038 558 600  info@akademiaevolucion.com

Hapësira te Termokosi për pak kohë kthehet në Galeri arti - Akademia Evolucion

Studentë të Akademisë Evolucion në bashkëpunim me studentë të Universitetit “Mimar Sinan” në Turqi, do të ekspozojnë punimet dhe teknikat e tyre në një hapësirë mjaft të veçantë në Prishtinë.

Akademia Evolution njofton se objekti i braktisur, pranë Termokosit në Prishtinë, i cili për shumë vite ka qenë vend i braktisur, sot do të transformohet në një Galeri alternative duke prezantuar punime të studentëve të vendit dhe studentëve ndërkombëtarë.

Ekspozita, e cila bëhet me rastin e implementimit të projektit “Unification/Unifikimi”, do të hapet në orën 19:00.

Leave A Comment