Lajme dhe ngjarje

Të rejat dhe ndodhitë e fundit nga Akademia Evolucion

“Hapësira te Termokosi për pak kohë kthehet në Galeri arti”

    Admin    Lajme

Studentë të Akademisë Evolucion në bashkëpunim me studentë të Universitetit “Mimar Sinan” në Turqi, do të ekspozojnë punimet dhe teknikat e tyre në një hapësirë mjaft të veçantë në Prishtinë. Akademia Evolution njofton se objekti i braktisur, pranë Termokosit në Prishtinë, i cili për shumë vite ka qenë vend i braktisur, sot do të transformohet në një Galeri alternative duke prezantuar punime të studentëve të vendit dhe studentëve ndërkombëtarë. Ekspozita, e cila bëhet me rastin e implementimit të projektit "Unification/Unifikimi", do të hapet në orën 19:00.