dhe krijuese e ideve kreative të studentëve dhe profesionistëve të fushës së Dizajn të Enterierit.