038 558 600  info@akademiaevolucion.com

Akademia “Evolucion” pati nderin të priste në vizitë Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, z. Petrit Malaj. - Akademia Evolucion

  • April 30, 2025
  • by Akademia Evolucion
  • LAJME & NGJARJE
  • Comments Off on Akademia “Evolucion” pati nderin të priste në vizitë Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, z. Petrit Malaj.

Gjatë kësaj vizite zyrtare, Ambasadori u njoh nga afër me aktivitetet akademike dhe profesionalizmin e Akademisë “Evolucion”, e cila njihet për përkushtimin dhe cilësinë në zhvillimin e arsimit dhe të talenteve të reja në fushën e dizajnit, nën drejtimin vizionar të znj. Enkelejda Shatri, stiliste e njohur shqiptare.

Takimi me stafin akademik dhe studentët theksoi rëndësinë që i kushtohet arsimit të lartë, krijimtarisë dhe mbështetjes së të rinjve në vendin tonë.

Shprehim falënderim të veçantë për Ambasadorin z. Petrit Malaj për vizitën dhe vlerësimin e dhënë.

Akademia “Evolucion” vazhdon me përkushtim misionin e saj në shërbim të arsimit cilësor dhe zhvillimit të brezit të ri.