Profesorët e Akademisë së Modës “Evolucion” morën pjesë në edicionin e sivjetshëm të Festivalit të Filmit Frankofon, i cili iu dedikua temës “Moda & Kultura”. Ky festival, i organizuar nga ambasadat e Francës, Belgjikës, Zvicrës dhe Luksemburgut, bashkoi artin e kinemasë me atë të modës, duke sjellë një përvojë të veçantë ndërdisiplinare për publikun.
Në këtë ngjarje, profesorët e Akademisë “Evolucion” riinterpretuan filma të njohur të kinemasë frankofone, duke i sjellë në jetë përmes teatrit, performancës, kostumografisë dhe estetikës bashkëkohore të modës franceze.
Secili profesor solli një qasje të veçantë artistike ndaj një filmi klasik:
• Shpëtim Bunjaku – Peau d’Âne (1970, Jacques Demy)
• Florina Hoxha – Diva (1981, Jean-Jacques Beineix)
• Vesa Rrukiqi – Les Parapluies de Cherbourg (1964, Jacques Demy)
• Elmedina Rrahmani – Amélie (2001, Jean-Pierre Jeunet)
• Fjolla Qela – Cléo de 5 à 7 (1962, Agnès Varda)
• Driloni Kurteshi dhe Ylber Rrukiqi – Messidor (1979, Alain Tanner)
• Vlora Qorri – Belle de Jour (1967, Luis Buñuel) dhe Jeanne Dielman, 23 quai du Commerce, 1080 Bruxelles (1975, Chantal Akerman)
• Besim Hoxha – Mommy (2014, Xavier Dolan)
• Labentine Shala – Et Dieu… créa la femme (1956, Roger Vadim)
Ky bashkëpunim krijues theksoi lidhjen e pandashme mes modës, kinemasë dhe kulturës frankofone, duke dëshmuar përkushtimin e Akademisë “Evolucion” ndaj promovimit të artit në forma të reja bashkëkohore dhe edukative.









