Profesori ynë i nderuar Xhelal Llonçari është nderuar me Çmimin e Nderit të Bienales së Arkitekturës 2022-“Bashkim Fehmiu”
Xhelal Llonçari është arkitekt dhe urbanist i njohur nga Kosova, me një karrierë të gjatë në projektet arkitekturore dhe urbane, veçanërisht në qytetin e Prishtinës dhe Pejës. Ai është diplomuar në Arkitekturë në Universitetin e Sarajevës në vitin 1978 dhe ka punuar si profesor në Universitetin e Prishtinës si dhe në Akademin Evolucion në departamentin e Dizajnit të Enterierit. Gjatë karrierës së tij, Llonçari ka pasur rol kyç në projekte të njohura, si ndërtimi i Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, dhe ka kontribuar me kërkime mbi fenomenet socio-urbane dhe arkitektonike në Kosovë.
Ai gjithashtu është autor i disa librave dhe artikujve që trajtojnë shpirtin dhe zhvillimin e qyteteve shqiptare, si libri “Genius Loci i Prishtinës,” i cili analizon aspektet kulturore dhe identitare të kryeqytetit dhe qyteteve përreth. Llonçari shpesh ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së identitetit urban të qyteteve si Peja, duke kritikuar degradimin e qendrave historike dhe mungesën e vizionit për zhvillim