038 558 600  info@akademiaevolucion.com

Diplomimi i Masterit në Dizajn të Modës në Akademinë Evolucion - Akademia Evolucion

Akademia Evolucion shënon një moment të rëndësishëm me diplomimin e studentëve të Masterit në Dizajn të Modës, duke kurorëzuar punën dhe përkushtimin e tyre gjatë viteve të studimeve.

Në komisionin e diplomimit marrin pjesë:

Prof. Flora Loshi – Profesoreshe dhe Drejtore Akademike

Dritan Axhami – Drejtor i Administratës

Prof. Naim Hoxha

Prof. Vesa Govori

Prof. Lulkaçela Jashari

Ky moment përfaqëson jo vetëm përfundimin e një rruge të gjatë akademike dhe artistike, por edhe hapin e parë të studentëve drejt sfidave profesionale në botën e modës.

Akademia Evolucion vazhdon të nxjerrë kuadro të përgatitura për tregun e punës, duke i pajisur me njohuritë dhe aftësitë e duhura për të avancuar në një industri dinamike dhe konkurruese.

Akademia Evolucion falënderon stafin akademik për punën e palodhur dhe përkushtimin e tyre, të cilët me profesionalizëm kanë ndihmuar këta të rinj të arrijnë një nivel të lartë përgatitjeje.

Ky diplomim është një dëshmi e angazhimit tonë për të ofruar arsim cilësor, për të nxitur kreativitetin dhe inovacionin, dhe për të përgatitur brezin e ardhshëm të profesionistëve të modës.