038 558 600  info@akademiaevolucion.com

Çfarë do të thotë akreditim për ju - Akademia Evolucion

Zgjedhja e një Universiteti të akredituar nga një organ akreditues i njohur është absolutisht vendimtare për karrierën tuaj. Akreditimi është një tregues i cilësisë dhe reputacionit të një universiteti. Duke marrë pjesë në një universitet të akredituar në programet dhe institucionalisht:

– Ju jeni të siguruar për një nivel standard të cilësisë në arsim dhe shërbimet që i ofron Universiteti, dhe programet arsimore të universitetit dhe cilësia e trajnimit të të diplomuarve përputhen me standardet shtetërore në arsim.

– Kreditë tuaja do të transferohen në shumicën e institucioneve të tjera të akredituara,

– Diploma juaj do të njihet dhe respektohet brenda dhe jashtë territorit të Kosovës, nga institucionet e arsimit të lartë dhe punëdhënësit! Me një diplomë të lëshuar nga një Universitet i akredituar, të rinjtë mund të shkojnë në shkollë pasuniversitare dhe të marrin një pozicion në shërbimin publik.

Ne jemi të Akredituar në programet & Institucionalisht –në formën më të Lartë të Akreditimit.

Akademia Evolucion është e Akredituar Institucionalisht dhe në programet nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), organi më i lartë i akreditimit të instituvioneve të arsimit të lartë në Kosovë.

AKA siguron akreditimin e shumë institucioneve të tjera kryesore të arsimit, përfshirë Universitetet  publike dhe private në Kosovë.

Akademia Evolucion gjithashtu ka dallimin se është universiteti i vetëm i Arteve që ka marrë akreditim rajonal nga komisione të përbëra nga përfaqësues eminent që nga viti 2005 dhe i vetmi institucion i arsimit të lartë i cili ofron studime Master në Dizajn të Modës (2 vite studimi), e akredituar.

Mësoni rreth procesit të akreditimit të Akademisë Evolucion.