Lajme dhe ngjarje

Të rejat dhe ndodhitë e fundit nga Akademia Evolucion

““Çaj Rusi” nderohet- Çmimi i publikut ne “Gjakova Film Festival””

2014-12-04    Admin    Lajme

“Çaj rusi”, me regji të Valmir Tertinit dhe Arbër Jasharit ka fituar cmimin e publikut ne “Gjakova Film Festival”..Me këtë rast juria profesionale e festivalit e përbërë nga Mevlan Shanaj, regjisor, Naser Shatrolli, skenarist, Kritik, Raimonda Bulku, aktore, Iliriana Arifi regjisore, Georgi Merdzhanov nga Bullgaria, skenarist ka organizuar edhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Dy studentët e arteve mediale në Shkollën e Lartë Profesionale të Artit “Evolucion” në Prishtinë, kanë bërë të ditur se filmi “Çaj rusi” është shperblyer me cmimin e publikut, te cilin e ndau aktori i mirenjohur Sylejman Lokaj. “Çaj rusi” është film i shkurtër që bën fjala për një njeri të edukuar, i cili është i detyruar të punojë si taksist dhe provon t’i tejkalojë problemet e tij ditore përmes çajit, pijes së tij të preferuar. Filmi konoton agoninë e një karakteri të mërzitur me vështirësinë e jetës në Kosovë. Rolet kryesore në film i luajnë aktorët Ilir Hajdari dhe Elizabetë Krasniqi. Ky film ka qenë projekt i vitit të parë në drejtimin arte mediale dhe është realizuar pa buxhet. Vitin e kaluar, filmi “Çaj rusi” ishte pranuar në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Ekstrem në Verakruz të Meksikos.Filmi “Çaj rusi’, është shfaqur, gjithashtu në Festivalin Skena Up edhe në prezentimet kinematografike, në ekspozitën “Evolution 13” në qershor të vitit 2013, në Prishtinë.