Ngjarjet e Fundit

Konkurs

Akademia Evolucion shpallë konkurs për regjistrimin e studentëve në programet Bachelor për vitin akademik 2015/2016. Programet Bachelor në Akademinë Evolucion janë të Akredituara nga Agjencia e Kosovës për Akreditim, zgjasin 3 vite studimi dhe përmbajnë në vete 180 ECTS kredi.

Të gjithë kandidatët të cilët kanë përfunduar shkollimin e mesëm dhe posedojnë Diplomë të shkollimit të mesëm kanë të drejtë të aplikojnë për programet Bachelor (niveli i VI-të KKK/EQF).

Programet Bachelor në të cilat mund të regjistroheni janë:

  • Dizajn i Modës (BA);
  • Dizajn i Enterierit (BA);
  • Dizajn i Komunikimit (BA);
  • Arte Mediale (BA).

 


Të gjithë kandidatët për të aplikuar duhet të sjellin dokumentacionin si vijon:

  • Certifikatën e lindjes;
  • Diplomën e shkollimit të mesëm (bashkë me konfirmimin e marrë nga vlerësimi kombëtarë i maturës);
  • Certifikatat e notave të shkollimit të mesëm;
  • Kopjen e letërnjoftimit;
  • 2 fotografi (formati për pasaportë);
  • Portofoli;
  • Aplikacioni për regjistrim (aplikacioni për regjistrim mirret në Administratën e Akademisë Evolucion).

Për informacione shtesë rreth regjistrimit dhe programeve mund të informoheni në Administratën e Akademisë Evolucion, mund të na shkruani në info@akademiaevolucion.com si dhe mund të kontaktoni në 038 558 600, 044 396 030 dhe 044 143 001.

Numri i studentëve të cilët pranohen është i kufizuar.

 

 

 

+

Akademia Evolucion shared their event.

Nga data 13/07/2015 deri më datë 03/08/2015, Akademia Evolucion organizon shkollën verore për Dizajn të Modës. Ky aktivitet tashmë tradicional, organizohet me qëllim që të ju mundësoj të rinjëve të njoftohen me Dizajnin e modës. Gjatë shkollës verore, kandidatët do të marrin pjesë në punëtori të Dizajnit të Modës, muduleve të prerjes dhe qepjes, ndërtimit të veshjes do të ndjekin ligjërata të shumta, do të njihen me teknika të ndryshme të vizatimit, etj. Edhe këtë vit, ligjëratat dhe punëtoritë do të implementohen nga profesorët dhe ligjëruesit e departamentit të Dizajnit të Modës të Akademisë Evolucion. Kandidatët o të pajisen me certificate dhe 4 ECTS kredi. Cmimi për shkollën verore është 150 EUR. Për tu regjistruar në shkollën verore aplikoni në Administratën e Akademisë Evolucion, ose kontaktoni në 038558600 dhe 044143001. Të gjithë kandidatët në rast të vazhdimit të studimeve në Akademinë Evolucion, përfitojnë një zbritje shtesë në regjistrim në vlerë prej 50 EUR. Njëherish të gjithë kandidatët të cilët vec janë regjistruar në Akademinë Evolucion, mund të ndjekin shkollën verore me pagesë prej 100 EUR.

+

Lajmet e Fundit

Hapësira te Termokosi për pak kohë kthehet në Galeri arti
Studentë të Akademisë Evolucion në bashkëpunim me studentë të Universitetit “Mimar Sinan” në Turqi, do të ekspozojnë punimet dhe teknikat e tyre në një hapësirë mjaft të veçant…

Lajme, Uncategorized

Vizitë studimore në Ciao Berto
Vizitë studimore në Ciao Berto . Studentët e programit Bachelor të dizajnit të enterierit, vizituan fabrikën dhe qendrën e rë të prodhuesit të mobiljeve CiaoBerto. Gjatë kësaj vizite, studentët pan&eu…

Lajme, Uncategorized

Akademia evolucion dhe down syndrom kosova
Akademia "Evolucion" dhe studentët e dizajnit të modës po përgatitin koleksionin për fëmijët e prekur me Sindromin Down. 

2015-01-02 Lajme, Uncategorized

Rrëfen Enkelejda Shatri,ja si arrita të bëj një karrierë të suksesshme në Kosovë
asdasdads

2015-01-15 Lajme, Uncategorized

Video Promovuese
Kalendari
Dokumentet