Ekspozita e studentëve të dizajnit të modës në nivelin Master e organizuar nga Akademia Evolucion në bashkpunim me GIZ Kosova dhe GAC me fokus të vecant në krijimet që përqafojnë modën e qëndrueshme dhe të riciklueshme. Të frymëzuar nga konceptet e riciklimit dhe qasjet ekologjike, studentët kanë realizuar veshje unike duke përdorur materiale të riciklueshme dhe teknika të reja për të minimizuar mbetjet. Çdo krijim shpalos imagjinatën dhe kreativitetin e tyre në shërbim të një të ardhmeje të qëndrueshme, duke na kujtuar se moda dhe mbrojtja e mjedisit mund të ecin krah për krah.
Në këtë ekspozitë, të pranishmit mund të njohin ndërlidhjen e artit të modës me qëllimet ekologjike, duke ofruar një përvojë që tejkalon estetikën dhe sjell një mesazh të fortë mbi ruajtjen e planetit.
Ky aktivitet frymëzon shpresën për një industri të modës më të përgjegjshme dhe të qëndrueshme, duke motivuar të rinjtë të krijojnë ndryshime konkrete në shoqëri përmes artit të tyre.
Studentët të cilat ishin pjes e ekspozitës:
1. Vesa Rrukiqi
2. Enesa Imeri
3. Labentinë Shala
4. Alberta Sejdiu
5. Fitore Morina
6. Albionë Morina
7. Arlinda Nushi
8. Ardonika Neziri