Lajme dhe ngjarje

Të rejat dhe ndodhitë e fundit nga Akademia Evolucion

Konkurs

“Akademia Evolucion shpallë konkurs për regjistrimin e studentëve në programet MASTER për vitin akademik 2016/2017.”

    Admin    Lajme

Akademia Evolucion shpallë konkurs për regjistrimin e studentëve në programet MASTER për vitin akademik 2016/2017. Programet Master në Akademinë Evolucion janë të Akredituara nga Agjencia e Kosovës për Akreditim, zgjasin 2 vite studimi dhe përmbajnë në vete 120 ECTS kredi.

 

Programet Master në të cilat mund të regjistroheni janë:

  • Dizajn i Modës (MA);
  • Dizajn i Enterierit (MA);
  • Dizajn dhe Marketing (MA);

 

 

Të gjithë kandidatët për të aplikuar duhet të sjellin dokumentacionin si vijon:

  • Certifikatën e lindjes;
  • Diploma e studimeve të larta / Vërtetimi mbi diplomim
  • Transkripta e notave
  • Kopjen e letërnjoftimit;
  • 2 fotografi (formati për pasaportë);
  • Portofoli;
  • Aplikacioni për regjistrim (aplikacioni për regjistrim mirret në Administratën e Akademisë Evolucion).

Vendimi i AKA: http://www.akreditimi-ks.org/docs/NewsPublications/Njoftimi%20per%20mbledhjen%20e%2043%2006%2007%202016.pdf

Për informacione shtesë rreth regjistrimit dhe programeve mund të informoheni në Administratën e Akademisë Evolucion, mund të na shkruani në info@akademiaevolucion.com si dhe mund të kontaktoni në 038 558 600, 044 396 030 dhe 044 143 001.

Numri i studentëve të cilët pranohen është i kufizuar.