038 558 600  info@akademiaevolucion.com

Akademia Evolucion merr pjesë në takimin vjetor të Agjencisë së Kosovës për Akreditim - Akademia Evolucion

Më 24 shkurt 2025, përfaqësuesit e Akademisë Evolucion morën pjesë në takimin e rregullt vjetor të organizuar nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) dhe Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA).

Ky takim, i cili mblodhi drejtuesit e institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, u fokusua në diskutimin e çështjeve kyçe të akreditimit, sigurimit të cilësisë dhe planeve strategjike të AKA-së për të ardhmen.

Gjatë takimit, u trajtuan tema të rëndësishme për përmirësimin e standardeve akademike, sfidat në procesin e akreditimit dhe strategjitë për zhvillimin e mëtejshëm të arsimit të lartë në Kosovë.