038 558 600  info@akademiaevolucion.com

Njoftim Pune për Profesor në Programin Bachelor – Lëndët e 3D Design dhe UI/UX Design - Akademia Evolucion

  • June 5, 2023
  • by Akademia Evolucion
  • Shpallje
  • Comments Off on Njoftim Pune për Profesor në Programin Bachelor – Lëndët e 3D Design dhe UI/UX Design

Akademia Evolucion shpall konkurs për Profesor në Programin Bachelor për lëndët: 3D Design dhe UI/UX Design.

Përgjegjësitë kryesore:
• Ligjërimi i lëndëve të specializuara në 3D Design dhe UI/UX Design në nivelin Bachelor
• Udhëheqja e studentëve në projekte praktike dhe zhvillimi i aftësive të tyre teknike dhe kreative
• Integrimi i teknologjive dhe mjeteve më të fundit në procesin mësimor
• Pjesëmarrja në zhvillimin e kurrikulës dhe përshtatja e saj me nevojat e industrisë
• Mbështetja e studentëve për zhvillimin e portofolit profesional dhe projekteve kërkimore

Kualifikimet e kërkuara:
• Diplomë Master ose më e lartë në Dizajn Multimedial, Animacion 3D, UI/UX Design ose fusha të ngjashme
• Përvojë e dëshmuar akademike ose profesionale në 3D Modeling, UI/UX Design dhe Prototyping
• Njohuri të avancuara në softuerët profesionalë si Blender, Maya, Cinema 4D, Figma, Adobe XD, Sketch dhe mjete të tjera të dizajnit dixhital
• Aftësi të shkëlqyera në transmetimin e njohurive teorike dhe praktike

Të interesuarit janë të ftuar të aplikojnë duke dërguar:
• CV-në
• Letër motivuese
• Portofolin e punës (nëse aplikohet)

Aplikimet duhet të dërgohen në: info@akademiaevolucion.com
Afati i aplikimit: 10.07.2023

Për më shumë informacione, ju lutemi na kontaktoni në 038 558 600 ose vizitoni faqen tonë zyrtare.