KONKURS
Në bazë të ligjit të punës, Nr. 03/L-212, Statutit dhe rregulloreve të tjera të Akademisë Evolucion (AE),
shpallet konkursi për vend të lirë të punës, për personel administrativ me angazhim me kohë të plotë,
referuar nevojave të administratës në departamentet administrative në AE.
Zyra e Çështjeve Studentore ofron shërbime administrative për studentët dhe stafin akademik në AE në
mënyrë që të kontribuojnë në zhvillimin e proceseve arsimore të AE. E përbërë nga staf miqësor dhe
ndihmës, Zyra e Çështjeve Studentore asiston dhe inkurajon studentët në çështjet e tyre akademike.
Pozita: Zyrtare Administrative – (Zyrtare e çështjeve studentore)
Mbikqyrës i drejtpërdrejtë: Drejtori i Administratës
Detyrat specifike të Zyrës së Çështjeve Studentore janë:
- Udhëheqësi/ja e zyrës së çështjeve Studentore (UZCS) i harton planet e punës për zbatimin e
detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave dhe jep rekomandime tek zyrtaria administrative
lidhur me realizimin e këtyre objektivave. - Ndihmon në proceset dhe procedurat e brendëshme të zyrës, të caktuara nga UZCS
- Ndihmon në zhvillimin e listave, formularëve, si dhe dokumente të tjera sipas kërkesave të
studentëve dhe stafit akademik duke përfshirë pregatitjen e diplomës dhe certifikatës së
përkohshme të diplomimit. - Pranon fletëparaqitjet, kërkesat e studentëve me shkrim dhe online, dhe i përgatit ato.
- Hedhja e të dhënave në SEMSA (Sistemin Eketronik të Brendshëm) të materialeve sipas
udhëzimeve të Stafit Akademik) - Bënë regjistrimin e vitit të studentëve respektivisht semestrave dhe pranon fletëparaqitjet e
provimeve nga studentët si dhe bënë regjistrimin e tyre. - Mban librin AME të studentëve dhe evidence të tjera të nevojshme për studentët të cilat i
arkivon sipas programit SEMSA. - Lëshon vertetime mbi statusin e studentit, certifikata të notave dhe dokumente të tjera nga
kërkesat e studentëve - Kryen edhe detyra të tjera në përputhjeme ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen nga
UZCS.
Shkathësitë e kërkuara:
- Të ketë mbaruar studimet universitare në Administratë publike, Juridike ose Ekonomike;
- Të ketë njohuri dhe experience në fushën e administratës;
- Të ketë shkathtësi komputerike, siç janë Exell, Words etj;
- Të ketë përvojë pune mbi 3 vjet;
- Parapëlqehen kandidatët me përvojë në administratën publike;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup.
Aplikacionit duhet ti bashkangjiten këto dokumente:
- Një letër motivuese
- CV-në
- Dëshmi mbi shkolimin e kryer (Kopje e Diplomës)
- Dokumente të tjera relevante
Dokumentët e kompletuara duhet të dërgohen në e-mail adresën in.axhami@gmail.com
Afati i fundit për aplikim është deri me datën 26 Shtator 2022, ora 14:00. Vetem kandidatet e
përzgjedhur në listë të ngushtë do të kontaktohen!