Akademia “Evolucion” shpall konkurs për pozitën:
Profesor i Gjuhës Angleze për programet Bachelor
Kualifikimet e kerkuara:
- Gradë shkencore PhD ose Master në Gjuhë Angleze
- Eksperiencë në mësimdhënie në arsimin e lartë (e preferueshme).
- Njohuri të anglishtes së aplikuar në fushat e dizajnit.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe përgatitjeje të materialeve akademike.
- Përgatitje për angazhim gjatë semestrit me orar të rregullt.
Detyrat kryesore:
- Ligjërimi dhe ushtrimet e gjuhës angleze për programet e dizajnit.
- Hartimi i planeve mësimore dhe materialeve didaktike.
- Bashkëpunimi me departamentet akademike për integrim të gjuhës në projektet profesionale.
- Pjesëmarrja në proceset institucionale (QA, takime, vlerësime)
- Përgatitje për angazhim gjatë gjithë semestrit sipas orarit akademik
Dokumentet e nevojshme:
- CV e përditësuar
- Diplomat (Bachelor, Master, PhD)
- Letër motivimi
Afati i aplikimit: Nga data 18.11.2025 deri më 27.11.2025
Aplikimi dërgohet në email: info@akademiaevolucion.com
