038 558 600  info@akademiaevolucion.com

Njoftim! - Akademia Evolucion

Te gjithe studentët e interesuar mund te marrin pjesë në ligjeratat e organizuara nga Asociacioni i Arkitekteve te Kosovës. Do të mbahen tri prezantime.

Gjatë tri prezantimeve në ditët në vazhdim, do të kemi mundësi të njohim nga afër punët e Sokol Malushaga, Fatmir Kastrati, Leman Hatashi dhe Bashkim Dyla, të cilët na sjellin përvojat nga New York-u, Prishtina dhe Basel-i.

Prezantimi i parë do të mbahet më 22 Prill 2020, në ora 17:00, nga dy arkitektë shqiptarë që për një kohë të gjatë jetojnë dhe ushtrojnë profesionin e tyre në New York: Sokol Malushaga, që ka përfunduar studimet në Cooper Union në New York; dhe Fatmir Kastrati, që ka përfunduar studimet ne Fakultetin e Ndërtimatrisë dhe Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës.
Prezantimi i tyre: Time Square I Underground, ka për qëllim të sjellë një diskutim lidhur me renovimin e vijës më të shkurtër në sistemin nëntokësor hekurudhor në qytetin e New Yorku-ut.

Më poshtë gjeni linkun përmes të cilit mund të qaseni në këtë Konferencë, ndërsa për Konferencat e rradhës do t’ju mbajmë të informuar.

Time Square I Underground
Wed, Apr 22, 2020 5:00 PM – 6:30 PM (CEST)

Please join meeting from your computer, tablet or smartphone.
https://global.gotomeeting.com/join/948602589

Access Code: 948-602-589

New to GoToMeeting? Get the app now and be ready when your first meeting starts:
https://global.gotomeeting.com/install/948602589

me t’mira

Leave A Comment