Partneritetet

Gjithçka rreth Partneriteteve

Partneritetet dhe Përgjegjësia sociale

Akademia "Evolucion" komunikon dhe bashkëpunon me institucionet arsimore brenda dhe jashtë vendit duke përfituar nga shkëmbimi i ideve dhe informacioneve rreth zhvillimeve më të fundit në fushat përkatëse të studimit. Ne do të sigurojmë që organizatat që kërkojnë të bashkëpunojnë me Akademinë kanë një pikë të vetme të kontaktit, duke mundësuar  lidhje të shpejtë dhe efektive dhe me rritje të gjasave të bashkëpunimit me to.

Përveç mësimit në mjediset e shkollës, Akademia “Evolucion” u siguron studentëve dhe personelit mësimdhënës qasje të drejtpërdrejtë në kompani të specializuara në fushat përkatëse të kërkimit dhe në projekte komerciale. Në këtë mënyrë, studentët tanë kanë mundësi të aplikojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre dhe t'i përsosin ato.

Bashkëpunimi me individët krijues - rrjeti kreativ - "Evolucion" është i hapur për komunikim dhe bashkëpunim me individë krijues nga brenda dhe jashtë vendit. Për këtë qëllim, Akademia "Evolucion" ka krijuar një rrjet krijues "Evolart", përmes të cilit, ftohen ligjërues mysafirë nga vendi dhe jashtë vendit. Temat e ligjëratave organizohen për studentët dhe ligjëruesit e shkollës, pas së cilave vazhdon debati i hapur mbi temat aktuale.

 

Përgjegjësia sociale

Qysh nga themelimi i saj, Akademia ‘Evolucion” synon të jetë kontribues i rëndësishëm në aktivitetet me interes të komunitetit. Në kuadër të strategjisë se vet, Akademia synon që të vazhdojë të udhëzojë studentët e vet dhe stafin për rëndësinë e dobisë së përgjithshme që duhet ta sjell çdo pjestar i shoqërisë në aktivitetiet e përditshme. Si rezultat i kësaj, dy nga objektivat me përparësi të Akademisë janë edhe avancimi dhe forcimi i pozitës së gruas në shoqëri dhe forcimi i vetëdijes e përgjegjësisë sociale të stafit dhe studentëve. Akademia çdo vit ndanë bursa për studentët e kategorive të rrezikuara sociale, si: studentët qe rrjedhin nga familjet e dëshmorëve të luftës së fundit, jetimët, familjet pa një prind,  studenteve me aftësi të kufizuar, atyre nga familjet me të ardhura të ulta, etj. Poashtu, Akademia çdo vit organizon,  financon dhe bashkëpunon në projekte me impakt në dobinë e përgjithshme për komunitetin.

Kriter i rëndësishëm i aprovimit të propozimeve për bashkëpunim në projekte në çfarëdo cilësije (financuese, bashkëfinancuese, pjesëmarrëse) është dobia për komunitetin. Disa shembuj të këtij angazhimi janë përkrahja dhe pjesëmarrja aktive në konferencën vjetore të organizatës “Let’s do it World” të mbajtur në Kosovë, inicimi i transformimit të ndërtesës gërmadhë tëkompanisë Termokos (tash “Termokiss”) në objekt kulturor, përmes projekteve ndërkombëtare “Unifikimi”, ndihma e fshatit “SOS”, sfilata me fëmijtë me sindromin Down, etj.

Partneret