
Akademia Evolucion nis regjistrimin e studentëve të ri në drejtimet Dizajn i Modës dhe Dizajn I Komunikimit, për vitin akademik 2022/2023.
Programi trevjeçar i Dizajnit të Modës në Akademia Evolucion ofron nivelin Bachelor si dhe Master të studimeve, i cili me anë të teknikave dhe kërkimeve në dizajn të modës dhe në fushat tjera e ndihmojnë studentin që nga fillimi i studimeve të ndjehet dhe të profilizohet në një stilist dhe artist të vërtetë.
Ndërkohë,
Dizajni i komunikimit (Dizajn grafik & Multimedia), program bachelor (3 vjeçar, 180 ECTS), në Akademinë Evolucion ofron një kurrikulum fleksibil dhe ndërdisiplinor i cili është i harmonizuar me nevojat e studentëve.